“Mendohuni mirė pėrpara se tė flisni”, ėshtė njė kėshillė e vlefshme, pėr ēdo kohė dhe ēdo vend. Duke i thėnė gjėnė e gabuar shefit tuaj p.sh, rrezikoni qė nė fund tė mbeteni pa punė. Ja disa kėshilla pėr gjėrat qė nuk duhet asnjėherė t’ia thoni shefit tuaj nėse doni tė qėndroni sa mė gjatė nė punė:

1. Dua rritje rroge

Mos hyni asnjėherė nė negociata duke folur pėr nevojat tuaja ekonomike pėrpara shefit tuaj, sepse punėdhėnėsi nuk do t’ia dijė pėr problemet tuaja financiare. Njė kėrkesė e tillė duhet tė jetė e mbėshtetur gjithmonė nė njė evidencė tė arritjeve dhe kontributit tuaj nė kompaninė kur jeni punėsuar, e pasuruar kjo dhe me informacion paraprak se sa fitojnė nė kompani tė tjera punonjėsit qė kanė njė detyrė analoge me ju. Mos u nisni nga emocione tė momentit.

2. Kjo nuk mund tė bėhet...

Kur tė flisnin me eprorin tuaj, mundohuni tė pėrcillni sa mė shumė pozitivitet. Pra, edhe pėr gjėra qė ėshtė e vėshtirė tė realizohen brenda njė kohe tė caktuar, mundohuni tė pėrdorni njė mėnyrė tė shprehuri qė pėrpiqet t’i zgjidhė problemet e tij, jo t’i pėrkeqėsojė mė tej ato.

3. Nuk mund tė punoj nė njė vend me...

Tė ankoheni vazhdimisht pėr personat me tė cilėt punoni, ju nxjerr mė tė dobėt juve si karakter, se sa ata vetė. Mos i bėni kėto lloj konfliktesh me kolegėt, ēėshtje pune pėr shefin tuaj. Nėse keni ēėshtje profesionale qė nuk ju pėrputhem me kolegun tuaj tė punės, atėherė ankesa te shefi duhet tė ketė tone po aq profesionale, dhe jo personale.

4. Kam festuar deri vonė dje, jam shumė i lodhur...

Mundohuni ta gjeni njė zgjidhje pėr dhimbjen e kokės qė mund tė keni duke konsumuar kafe p.sh, por mos i tregoni shefit tuaj detaje tė kohės sė lirė qė kaloni. Edhe pse mund tė keni njė marrėdhėnie miqėsore, duke mbajtur raporte sa mė profesionale, do iu ndihmojė tė promovoheni edhe mė tej pėrpara tij.

5. Po unė iu dėrgova njė e-mail...

Nuk ju ndihmon pėr ndonjė gjė lajmėrimi i shefit tuaj me anė tė e-mailit kur keni ndonjė problem dhe s’mund tė vini nė punė. Mos u mjaftoni vetėm qė ta nisni mesazhin; nuk duhet tė jeni tė qetė derisa tė merrni njė pėrgjigje prej tij.

6. Nuk ishte faji im

Nuk duhet tė silleni si ndonjė fėmijė ose i akuzuar pėrpara njė salle gjyqi nė situata tė caktuara, por duhet tė merrni pėrsipėr pėrgjegjėsitė qė ju takojnė. Edhe nėse po akuzoheni gabimisht pėr njė ēėshtje tė caktuar, mundohuni tė arsyetoni pėr tė treguar versionin e vėrtetė tė historisė dhe jo tė thoni se nuk ėshtė faji juaj.

7. Nuk e di...

Nėse shefi juaj iu bėn njė pyetje tė cilės nuk dini t’i pėrgjigjeni, mėnyra mė e mirė nuk ėshtė tė thoni ‘nuk e di’, por ‘do ta gjej menjėherė’.

8. Por, ne gjithmonė kėshtu e kemi bėrė kėtė gjė

Mund tė ndodhė qė t’iu vijė njė shef tjetėr, qė do tė provojė gjėra tė reja, prandaj duhet tė jeni elastik nė situata tė caktuara pune. Qėndroni gjithmonė tė hapur ndaj ideve tė reja dhe mos i shihni ato negativisht nė favor tė gjėrave qė keni bėrė gjithmonė.

9. Mė lejoni t’ju lidh me….

Edhe nė rastin e kompanive moderne, kur shefat mund tė jenė tė rinj nė moshė, evitoni tė bėheni mblesė pėr shefin tuaj beqar. Rreziku potencial nė kėto raste i tejkalon pėrfitimet e mundshme qė mund t’ju vijnė nga kjo.