Receta Gatimi

Filozofi Emanuel Kanti...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21

    Filozofi Emanuel Kanti...

    Emanuel Kanti u lind mė 22 prill 1724 nė Konigsberg nė Prusinė Lindore, nė njė familje tė thjeshtė punėtorėsh. Ai u rrit nė frymėn fetare tė mėshirės, nė fillim nga nėna, pastaj nė Collegium Fridericanum, ku hyri qė mė 1732.
    Nga viti 1740 deri mė 1746 studioi nė Universitetin e Konigsbergut teologjinė dhe sidomos filozofinė, matematikėn dhe shkencat fizike dhe natyrore. Interesi i madh i profesorit tė tij, Martin Knucen, pėr shkencėn angleze e shtyu tė njihte fizikėn e Isak Njutonit.

    Botimi i tij i parė Mendime mbi vlerėsimin e vėrtetė tė forcave tė gjalla, 1749 - pėrbėn fillimin e njė vargu shkrimesh shkencore.
    Kanti la universitetin, kur i vdiq babai, pėr tė jetuar si mėsues privat pranė familjesh tė ndryshme, nė rrethinat e Konigsbergut; ato qenė qėndrimet mė tė gjata jashtė qytetit ku ishte lindur.

    Mbasi fitoi titullin doktor mė 1755 me njė tezė tė titulluar De igne (Mbi zjarrin), po atė vit u bė mjeshtėr konferencash, me njė tezė tjetėr, Prmcipiorum primorum cognitionis metafizikae nova dilucidatio (Sqarim i ri i parimeve tė para tė njohjes metafizike). Kanti dha pak mė pas konferencėn e tij tė parė, duke pėruruar kėshtu dyzet e dy vite mėsimdhėnie (deri mė 1797).

    Pėrveē filozofisė, ai jepte edhe logjikėn, matematikėn, shkencat fizike dhe natyrore, gjeografinė fizike, pedagogjinė dhe disa lėndė tė dorės sė dytė. Mė 1766, ai mori detyrėn e zėvendės bibliotekarit nė kėshtjellėn mbretėrore tė Konigsbergut, vend qė do ta mbante deri mė 1772. Mė 1769, iu propozua katedra e filozofisė teorike qė sapo ishte krijuar nė Erlangen, por nuk e pranoi pėr shkak tė lidhjes me qytetin ku ishte lindur dhe tė shėndetit tė tij tė keq. Ai shpresonte gjithashtu tė emėrohej profesor nė universitetin e Konigsbergut.
    Dhe, me tė vėrtetė, pak kohė pasi universiteti i Jenės i bėri njė propozim tjetėr, nė mars tė vitit 1770, Kanti u bė profesor i logjikės dhe i metafizikės nė Konigsberg. Mė 1781, doli vepra e tij kryesore, Kritika e arsyes sė kulluar, idetė kryesorė tė sė cilės i rimori te Fillimet e ēdo metafizike tė ardhskme.

    Pasuan vepra tė tjera, midis tė cilave Grundlegung zur Metaphisik der Sitten (Bazat e metafizikės sė zakoneve, 1785), Kritik derpraktischen Vemuft (Kritika e arsyes praktike, 17881 Kritik der Urteilskraft (Kritika e gjykmut estetik, 1790), De Religion innerhalb der Grenzen der blossen Vemunft (Feja nė kufijtė e arsyes, 1793), Zum ezvigen Frieden Ein philosophischer Entzvurt (Projekt pėr paqen e pėrjetshme, 1795), Die Metaphysik der Sitten (Metafizika e zakoneve, 1797). Kanti vdiq mė 12 shkurt 1804 nė Konigsberg qytet qė nuk e braktisi asnjėherė, me pėrjashtim tė rrethinave.

