Emanuel Kanti u lind mė 22 prill 1724 nė Konigsberg nė Prusinė Lindore, nė njė familje tė thjeshtė punėtorėsh. Ai u rrit nė frymėn fetare tė mėshirės, nė fillim nga nėna, pastaj nė Collegium Fridericanum, ku hyri qė mė 1732.
Nga viti 1740 deri mė 1746 studioi nė Universitetin e Konigsbergut teologjinė dhe sidomos filozofinė, matematikėn dhe shkencat fizike dhe natyrore. Interesi i madh i profesorit tė tij, Martin Knucen, pėr shkencėn angleze e shtyu tė njihte fizikėn e Isak Njutonit.
Botimi i tij i parė Mendime mbi vlerėsimin e vėrtetė tė forcave tė gjalla, 1749 - pėrbėn fillimin e njė vargu shkrimesh shkencore.
Kanti la universitetin, kur i vdiq babai, pėr tė jetuar si mėsues privat pranė familjesh tė ndryshme, nė rrethinat e Konigsbergut; ato qenė qėndrimet mė tė gjata jashtė qytetit ku ishte lindur.
Mbasi fitoi titullin doktor mė 1755 me njė tezė tė titulluar De igne (Mbi zjarrin), po atė vit u bė mjeshtėr konferencash, me njė tezė tjetėr, Prmcipiorum primorum cognitionis metafizikae nova dilucidatio (Sqarim i ri i parimeve tė para tė njohjes metafizike). Kanti dha pak mė pas konferencėn e tij tė parė, duke pėruruar kėshtu dyzet e dy vite mėsimdhėnie (deri mė 1797).
Pėrveē filozofisė, ai jepte edhe logjikėn, matematikėn, shkencat fizike dhe natyrore, gjeografinė fizike, pedagogjinė dhe disa lėndė tė dorės sė dytė. Mė 1766, ai mori detyrėn e zėvendės bibliotekarit nė kėshtjellėn mbretėrore tė Konigsbergut, vend qė do ta mbante deri mė 1772. Mė 1769, iu propozua katedra e filozofisė teorike qė sapo ishte krijuar nė Erlangen, por nuk e pranoi pėr shkak tė lidhjes me qytetin ku ishte lindur dhe tė shėndetit tė tij tė keq. Ai shpresonte gjithashtu tė emėrohej profesor nė universitetin e Konigsbergut.
Dhe, me tė vėrtetė, pak kohė pasi universiteti i Jenės i bėri njė propozim tjetėr, nė mars tė vitit 1770, Kanti u bė profesor i logjikės dhe i metafizikės nė Konigsberg. Mė 1781, doli vepra e tij kryesore, Kritika e arsyes sė kulluar, idetė kryesorė tė sė cilės i rimori te Fillimet e ēdo metafizike tė ardhskme.
Pasuan vepra tė tjera, midis tė cilave Grundlegung zur Metaphisik der Sitten (Bazat e metafizikės sė zakoneve, 1785), Kritik derpraktischen Vemuft (Kritika e arsyes praktike, 17881 Kritik der Urteilskraft (Kritika e gjykmut estetik, 1790), De Religion innerhalb der Grenzen der blossen Vemunft (Feja nė kufijtė e arsyes, 1793), Zum ezvigen Frieden Ein philosophischer Entzvurt (Projekt pėr paqen e pėrjetshme, 1795), Die Metaphysik der Sitten (Metafizika e zakoneve, 1797). Kanti vdiq mė 12 shkurt 1804 nė Konigsberg qytet qė nuk e braktisi asnjėherė, me pėrjashtim tė rrethinave.
Qė nė Antikitet, tradita filozofike shėnonte me "subjekt" gjėnė qė u ishte nėnshtruar mbresave tė shqisave; pėrballė "subjektit" qė "merr" nė mėnyrė pasive, ndodhet "objekti", qė ėshtė gjėja aktive. Te Kanti, subjekti bėhet mbartės aktiv jo vetėm i pėrceptimit, por sidomos i njohjes qė vepron mbi objektin; uni qė dėshiron ėshtė gjithashtu "subjekt". Nė kėtė kuptim flasim sot pėr "subjektin" dhe "objektin", pėr "subjektiven" dhe pėr "objektiven". Subjekti ėshtė bėrė sinonimi i pikėpamjes sė individit tė vetėdijshėm pėr vetveten. Nuk ėshtė rastėsi qė ky shndėrrim i konceptit tė subjektit ndėrhyri nė kohėn e Revolucionit Francez. Nė tė vėrtetė, qė nė kėtė ēast "subjekti" i mbretit u bė njė qytetar i lirė dhe i pėrgjegjshėm.
