Sipas tė dhėnave tė Eurostat, sot 43 pėr qind e meshkujve europianė merren rregullisht me kuzhinėn nė shtėpi. Nė vitet 80-tė maksimumi ishte 28%. Qėllimi? Tė joshin gruan e zemrės dhe tė ndajnė me tė tjerėt eksperiencat.
Njė sondazh i bėrė nga Emperica Research te mė shumė se 1000 gra atė kontinentit australian ka nxjerrė nė pah njė aspekt kurioz tė konceptit tė sensualitetit mashkullor. Sipas 77 pėr qind tė grave tė intervistuara, nė fakt, mashkulli ėshtė mė seksi kur nis tė gatuajė, sesa kur propozohet si partner seksual. Me pak fjalė, ushqimi merr vendin e parė nė bashkimin e mrekullueshėm ushqim&seks. Nga kėtej del se janė ende shumė tė ndryshme mėnyrat e tė parit tė jetės dhe marrėdhėnieve intime mes meshkujve dhe femrave. Nėse shumė meshkuj preferojnė njė grua qė tė jetė e zonja nė krevat dhe jo nė kuzhinė, pėr gratė gjithmonė sipas studimit tė bėrė nga Emperica ėshtė krejtėsisht e kundėrta: jo rastėsisht, pjesa mė e madhe e tė intervistuarave deklaroi se pėlqen njė vakt tė mirė, tė gatuar me shumė dashuri nga partneri, sesa tė bėnin dashuri. Nė fakt, pėr meshkujt kuzhina po bėhet gjithmonė e mė shumė njė terren ku ata preferojnė tė kalojnė shumė kohė. Meshkujt e zotė apo ata qė synojnė tė bėhen tė tillė nė kuzhinė, po rriten vazhdimisht ashtu siē tregon fenomeni i kurseve tė kuzhinės, qė gjithmonė e mė shumė po pushtohen nga baballarė apo beqarė qė duan tė mėsojnė tė gjitha sekretet e kėtij zanati tė mrekullueshėm.