    Qė nė Antikitet, tradita filozofike shėnonte me "subjekt" gjėnė qė u ishte nėnshtruar mbresave tė shqisave; pėrballė "subjektit" qė "merr" nė mėnyrė pasive, ndodhet "objekti", qė ėshtė gjėja aktive. Te Kanti, subjekti bėhet mbartės aktiv jo vetėm i pėrceptimit, por sidomos i njohjes qė vepron mbi objektin; uni qė dėshiron ėshtė gjithashtu "subjekt". Nė kėtė kuptim flasim sot pėr "subjektin" dhe "objektin", pėr "subjektiven" dhe pėr "objektiven". Subjekti ėshtė bėrė sinonimi i pikėpamjes sė individit tė vetėdijshėm pėr vetveten. Nuk ėshtė rastėsi qė ky shndėrrim i konceptit tė subjektit ndėrhyri nė kohėn e Revolucionit Francez. Nė tė vėrtetė, qė nė kėtė ēast "subjekti" i mbretit u bė njė qytetar i lirė dhe i pėrgjegjshėm.

    Qė nga koha e Emanuel Kantit, u bė zakon tė flitej pėr dy rryma kryesore nė filozofinė e iluministėve: njė rrymė "racionaliste", qė do ta kishte zanafillėn te Rėne Dekarti, si dhe njė rrymė "empiriste", qė do tė fillonte me Xhon Lokun. Racionalizmi kėrkoi tė ndėrtonte, mbi shembullin e matematikės, njė model tė botės, tė bazuar tek arsyeja. Nė kohėn e Kantit, ky racionalizėm, i lidhur me punimet e Gotfried Vilhelm Laibnicit dhe Kristian Volfit (1679-1754), ishte bėrė filozofia sunduese e shkollave; pėr kėtė arsye Volfi kishte thjeshtėsuar dhe popullarizuar teorinė laibniciane tė monadave. Pėr Kantin, kjo filozofi ishte ngurtėsuar nė "dogmatizėm": sistemi racionalist i Volfit funksiononte vetėm me parakuptime - tė nxjerra nga zbulimi fetar - ngaqė kėnaqej pėr tė pohuar pa prova, "dogmatikisht".
    Sa i takon empirizmit, gjithmonė sipas Kantit, ai ishte gjithashtu i pėrfshirė nė njė rrugė pa krye. Kur skeptiku i madh Devid Hjum hodhi pėrtej siguritė e fundit intelektuale tė pabazuara te pėrvoja, si ide tė shkakėsisė (marrėdhėnia midis shkakut dhe pasojės), asnjė njohje nuk mund tė kėrkonte siguri tjetėr, pėrveē se njė ndijim tė veēuar tė shqisave.

    Megjithatė, edhe kur racionalizmi dhe empirizmi nė filozofi ishin nė konkurrencė, shkencat panė tė lindte ndėrtesa e madhe intelektuale e fizikės njutoniane, ku racionalizmi tematik dhe kėrkimi eksperimental do tė ecnin sė bashku. Pra ishte e mundur tė pajtoje njė koncept tė arsyes sė ēliruar nga ēdo dogmė, dhe njė koncept tė pėrvojės, tė ēliruar nga ēdo racionalizėm skeptik. Mė 1782, pas dekadash pune, Kanti arriti mė nė fund, te Kritika e arsyes sė kulluar, njė sintezė e racionalizmit dhe empirizmit. Kėtė rezultat ua kushtonte edhe shqetėsimeve tė shkaktuara nga teoria e Zhan-Zhak Rusoit mbi lirinė. Pėr kėtė tė fundit, ēdo qenie njerėzore zotėronte natyrshėm aftėsi, tė tilla qė edhe shkenca mė e sofistikuar nuk kishte pėr t'u shtuar ndonjė gjė tė madhe.

