Per ta blere nje iPad apo iPhone, nje i ri ne Kine ka shitur njeren nga veshkat e tij. 5 Persona, prej tyre nje Kirurg u akuzuan per transplantim ilegal te organeve trupore, raportoi Agjencia e Lajmeve, Xinhua. Sipas akuzes, pese te pandehurit kishin organizuar heqjen e veshkes se 17 vjecarit!
Sipas Xinhua njeri prej te pandehurve, He Wei, kishte thene qe ai ishte i futur thelle ne borxhet e lojrave. Wei thuhet se i ka kerkuar njerit nga tepandehurve qe te kerkoje ne Internet neper Online-Chatroom (dhoma ēatimi online) per ndonje vullnetare qe deshiron te shes ndonje organ te vetin, dhe keshtu ata kane rene ne kontakt me nxenesin 17 vjecar. Nje tjeter nga tepandehurit kishte marre me qira nje Salle Operacioni ne Prill te vitit te kaluar.
Nxenesi i mori rreth 2.600 euro
Wei thuhet ti kete marre gjithsej 220.000 Yuan (26.700 Euro) per veshken. 22.000 Yuan (2.600 Euro) prej tyre i mori nxenesi 17 vjecar dhe parate e tjera i ka ndare Wei me bashkepunetoret e tij, njeri Kirurg dhe tjetri Punetor ne Spital, raporton Agjencia e Lajmeve Xinhua. Marreveshjen e kishte raportuar nena e 17 vjecarit tek nje gazete ditore "Southern Daily", kur kjo e fundit ju kishte treguar atyre se si djali i saj don ta bleje nje iPhone. Gazeta kishte raportuar edhe me heret lajme te tilla, qe shum kineze donin te shisnin veshkat e tyre per te blere nje iPhone, apo per te paguar borxhet e larta sidhe per ti ndihmuar shoqes ta abortoje femijen e saj. Ne kine presin rreth 1,5 Milion njerez per nje transplant organi, por gjithsesi vetem rreth 10.000 te tilla behen ne vit.