Tiranė Njė histori e pazakontė, nė qendėr tė sė cilės ėshtė njė vajzė e sapomartuar, tashmė ka kapėrcyer dyert e prokurorisė pėr tė pėrfunduar nė Gjykatė. Fillimisht, historia ėshtė konsideruar vėrtet e rėndė, pasi prindėrit e vajzės kanė denoncuar nė prokurori rrėmbimin e saj. Denoncimi u referohej thėnieve tė vetė vajzės, e cila vetėm njė javė pas martesės u tha familjarėve se persona tė panjohur e kishin rrėmbyer dhe mbajtur tė mbyllur nė njė banesė nė qytetin e Elbasanit. Por hetimi tregoi njė tjetėr rrjedhė tė ngjarjeve: vajza ishte larguar me tė dashurin e saj, vetėm njė javė pas martesės. Pėr tė justifikuar largimin, ajo kishte sajuar rrėmbimin, duke bindur prindėrit tė denoncojnė nė polici “agresorin”. Ngjarja ėshtė konsumuar nė njė fshat nė periferi tė kryeqytetit, pak muaj mė parė, kur pas martesės sė vajzės, prindėrit e saj vihen nė alarm nga dhėndri, i cili u tregon pėr largimin misterioz tė bashkėshortes sė tij.


Familjarėt vihen nė kėrkim tė vajzės, e cila kthehet pas njė jave me njė histori tė sajuar rrėmbimi, duke pėrshkruar deri nė detaje agresorin, mėnyrėn e rrėmbimit, vendin ku ishte mbajtur dhe rikthimin nė shtėpi, pasi kishte mundur tė shpėtonte. Tė alarmuar nga kjo ngjarje prindėrit dhe bashkėshorti i saj kanė denoncuar nė polici gjithė ngjarjen e rrėfyer nga vajza. Bashkė me ta nė polici ėshtė paraqitur dhe “e dėmtuara”, e cila mes lotėsh ka treguar gjithēka i kishte ndodhur. Nė njė rrėfim tė gjatė para oficerėve tė policisė ajo ka treguar se njė mbrėmje teksa kthehej nė banesė, njė person i pa identifikuar e ka marrė me forcė nė makinė duke e ēuar nė njė banesė nė qytetin e Elbasanit. Mė tej vajza ka treguar se ėshtė mbajtur rreth njė javė nė kėtė banesė, ku kishte edhe persona tė tjerė, burra, gra dhe fėmijė, por pa mundur tė identifikojė asnjė prej tyre, pasi ata nuk i thėrrisnin asnjėherė nė emėr njėri-tjetrit. Nė dėshminė e saj, “e dėmtuara” gjithashtu ka deklaruar se agresori kishte kryer marrėdhėnie seksuale jashtė dėshirės sė saj, derisa vajza kishte mundur tė largohej pėr t’u kthyer nė shtėpinė e prindėrve, tė cilėve u kishte treguar gjithēka. Duke mos qenė tė bindur nga ky version, pėr mė tepėr nga mėnyra sesi e dėmtuara kishte arritur tė lirohej nga “pengmarrėsi”, policia nė bashkėpunim me prokurorinė kanė nisur hetimet pėr rastin. Fillimisht janė administruar tabulatet telefonike tė numrit celular qė pėrdorte e dėmtuara, ku veē tė tjerash janė vėrejtur njė numėr i madh sms dhe telefonatash me njė person nė qytetin e Elbasanit. Menjėherė, personi ėshtė konsideruar si i dyshuar nga policia dhe ėshtė shoqėruar pėr tė dhėnė deklarime rreth njohjeve me vajzėn “e rrėmbyer”, por kėtu ėshtė zgjidhur filli i historisė sė pazakontė. I shoqėruari, qė presupozohej tė ishte njė i njohur i vajzės, ka treguar se ajo ėshtė e dashura e tij, me tė cilėn do tė martohej. Pėr kėtė arsye, ajo ka shkuar nė shtėpinė e tij nė qytetin e Elbasanit pėr t’u prezantuar me familjarėt e tij. Ai ka treguar se ėshtė njohur nėpėrmjet telefonit rreth dy vite mė parė, dhe qė prej asaj kohe ata janė takuar disa herė, duke krijuar lidhje dashurie mes tyre, ēka do tė finalizohej me martesė. Dėshmitari ka pohuar se nuk bėhet fjalė pėr rrėmbim, por pėr dėshirėn e vetė vajzės, e cila ka pranuar tė shkojė nė shtėpinė e tij, duke mos i komunikuar asgjė rreth martesės sė saj vetėm njė javė para ngjarjes. Ky version ėshtė konfirmuar edhe nga sms-tė e gjetura nė telefonin celular tė vajzės, por edhe tė tė dashurit tė saj, ku tregohej njė lidhje e hershme dashurie mes tyre. Pas kėtij versioni, policia ka marrė sėrish nė pyetje vajzėn, e cila ėshtė treguar e vendosur pėr t’i qėndruar rrėmbimit nga njė person i panjohur. Vetėm kur ėshtė vėnė pėrballė provave, dėshmisė sė “rrėmbyesit” dhe sms-ve, ajo ka pranuar se kishte sajuar gjithēka pėr tė justifikuar largimin nga shtėpia e bashkėshortit vetėm njė javė pas martesės. Pas zgjidhjes sė ēėshtjes, prokuroria ka vendosur tė marrė tė pandehur “tė dėmtuarėn” pėr akuzėn e dėshmisė sė rreme. Dosja penale nė ngarkim tė saj i ėshtė pėrcjellė pėr gjykim Gjykatės sė Tiranės.