    Fshatari i thjeshtė mendon dhe ndjen si ēdo njeri tjetėr dhe, pėr kėtė, ka tė njėjtin dinjitet. Si kushdo, ai ėshtė gjithashtu nė gjendje tė vėshtrojė pėrtej horizontit tė tij tė kufizuar, tė heqė dorė nga egoizmi i tij dhe tė kėrkojė me entuziazėm, si vetė qėllimin e tij, atė qė pėrputhet me "vullnetin e pėrgjithshėm". Kjo zgjedhje e vullnetshme e kolektivitetit ėshtė ajo qė e bėn tė lirė. Kanti merr stafetėn e Rusoit pikėrisht nė kėtė fazė: tė gjithė njerėzit kanė aftėsinė, pra lirinė, tė pėrshtatin njė pikėpamje mė tė lartė nga ajo e individit, qė ėshtė pikėpamja e "njerėzimit". Pėrshtatja e kėsaj pikėpamjeje i bėn ata njerėz.

    Kanti paraqiti nė fillim idetė mbi lirinė dhe njerėzimin nė shkrimet morale, por ato pėrbėjnė qė nė fillim planin e dytė tė pėrpjekjes intelektuale tė Kritika e arsyes sė kulluar.

    Nė kritikėn e parė nga tri Kritika, Kanti ndėrmerr t'i pėrgjigjet pyetjes sė mėposhtme: a janė tėmundshme "gjykimet sintetike a priori"? "Sintetike" ka kėtu kuptimin qė koncepti nuk ėshtė shqyrtuar thjesht "nė mėnyrė analitike" pėr atė qė pėrrrmban (sherribull: "Topi ėshtė i rrumbullakėt"), por qė atij i ėshtė shtuar njė veēanėti qė parakupton njė vėzhgim tė mėparshėm (shembull: "Topi rrokulliset, sepse ėshtė i rrumbullakėt"). "Apriori" do tė thotė qė njė gjykim i tillė ėshtė pėrnjėherėsh i pakėndshėm dhe pa pėrvojė.

    Bastioni mė i fortė i racionalizmit ishte prej kohėsh dukja sheshit, autoriteti qė vinte nga vetja, aksioma matematike. Kanti fillon pra tė shqyrtojė nė ēfarė ėshtė e mundshme matematika. Ky shqyrtim bėhet nė pjesėn e parė tė Kritikės sė arsyes sė kulluar, kushtuar "estetikės sė pėrkryer". "Estetika" tregon pėr Kantin teorinė e pėrceptimit (Wahmnehmung) ose, siē e thotė, tė nuhatjes (Anschauung); "e pėrkryer" do tė thotė se nuk bėhet fjalė pėr perceptime konkrete tė veēuara, por pėr "forma tė kulluara" tė pėrceptimit, qė nuk shfaqet asnjėherė veēmas nė realitet, nga fakti se pėrceptimi ynė i bashkon. Nė tė gjitha rastet, thotė Kanti, ne perceptojmė vetėm objekte dhe procese tė shtrira nė hapėsirė dhe nė kohė. Por hapėsira dhe koha nuk janė realitete qė ekzistojnė nga vetvetja, ato janė mėnyra jonė pėr tė kuptuar botėn.Vetėm nga pikėpamja jonė diēka ėshtė "nė tė djathtė" apo "nė tė majtė"; vetėm nga pikėpamja jonė diēka pasqyrohet nė pasqyrė.

    Ne qė jemi dukshėm "subjekti" (domethėnė, fjalė pėr fjalė, "tė nėnshtruar") i perceptimit, formojmė njė perceptim sipas vetė formave fona intuitive.Pėr ne ėshtė e pamundur tė bėjmė abstragimin e hapėsirės dhe tė kohės nė pėrceptimet tona. Ne nuk dimė gjithashtu si tė paraqitim njė "gjė nė vetvete" (ding an sich), e megjithatė bota e kėtyre "gjėrave nė vetvete" ose "numenes" (domethėnė objekte tė mendimit), ekziston, sepse perceptimet tona duhet ta kenė njė zanafillė.