Qė nga koha e Emanuel Kantit, u bė zakon tė flitej pėr dy rryma kryesore nė filozofinė e iluministėve: njė rrymė "racionaliste", qė do ta kishte zanafillėn te Rėne Dekarti, si dhe njė rrymė "empiriste", qė do tė fillonte me Xhon Lokun. Racionalizmi kėrkoi tė ndėrtonte, mbi shembullin e matematikės, njė model tė botės, tė bazuar tek arsyeja. Nė kohėn e Kantit, ky racionalizėm, i lidhur me punimet e Gotfried Vilhelm Laibnicit dhe Kristian Volfit (1679-1754), ishte bėrė filozofia sunduese e shkollave; pėr kėtė arsye Volfi kishte thjeshtėsuar dhe popullarizuar teorinė laibniciane tė monadave. Pėr Kantin, kjo filozofi ishte ngurtėsuar nė "dogmatizėm": sistemi racionalist i Volfit funksiononte vetėm me parakuptime - tė nxjerra nga zbulimi fetar - ngaqė kėnaqej pėr tė pohuar pa prova, "dogmatikisht".
Sa i takon empirizmit, gjithmonė sipas Kantit, ai ishte gjithashtu i pėrfshirė nė njė rrugė pa krye. Kur skeptiku i madh Devid Hjum hodhi pėrtej siguritė e fundit intelektuale tė pabazuara te pėrvoja, si ide tė shkakėsisė (marrėdhėnia midis shkakut dhe pasojės), asnjė njohje nuk mund tė kėrkonte siguri tjetėr, pėrveē se njė ndijim tė veēuar tė shqisave.
Megjithatė, edhe kur racionalizmi dhe empirizmi nė filozofi ishin nė konkurrencė, shkencat panė tė lindte ndėrtesa e madhe intelektuale e fizikės njutoniane, ku racionalizmi tematik dhe kėrkimi eksperimental do tė ecnin sė bashku. Pra ishte e mundur tė pajtoje njė koncept tė arsyes sė ēliruar nga ēdo dogmė, dhe njė koncept tė pėrvojės, tė ēliruar nga ēdo racionalizėm skeptik. Mė 1782, pas dekadash pune, Kanti arriti mė nė fund, te Kritika e arsyes sė kulluar, njė sintezė e racionalizmit dhe empirizmit. Kėtė rezultat ua kushtonte edhe shqetėsimeve tė shkaktuara nga teoria e Zhan-Zhak Rusoit mbi lirinė. Pėr kėtė tė fundit, ēdo qenie njerėzore zotėronte natyrshėm aftėsi, tė tilla qė edhe shkenca mė e sofistikuar nuk kishte pėr t'u shtuar ndonjė gjė tė madhe.
Fshatari i thjeshtė mendon dhe ndjen si ēdo njeri tjetėr dhe, pėr kėtė, ka tė njėjtin dinjitet. Si kushdo, ai ėshtė gjithashtu nė gjendje tė vėshtrojė pėrtej horizontit tė tij tė kufizuar, tė heqė dorė nga egoizmi i tij dhe tė kėrkojė me entuziazėm, si vetė qėllimin e tij, atė qė pėrputhet me "vullnetin e pėrgjithshėm". Kjo zgjedhje e vullnetshme e kolektivitetit ėshtė ajo qė e bėn tė lirė. Kanti merr stafetėn e Rusoit pikėrisht nė kėtė fazė: tė gjithė njerėzit kanė aftėsinė, pra lirinė, tė pėrshtatin njė pikėpamje mė tė lartė nga ajo e individit, qė ėshtė pikėpamja e "njerėzimit". Pėrshtatja e kėsaj pikėpamjeje i bėn ata njerėz.
