05/12/2007 - 09:36

DURRES -Kufizimet e stėrzgjatura tė energjisė elektrike kanė detyruar qytetarėt tė shpikin e sajojnė lloj-lloj mėnyrash, pėr tė pasur pak dritė nė shtėpitė e tyre. Pas shpikjes sė bėrė verėn e kaluar pėr ujin e pijshėm, kėsaj radhe ėshtė sajuar njė mėnyrė krejt e veēantė dhe origjinale pėr energjinė. Njė llambė ndriēimi me gaz, e pėrshtatur me njė shiringė dhe age, i jep dritė njė familjeje durrsake. Fėmijėt mėsojnė e bėjnė detyrat me ndriēimin e llambės sė shpikur sė fundmi. E njėjta gjė edhe me amvisat. Ato bėjnė punėt e shtėpisė edhe gjatė darkės me ndihmėn e kėsaj llambe, e cila arrin tė ndriēojė mė sė miri dhomėn.

SHPIKJA
“Orėt e gjata pa drita na kanė detyruar tė sajojmė lloj-lloj mėnyrash pėr tė siguruar ndriēim, sidomos pėr fėmijėt gjatė orėve kur ata pėrgatisin mėsimet”, - thotė shpikėsi i kėsaj llambe, i cili nuk dėshiron tė identifikohet. Njė pjesė e mirė e familjeve, tė cilat nuk kanė mundėsi qė tė sigurojnė ndriēim me anė tė gjeneratorėve apo tė invertitorėve, pasi kanė kaluar provat e ndriēimit me qirinj, iu janė rikthyer bombolave tė gazit. Por, meqenėse llambat me gaz harxhohen shpejt dhe nuk ndriēojnė si duhet pėr tė mundėsuar leximin apo shkrimin, njė banor ka modifikuar me sukses llambėn e ndriēimit me gaz. Nė ndihmė tė tij kanė ardhur edhe medikamentet qė i shėrbejnė mjekėsisė. Ai ka hequr pjesėn prej qelqi tė kėtij mjeti ndriēimi dhe nė vend tė saj ka vendosur njė shiringė sė bashku me agen. Me anė tė manopulės, ai e ul ose e ngre nivelin e gazit sa tė dojė, derisa tė krijohet ndriēimi i mjaftueshėm pėr fėmijėt, nė mėnyrė qė kėta tė lexojnė dhe shkruajnė normalisht. Kjo metodė sjell ndriēim tė mirė, por edhe kursen konsumin e shpejtė tė gazit. Nėse njė llambė me gaz harxhohet pėr 4 ose 5 ditė, pas kėtij modifikimi ajo arrin 2 javė, duke qėndruar 5 deri 6 orė nė ditė e ndezur.

ENERGJIA
Kufizimet e energjisė elektrike nė Durrės janė shtuar; nga tre deri nė katėr orė qė ka njoftuar zyrtarisht KESH-i, sot nė Durrės dritat mungojnė 5 orė nė zonėn e qendrės urbane dhe 6 deri 8 orė nė pjesėn tjetėr tė periferisė. Nė kėtė zonė, energjia mungon 2 deri 3 orė gjatė mbrėmjes nė kufijtė prej orės 18.00 deri nė 21.00. Pikėrisht njė situatė e tillė i ka detyruar kėta banorė tė gjejnė mėnyrat mė efikase pėr tė siguruar ndriēim me sa mė pak shpenzime, duke bėrė qė ata tė sajojnė shpikje nga mė qesharaket, por qė nė thelb, efikase. Banorėt janė ankuar disa herė pėr orėt e stėrzgjatura tė kufizimeve, duke kujtuar njėherazi edhe orarin e deklaruar mė parė nga ana e KESH-it. Mungesa e energjisė elektrike ka ndikuar nė rritjen e ēmimit tė mjaft produkteve, duke nisur qė nga buka. Biznesmenėt ankohen se nuk mund tė pėrballojnė punėn me gjeneratorė, pėr shkak tė rritjes sė ēmimit tė naftės. Ata janė tė detyruar tė luajnė edhe me ēmimin e produkteve qė prodhojnė, duke ndikuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė xhepat e konsumatorėve.