    Pėrderisa ne, njerėzve, ēdo gjė na duket patjetėr nė format e hapėsirės dhe tė kohės, kėto "forma tė kulluara dhe a priori tė intuitės" pėrbėjnė gjithashtu njė bazė tė sigurt tė matematikės, mė shumė tė gjeometrisė qė ndėrton hapėsirėn sesa tė aritmetikės qė ndėrton vazhdimėsinė kohore nėpėrmjet vargut tė vazhdueshėm tė numrave.

    Me t'u vendosur mundėsia e matematikės nė kuptimin e racionalizmit, Kanti kalon nė ēėshtjen e mėposhtme: si ėshtė e pranueshme njė shkencė "e kulluar" e natyrės, me fjalė tė tjera si ekziston, jashtė formave tė kulluara tė intmtės, tė formave tė ngjashme tė mendimit, qė do tė mundėsonin dhėnien e gjykimeve sintetike a piori mbi objektet e intuitės? Kanti i gjen kėto forma tė mendimit te kategoritė, qė kanė mbetur tė pandryshueshme qė nga koha e Aristotelit. Kėto kategori janė silogjizmat e shkakėsisė dhe parimet themelore tė identitetit dhe tė joidentitetit.

  2. #2
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Duke qenė i tillė, mendimi sipas kategorive ose formave tė mendimit pėrgjithėsisht tė vlefshėm, nuk bėhet automatikisht si bėhet pėrceptimi (ose "intuita"), sipas formave tė hapėsirės dhe tė kohės. Unė mund tė formuloj gjithmonė, pavarėsisht meje, gjykime vetjake tė llojit "unė ligėshtohem kur shiu vazhdon tė bjerė qė prej dy ditėsh".
    Por shprehja e njė gjykimi pėrgjithėsisht tė vlefshėm - "njė shi i pandėrprerė mund tė shkaktojė njė gjendje ligėshtuese te disa njerėz" - nėnkupton qė unė vihem nė njė pikėpamje qė mund tė pėrshtatet nga tė gjithė. Ky un pėrgjithėsues, qė dallohet qartėsisht nga "uni empirik", ėshtė cilėsuar nga Kanti si "uni i pėrkryer". Ky ėshtė njė veprim i vetvetishėm, pra i lirė, i vetėdijes vetjake, por qė secili ėshtė i aftė ta kryejė.

    Prandaj ėshtė e mundur njė shkencė "e kulluar" e natyrės, mbi bazėn e kategorive tė kuptueshme nga tė gjithė, me kusht qė tė ketė njė instancė tė mendimit, qė ēifton kategoritė e mendimit me perceptimet. Kjo instancė ėshtė "paraqitja". Ajo na lejon t'i thjeshtojmė perceptimet tona nė njė "skemė" tė thjeshtėzuar, qė duke filluar nga ajo kemi mundėsi tė gjykojmė sipas kategorive. Nga shumė qen konkretė del paraqitja e qenit dhe mund tė shprehemi pėr kėtė qen abstrakt tė pohimit, qė do tė vlente pėr tė gjithė qentė; nga ana tjetėr, pėr njė qen tė individualizuar, mund tė themi vetėm gjėra pėr tė cilat nuk dimė nėse kanė ndonjė vlefshmėri ose ndonjė rėndėsi jashtė kėtij rasti individual. Fuqia e paraqitjes ėshtė gjithashtu ajo qė i lejon shkencėtarit t'u dalė para vėzhgimeve, domethėnė tė bėjė hipoteza qė do t'i vėrtetojė empirikisht mė pas.

