Fėmija shpesh sillet “keq” dhe kjo mund tė mos jetė pasojė e edukimit tė keq, por vetėm pjesė pėrbėrėse e rritjes sė tij. Prindėrit shpesh harrojnė qė ekzistojnė dallime tė mėdha nė mes asaj se ēka bėn fėmija dhe se si ėshtė ai vetė pėr nga natyra. Ndaj fėmijėve ndonjėherė jemi nė mėnyrė tė padrejtė tė rreptė, sepse gabimet e tyre menjėherė i shohim si pjesė e karakterit.
Ngjashėm ėshtė edhe me ju, si persona tė rritur. Do tė ndjeheshit tė fyer nėse dikush do t’ju etiketonte si person sipėrfaqėsor, egoist, egocentrik, vetėm nė bazė tė njė gabimi tė cilin ndoshta e keni bėrė krejt rastėsisht. Megjithatė ndaj fėmijėve zbatojmė kritere tjera. Ndaj tyre jemi padrejtėsisht mė tė ashpėr, ndėrsa gabimet e tyre i shohim si tė ishin pjesė tė karakterit.

Pse ėshtė kėshtu?
Prindėrit gabimet e fėmijėve i pėrjetojnė personale. Ata e dinė qė nė zhvillimin e fėmijėve ndikojnė shumė faktorė. Pėrveē prindėrve, nė fėmijė do tė ndikojnė edhe anėtarėt tjerė tė familjes, si dhe moshatarė e tyre (sa mė i madh tė jetė fėmija, ndikimi i tyre do tė jetė mė i theksuar), pėrmbajtjet nga mjedisi (TV, kompjuteri...).
Megjithatė, prindėrit janė tė vetėdijshėm pėr faktin qė, veēanėrisht gjatė fazės parashkollore, e kanė ndikimin mė tė madh. Po ashtu, ata besojnė qė fėmijėve u ofrojnė maksimumin e njohurive, kohės dhe dashurisė sė tyre. Kėshtu qė ēdo sjellje tė pahijshme tė fėmijės e shohin si pasqyrim tė gabimeve tė tyre, si lėshime personale nė edukim tė fėmijės.

Si e kuptojnė kėtė fėmijėt?
Prindėrit ēdo sjellje tė pahijshme tė fėmijės e shohin si pasqyrim tė gabimit tė tyre, si lėshim personal nė edukim. Fėmija mė sė shpeshti sillet “keq” dhe kjo nuk ėshtė pasojė e edukimit tė keq, por pjesė pėrbėrėse e rritjes.
Autorė tė ndryshėm “pėrcaktojnė ” faza tė ndryshme tė rritjes. Megjithatė, tė gjithė pajtohen qė kėto faza janė tė bujshme, qė shkrihen nė njėra-tjetrėn, dhe qė i kanė disa karakteristika tė pėrbashkėta. Pėr ēdo fazė mund tė prisni sjellje tė caktuara tė papranueshme.
Duke testuar limitet e durimit tuaj, fėmija mėson si duhet tė sillet me ju, sa do tė mundet tė manipulojė, sa do tė duhet tė jetė i sinqertė ... Ai rritet dhe fiton pėrvojat e veta. Pėrveē kėsaj, pėrveē testimit tė kufirit tė durimit tuaj, ka mundėsi qė fėmija me sjelljen e vet tė papranueshme ėshtė duke kėrkuar mė shumė vėmendje.

Ēfarė mund tė bėni?
• Pėrcaktoni kufijtė e qartė. Shpengojani fėmijės ēka jeni tė gatshėm tė toleroni, dhe ēka jo.

• Pėrcaktoni dėnimet pėr sjellje tė caktuara. Aplikoni “semaforin e sjelljes”, tė cilin shpesh do ta reduktoni, varėsisht nga rritja e fėmijės. Zona e kuqe ėshtė ajo qė ėshtė absolutisht e papranueshme nė familjen tuaj, e gjelbra ajo pėr tė cilėn jeni marrė vesh qė ėshtė e lejuar, ndėrsa e verdha varet nga situata momentale.

• Tentoni ta ndryshoni mėnyrėn e komunikimit. Nė vend se tė thoni “Ti je aq i pafytyrė”, mė mirė tentoni tė fokusoheni nė sjelljen e caktuar: “Nuk mė pėlqen ajo qė ke bėrė, sepse...”. Nė kėtė mėnyrė i dėrgoni mesazh fėmijės qė sjellja e tij ėshtė e papranueshme, dhe jo qė vetėm ai ėshtė i papranueshėm.

• Bėhuni aq tė menēur sa tė lavdėroni fėmijėn. Nėse vėmendja juaj ėshtė e pėrqendruar vetėm nė sjelljen e papėrshtatshme, fėmija mund tė vazhdojė tė sillet ashtu nėnvetėdijshėm. Ai ka nevojė pėr vėmendjen tuaj, dhe nėse ai e merr atė vėmendje vetėm kur sillet “keq”, nuk do tė shohė arsye pėr ta ndryshuar sjelljen. Prandaj ėshtė e rėndėsishme t’i tregoni qė mund t’ia njihni dhe sipas nevojės edhe ta shpėrbleni dhe t’ia lavdėroni ēdo sjellje pozitive. Pėr zhvillimin e imazhit pozitiv pėr veten ėshtė e domosdoshme qė fėmijėn ta lavdėroni, tė tregoni durim, dhe t’i shfaqni dashuri dhe besim.

Fėmijėt nuk janė vetėm tė mirė ose vetėm tė kėqij. Edhe pėr fėmijėt tė cilėt nė shumicėn e situatave sillen “nė mėnyrė ideale” mund tė pritet qė ndonjė herė t’u “kėrcejė kandari”. “Shpėrthimet” e tilla mund t’i prisni nė ēfarėdo faze tė rritjes, por mė tė theksuara janė nė periudhat e pavarėsimit (para hyrjes nė ēerdhe apo shkollė, dhe atėherė kėto sjellje paraqitet edhe si reagim ndaj ndryshimit), nė moshėn mė tė rritur tė shkollės fillore dhe nė periudhėn e pubertetit.