Njė keqinformim pėr aftėsitė 4G tė iPad-it tė ri kanė bėrė qė kompania Apple tu ofrojė rimbursim tė gjithė klientėve tė saj australianė.
Gjithcka lindi kur Organizata pėr Mbrojtjen e Konsumatorit nė Australi ka paditur Apple pėr reklamim tė rremė, pasi tableti i ri kompjuterik nuk funksionon me rrjetin 4G tė vendit.
Avokatėt e Apple thanė se do tė publikojnė njė sqarim tė zgjeruar pėr publikun nė lidhje me kėtė cėshtje dhe ka kėmbėngulur se nuk ka mashtruar me reklamat.
Sipas palės paditėse reklama e Apple ėshtė keqinformuese pasi u tregon konsumatorėve se tableti i ri kompjuetrik mund tė lidhet me rrjetin e telefonisė celulare me njė kartė tė thjeshtė SIM.
Nė faqen e internetit, Apple saktėson se iPad-i saj mund tė pėrdorė rrjetet 4G nė disa sisteme nė Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Megjithėse Apple ka ofruar rimbursim pėr klientėt, cėshtja pritet tė pėrfundojė nė gjykatė pas Pashkėve.