    Kanti arriti tė tregonte mundėsinė e shkencave fizike dhe natyrore, falė asaj qė e quan njė "revolucion kopernikian", nė mėnyrėn pėr tė parė marrėdhėnien midis subjektit dhe objektit tė njohjes. Nuk janė gjėrat qė sjellin ndryshime te subjekti njohės, por subjekti qė shqyrton gjėrat sipas formave tė perceptimit dhe tė mendimit qė zotėron. Ne nuk e njohim botėn ashtu si ėshtė nė vetvete, por ashtu siē ėshtė pėr ne - dhe kjo ėshtė e mjaftueshme, sidoqoftė pėr fizikanin dhe pėr natyralistin. Nė kėto kushte, cilat janė objektet klasike tė metafizikės, tė ēėshtjes sė Zotit, tė ekzistencės sė botės? Me kėto pyetje merret pjesa e tretė e Kritikės, qė ka nė qendėr "dialektikėn transcendentale".

    Arsyeja e shkencave fizike dhe natyrore - qė Kanti e quan edhe "zgjuarsi ( Verstand) - trajton botėn empirike. Ajo nuk mund tė thotė asgjė pėr atė qė ėshtė pėrtej botės sonė. Megjithatė nė arsyen tonė ka "ide" qė tė ēojnė nė njė botė tjetėr nga ajo e jona, pėr shembull ideja e sė Mirės: e Mira nuk ekziston, por duhet tė jetė. Ky nuk ėshtė njė fakt material, por njė "ide rregullatore", qė i jep mendimit njė drejtim. Arsyeja jonė ėshtė e lirė, nė atė masė qė prodhon kėto ide, pėrderisa fiksohet nė vetė qėllimet e saj - nė ndryshim nga uni ynė empirik, pjesė pėrbėrėse e botės empirike, pra i nėnshtruar nė marrėdhėnien pėrcaktuese tė shkaqeve dhe pasojave. Idetė morale, si ato tė sė Mirės, janė pėrgjithėsisht tė vlefshme; ato janė ide tė unit tė pėrkryer, qė mund tė shqyrtohen nga arsyeja.

    Nė kuptimin e njė teorie tė lirisė ose tė njė doktrine tė asaj qė duhet tė jetė - dhe vetėm nė kėtė kuptim - metafizika ėshtė gjithashtu e mundshme.Kėshtu, Kritika e arsyes sė kulluar vendoste bazat e moralit kantian, qė do tė shtjellohej te Themelet e metafizikės sė zakoneve dhe te Kritika e arsyes praktike. Liria jonė, qė i ka rrėnjėt tek e pėrkryera dhe jo nė botėn empirike, ėshtė ajo qė na ngre si njeri mbi natyrėn. Ajo ėshtė e lidhur pėr ne me detyrėn pėr ta pėrdorur nė kuptimin e "ideve" (kėtu ka mė sė shpeshti kuptimin e "idealeve"): ne kemi pėr detyrė tė realizojmė materialisht atė qė e gjykojmė tė arsyeshme. Por njė gjė mund tė jetė njė arsye e mirė, nė qoftė se shihet si e tillė nga mbarė njerėzim. Prej kėtej rrjedhin formulat e famshme tė "imperativit kategorik" kantian: "Vepro nė mėnyrė tė tillė qė sentenca e veprimit tėnd tė mund tė ngrihet nga vullneti nė njė ligj universal"; dhe: "Vepro nė mėnyrė tė tillė qė ta trajtosh gjithmonė njerėzimin nė veten tėnde dhe tek tjetri si njė qėllim dhe asnjėherė si njė mjet."

