Na ishte seē na ishte. Na ishte njė herė njė ishull nė tė cilin jetonin ndjenjat dhe vlerat tjera njerėzore: vullneti i mirė, brenga, dituria... dhe, nė mes tjerash, nė kėtė bashkėsi ishte edhe dashuria.
Njė ditė, ata kuptojnė se ishulli i tyre do tė fundoset, andaj, pėrgatitėn barkat dhe mjetet tjera tė lundrimit pėr njė evakuim emergjent nga ishulli. Nga tė gjithė tė tjerėt, vetėm DASHURIA fillimisht nuk deshi tė largohet dhe vendosi tė qėndronte deri nė fund aty. Kur ishulli u rrezikua aq nga zhytja, nė momentin e fundit, DASHURIA vendosi tė kėrkoj ndihmėn e shpėtimit.
Me barkė nė ikje, afėr saj, sė pari kalon PASURIA, dhe DASHURIA e lut qė ta merr edhe atė me veti. Por, PASURIA si gjithnjė krenare nė vete e refuzon me kėto fjalė:
- “Nuk mundem tė tė marr DASHURI, sepse barka ime ėshtė pėrplot me flori, dhe, nėse do tė na bashkėngjitėsh edhe ti, nga pesha e tepėrt ekziston rreziku qė tė tytė sė bashku tė fundosemi nė ujė.”
Pas kėtij refuzimi, pa i humbur nė tėrėsi shpresat, DASHURIA vendosi ta pyeste KRENARINĖ, e cila, me barkėn e vetė madhėshtore, po ashtu kaloi atypari.
- “KRENARI, po tė lutem! A mundesh tė mė marrėsh me vete edhe mua?
- “Nuk mundem tė tė ndihmoj, DASHURI. – pėrgjigjet prerė KRENARIA – “Kėtu tek unė ėshtė aq pėrsosur, saqė, nėse do tė vish edhe ti, ka mundėsi tė ma dėmtosh barkėn time dhe luksin personal nė tė.
Mė pas DASHURIA me lutje tė njėjtė, i drejtohet BRENGĖS, e cila nė ikje , po ashtu, me barkėn e vetė kalonte atypari ,
- “Oh, DASHURI,”- i pėrgjigjet BRENGA - “Aq jam i brengosur nė kėto momente, saqė nuk mundem ta kem pranė askėnd ”.
Kur,VULLNETI I MIRĖ, si i fundit ikanak, kaloi aty pranė, ai ishte aq i lumtur dhe i tretur nė vete, saqė, as e dėgjoi lutjen e dashurisė.
I humbur nė pashpresė pėr shpėtim, papritmas DASHURIA dėgjon zėrin qė e ftonte nga larg:
- “Eja, DASHURI, unė do tė marrė me vete!”
Ishte ky njė plak me njė barkė tė vogėl qė furishėm i afrohej pėr ta marrė. Kur arritėn ne bregdet, DASHURIA zbarkohet aty, ndėrsa plaku shpėtimtar largohet pa lėnė asnjė gjurmė. Nga preokupimi i frikės pėr shpėtim tė mundshėm qė e kishte kapluar, DASHURIA harroi fare ta pyeste plakun se kush ishte. Tek mė vonė, ajo e kuptoi rėndėsinė e shėrbesės sė madhe tė plakut qė i kishte bėrė dhe nga kureshtja e pyet DITURINĖ:
- “DITURI e dashur! Ti sigurisht duhet ta dish se kush ishte plaku im shpėtimtar qė mė morri nė momentin e fundit nga ishulli qė fundosej.
- “Ishte KOHA.” – ju pėrgjigj DITURIA.
- “KOHA?! - pyeti i befasuar DASHURIA – “Pse tė mė shpėtoj bash KOHA mua?
Nė kėtė pyetje kureshtare tė DASHURISĖ, DITURIA ju pėrgjigj shkurtė dhe prerė:
- “Sepse, gjithmonė nė kėto raste, vetėm KOHA ėshtė e aftė qė ta kuptoj se sa shumė ėshtė e rėndėsishme DASHURIA nė jetė...”


Autori:
A. Abrashi