Kanti paraqiti nė fillim idetė mbi lirinė dhe njerėzimin nė shkrimet morale, por ato pėrbėjnė qė nė fillim planin e dytė tė pėrpjekjes intelektuale tė Kritika e arsyes sė kulluar.
Nė kritikėn e parė nga tri Kritika, Kanti ndėrmerr t'i pėrgjigjet pyetjes sė mėposhtme: a janė tėmundshme "gjykimet sintetike a priori"? "Sintetike" ka kėtu kuptimin qė koncepti nuk ėshtė shqyrtuar thjesht "nė mėnyrė analitike" pėr atė qė pėrrrmban (sherribull: "Topi ėshtė i rrumbullakėt"), por qė atij i ėshtė shtuar njė veēanėti qė parakupton njė vėzhgim tė mėparshėm (shembull: "Topi rrokulliset, sepse ėshtė i rrumbullakėt"). "Apriori" do tė thotė qė njė gjykim i tillė ėshtė pėrnjėherėsh i pakėndshėm dhe pa pėrvojė.
Bastioni mė i fortė i racionalizmit ishte prej kohėsh dukja sheshit, autoriteti qė vinte nga vetja, aksioma matematike. Kanti fillon pra tė shqyrtojė nė ēfarė ėshtė e mundshme matematika. Ky shqyrtim bėhet nė pjesėn e parė tė Kritikės sė arsyes sė kulluar, kushtuar "estetikės sė pėrkryer". "Estetika" tregon pėr Kantin teorinė e pėrceptimit (Wahmnehmung) ose, siē e thotė, tė nuhatjes (Anschauung); "e pėrkryer" do tė thotė se nuk bėhet fjalė pėr perceptime konkrete tė veēuara, por pėr "forma tė kulluara" tė pėrceptimit, qė nuk shfaqet asnjėherė veēmas nė realitet, nga fakti se pėrceptimi ynė i bashkon. Nė tė gjitha rastet, thotė Kanti, ne perceptojmė vetėm objekte dhe procese tė shtrira nė hapėsirė dhe nė kohė. Por hapėsira dhe koha nuk janė realitete qė ekzistojnė nga vetvetja, ato janė mėnyra jonė pėr tė kuptuar botėn.Vetėm nga pikėpamja jonė diēka ėshtė "nė tė djathtė" apo "nė tė majtė"; vetėm nga pikėpamja jonė diēka pasqyrohet nė pasqyrė.
Ne qė jemi dukshėm "subjekti" (domethėnė, fjalė pėr fjalė, "tė nėnshtruar") i perceptimit, formojmė njė perceptim sipas vetė formave fona intuitive.Pėr ne ėshtė e pamundur tė bėjmė abstragimin e hapėsirės dhe tė kohės nė pėrceptimet tona. Ne nuk dimė gjithashtu si tė paraqitim njė "gjė nė vetvete" (ding an sich), e megjithatė bota e kėtyre "gjėrave nė vetvete" ose "numenes" (domethėnė objekte tė mendimit), ekziston, sepse perceptimet tona duhet ta kenė njė zanafillė.
Pėrderisa ne, njerėzve, ēdo gjė na duket patjetėr nė format e hapėsirės dhe tė kohės, kėto "forma tė kulluara dhe a priori tė intuitės" pėrbėjnė gjithashtu njė bazė tė sigurt tė matematikės, mė shumė tė gjeometrisė qė ndėrton hapėsirėn sesa tė aritmetikės qė ndėrton vazhdimėsinė kohore nėpėrmjet vargut tė vazhdueshėm tė numrave.
Me t'u vendosur mundėsia e matematikės nė kuptimin e racionalizmit, Kanti kalon nė ēėshtjen e mėposhtme: si ėshtė e pranueshme njė shkencė "e kulluar" e natyrės, me fjalė tė tjera si ekziston, jashtė formave tė kulluara tė intmtės, tė formave tė ngjashme tė mendimit, qė do tė mundėsonin dhėnien e gjykimeve sintetike a piori mbi objektet e intuitės? Kanti i gjen kėto forma tė mendimit te kategoritė, qė kanė mbetur tė pandryshueshme qė nga koha e Aristotelit. Kėto kategori janė silogjizmat e shkakėsisė dhe parimet themelore tė identitetit dhe tė joidentitetit.