    Ndėrsa morali i Kantit ka dalė nga "dialektika transcendentale" e Kritikės sė arsyes sė kulluar, teoria estetike e ka themelin tek "analitika transcendentale" e Kritikės sė mundėsisė pėr tė gjykuar (termi "gjykuar" ėshtė pėrdorur kėtu pėr tė treguar "gjykimin e shijes"). Te Kritika e arsyes sė kulluar, bėhet fjalė pėr veprimtarinė dhe "vetvetishmėrinė" e mendimit, nė kundėrshti me "ndjeshmėrinė" pasive tė perceptimit dhe tė "pėrfytyrimit", qė na lejon tė kemi para kohe pėrvoja tė ndėrlikuara nėn formėn e hipotezave, pėr t'i vėrtetuar mė pas nė mėnyrė empirike. Por kur bėjmė njė veēim tė interesit tė njohjes empirike, kur i shohim gjėrat nė mėnyrė "tė ēinteresuar", ato duken si gjėra qė janė aty vetėm pėr veten e tyre, qė mbartin nė vetvete vetė qėllimin e tyre. Atėherė admirojmė konfiguracionin e tyre sipas qėllimit tė tyre tė fundit dhe mbetemi nė njė "kėnaqėsi tė ēinteresuar": ato na duken tė bukura.
    E bukura, objekt i kėnaqėsisė sonė tė ēinteresuar, ndodhet sa nė natyrė, aq edhe nė art. Artistėt, si natyra, fiksojnė njė qėllim tė fundit tė veprave tė tyre dhe duke u nisur nga kjo shtjellojnė rregullat e dobishme tė realizimit tė tyre.Kur ata arrijnė t'i afrohen qėllimit tė fundit, qė e kanė fiksuar vetė, i admirojmė. Kjo tregon se gjykimet sintetike a priori janė gjithashtu tė mundshme nė fushėn e sė Bukurės artistike: qėllimi i fundit i brendshėm ėshtė kriteri i gjykimit.

    Estetika zė njė pozicion tė ndėrmjetėm midis njohjes sė natyrės dhe moralit: arti ėshtė njė krijim i arsyes nė kuptimin e vetvetishmėrisė transcendentale tė mendimit tonė, ai ėshtė gjithashtu i kapshėm dhe i kuptueshėm pėr gjykimin tonė siē ėshtė natyra.

  3. #3
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    JETĖSHKRIMET - KURESHTI NGA JETA EMANUEL KANTIT

    * Nga studimet e rėndėsishme tė periudhės parakritike ėshtė interesante sidomos vepra e Emanuel Kantit Historia e pėrgjithshme e natyrės dhe teoria e qiellit, nė tė cilėn paraqiti hipotezėn e njohur tė tij mbi krijimin e botės nga thėrrmijat materiale tė panumėrta kaotike qė bashkohen atje ku ekziston forca mė e madhe e tėrheqėse. Sistemi ynė diellor ėshtė, ndėrkaq, vetėm njė pjesė e universumit, thotė Kanti. Njėsoj si Kanti, (por pavarėsisht nga ai), e paraqiti teorinė e vet edhe fizikani Laplas, kėshtu qė kjo nė literaturė zakonisht trajtohet si teoria e Kant-Laplasit. Pėrveē kėtij, studim interesant ėshtė edhe Shqyrtime mbi ndjenjen e sė bukures dhe tė madhrishmes (1763) nė tė cilin pėrveē disa tezave estetike (nė fillim tė studimit) paraqiten kryesisht disa shqyrtime morale psikologjike dhe popullore filozofike mbi njeriun, natyrėn e tij dhe relacionet shoqėrore tė tij, mbi marrėdhėniet e gjinive dhe mbi disa karakteristika dhe ndryshime midis disa popujve.

    Duke dalluar nė kėtė studim tė madhėrishmen dhe tė bukurėn, Kanti konsideronte se e madhėrishmja (qė objektivisht pėrmban tė lemerishmen, bujaren dhe madhėshtoren) duhet gjithmonė tė jetė e madhe, ndėrsa e bukura mund tė jetė edhe e vogėl. Cilėsitė e madhėrishme inspirojnė nderimin, tė bukurat, dashurinė, kėshtu qė nganjėherė e vlerėsojmė tepėr lartė pėr tė mundur ta duam. Por nėse e madhėrishmja nuk shoqėrohet nga e bukura, sė shpejti na lodh.

