Receta Gatimi

Ndricimi ne shkolla, nxenesit drejt verbimit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Ndricimi ne shkolla, nxenesit drejt verbimit

    E Merkure, 05 Dhjetor 2007

    Nxenesit e shkollave, por edhe studentet e universiteteve, nga dita ne dite rrezikojne te humbasin nje pjese te shikimit. Erresira duket se po shkaterron syte e femijeve, si ne ambientet e shkollave, ashtu edhe gjate studimit me qiri apo ndricues te vegjel gjate studimit ne shtepi. Nderkohe, qe mjeket specialiste pohojne se ndricimi i dobet eshte nje nga faktoret kryesore ne humbjen e shikimit. Nga ana tjeter, vete nxenesit pohojne se nuk kane drita, si gjate oreve kur kryejne mesim, ashtu edhe kur jane ne shtepi. “Kur jemi ne shkolle, na ikin dritat dhe mesuesja na hap dritaren, qe te kete me shume drite. Edhe orarin e mesimit nuk po e kryejme si ne vere, sepse tani erresohet shume shpejt dhe nuk mund te kryejme mesim ne erresire”, tregoi dje Melisa Shoti, nxenese e shkolles “Ed’hit Durham” ne kryeqytet. Ky fakt eshte perforcuar edhe nga nje studim, qe eshte bere nga Instituti i Shendetit Publik ne 13 shkolla te vendit.

    Studimi, i cili eshte kryer ne disa qytete kryesore te vendit, si Korce, Tirane, Vlore, Shkoder dhe Elbasan, tregon se rreth 84.6 per qind e shkollave nuk kane ndricim te mjaftueshem, nderkohe qe 19.6 per qind e nxenesve rezultuan me probleme pamore. “Mungesa e energjise elektrike, por edhe sistemi jocilesor qe perdoret ne shkolla, ka sjelle probleme ne shikimin e femijeve, por edhe te moshave te rritura”, theksohet ne studimin e ISHP-se. Sipas specialisteve, thuhet se 19.6 per qind e femijeve, te vizituar ne 13 shkolla 9-vjecare ne 5 qytete te vendit, kane mprehtesi pamjeje te ulur dhe 84.6 per qind e shkollave nuk kane ndricim te mjaftueshem. Kurse te dhenat tregojne se Shqiperia merr per baze normat e lejuara per ndricimin artificial te vitit 1975, qe shkojne nga 30 deri ne 100 lux, ndersa koeficientet e rekomanduar nga Agjencia Nderkombetare e Ndricimit jane nga 700 ne 1 mije lux.

    Institucionet indiferente

    Specialistet e Institutit te Shendetit Publik, menjehere pas kryerjes se studimit, disa kohe me pare, rekomanduan zevendesimin e llambave inkandeshente me llamba me neon. Por deri me sot, pervec shkollave te reja apo atyre qe rikonstruktohen, asnje shkolle tjeter nuk ka bere zevendesimin. Por nese do te kryhet nje vezhgim ne shkollat e vjetra duket se keto rekomandime te dhena nga specialiste te ISHP-se nuk jane marre parasysh. Edhe Ministria e Arsimit dhe Drejtorite Arsimore ne asnje fillim viti akademik nuk kane parashikuar per investime, te cilat kane te bejne me ndricimin. I njejti problem mbetet me furnizimin me energji elektrike, ku keto institucione arsimore penalizohen njelloj, si dhe familjaret apo bizneset. E ndersa keta te fundit gjejne zgjidhje alternative, per femijet mbetet vetem nje mundesi; te mesojne me qiri dhe te krijojne probleme me shikimin.

    84.6 per qind e shkollave nuk kane ndricim te mjaftueshem

    19.6 per qind e nxenesve rezultuan me probleme pamore.

    13 shkolla 9-vjecare u perfshine ne studim

    5 qytete te vendit iu nenshtruan studimit

    1975 eshte viti ku bazohen normat e ndricimit artificial

    30 deri ne 100 lux jane koeficientet ne vendin tone

    700 ne 1 mije lux rekomandohet nga agjencia nderkombetare e ndricimit

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,351
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19

    Re: Ndricimi ne shkolla, nxenesit drejt verbimit

    tamam altin

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Nxėnėsit mund t’i blejnė notat
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2009, 01:26 PM
  2. Omega-3 kundėr verbimit
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-10-2009, 08:30 PM
  3. Ngarkesa e teksteve tė shkollave, ankohen nxėnėsit
    Nga Altin111 nė forum Studentėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2008, 01:51 PM
  4. Nxenesit filmojne poshte fundit te mesueses
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-11-2007, 11:28 PM
  5. Verdhėza infekton nxėnėsit
    Nga carolina nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-11-2007, 03:38 AM