    * Kritika e mendjes sė kulluar, njė nga veprat mė tė rėndėsishme tė gjithė literaturės filozofike, fillon me tezėn e tė bazuarit empirik specifik tė njohjes. Nga aspekti i kohės, me fjalė tė tjera, sipas Kantit, asnjė njohje nė ne, nuk i paraprin pėrvojės, por ndonėse ēdo njohje fillon me pėrvojėn, prapėseprapė tė gjitha nuk burojnė nga pėrvoja. Nė ndryshimin ndėrmjet gjykimeve sintetike (gjykimet qė zgjerojnė njohjen predikati i tė cilave gjendet jashtė nocionit tė subjeiktit) dhe gjykimeve analitike (gjykimet shpjeguese, domethėnė ato te tė cilat nė nocionin e subjektit pėrmbahet objekti), Kanti gjeti pikėnisjen pėr ēėshtjen themelore tė Kritikės sė mendjes sė kulluar. Ėshtė e qartė, me fjalė tė tjera, se tė gjitha gjykimet e pėrvojės janė sintetike dhe se zgjerojnė njohjen tonė, por ēėshtje fundamentale ėshtė: «si janė tė mundura gjykimet sintetike a priori?». (Wie sind die synthetischen Urteilen apriori moglich?) Me kėtė njėkohėsisht problematizohet mundėsia e pėrdorimit tė mendjes pėr themelimin dhe realizimin e tė gjitha shkencave qė kanė njohje teorike a priori mbi sendet dhe kėshtu shtrohen pyetjet: Si ėshtė e mundur matematika e kulluar? Si ėshtė e mundur shkenca natyrore e kulluar? etj. Pėrgjigjet lidhur me kėto pyetje janė tė mundura vetėm (nė suazat e tė ashtuquajturės estetikė transcendentale) duke i rishqyrtuar sėrish dhe duke iu caktuar ndryshe se deri tash vetė strukturėn e fuqive njohėse njerėzore, domethėnė strukturėn e vetėdijes njerėzore nė pėrgjithėsi.

    * Poeti gjerman Fridrih von Shiler (1759-1805), ndihmoi gjerėsisht pėr pėrhapjen e ideve tė Kantit. Afėrsia e etikės dhe e estetikės te Kanti ishin thelbėsore pėr tė, pėrderisa vlerėsonte se koncepti i lirisė gjendet nė qendėr tė kėtyre dy fushave. Te Briefen uber dae asthetische Erziehung des Menschen (Letra mbi eduJdmm estetik tė njeriut), Shileri kėshillon me ngulm se njerėzit lartėsohen nga njė zakon i lojės sė lirisė nė art, nė njė zakon moral dhe nė pėrputhje me detyrėn.

    * Emanuel Kanti arriti nė sintezėn e rrymave racionaliste dhe empiriste tė iluministėve europianė, qė i bashkoi nė njė metafizikė tė lirisė dhe tė detyrės; ai kurorėzoi kėshtu ndėrtesėn intelektuale tė shekullit tė iluministėve. Ēėshtjet qė la pezull u bėnė ēėshtje tė filozofisė romantike.

    * Arti i bukur ėshte art i gjeniut. Gjenialiteti ėshtė talent qė i jep artit rregulla.

    * Paqja nuk mund tė ruhet kur disa janė tė skllavėruar, e disa tė lirė.

    * Nuk ka grua nė botė qė nuk dėshiron tė shkaktojė njė konflikt, sado i vogėl qoftė.

    * Vdekjes mė sė paku i frikėsohen ata, pėr tė cilėt jeta ka mė shumė vlerė.

    * Pa respekt nuk ka dashuri tė vėrtetė.

    * Askush nuk ka tė drejtė tė mė mėsojė si do tė jem i lumtur.

    * Shiko, mendohu, pastaj puno.

  4. #4
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    a sa inat e kam pas kte kantin un
    corap me bente

  5. #5
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    a sa inat e kam pas kte kantin un
    corap me bente
    ndersa per mua eshte e kunderta,pa varsisht se te gjithe filozofet i bejne pak corbe gjerat,

    por ky me pelqen

+ Pėrgjigju tek Diskutimi