Informacione dhe kurjozitete rreth planetit tone....njohuri te pergjithshme qe ja vlen ti lexosh dhe ti mbash mend !!...do postohen pak nga pak ne ditet ne vijim , sepse kur lexohen njehershi nuk mbahen mend
1. Cili ėshtė vendi mė i nxehtė nė Tokė? Ndoshta keni dėgjuar se ėshtė Lugina e Vdekjes nė Kaliforni. E vėrtetė nė shumė ditė, por El Azizia nė Libi regjistroi temperaturėn prej 57.8 gradė Celsius nė 13 shtator, 1922, temperatura mė e lartė e matur ndonjėherė. Nė Luginėn e Vdekjes shkoi 57 gradė Celsius mė 10 qershor, 1913.
2. Po vendi mė i ftohtė?
Shumė larg prejt kėtu, temperatura mė e ftohtė e matur ndonjėherė nė Tokė ka qenė -89 gradė Celsius nė Vostok, Antarktikė, mė 21 qershor, 1983.
3. Si krijohet bubullima?
Ajri gjatė njė vetėtime nxehet jashtėzakonisht, gati pesė herė mė shumė se temperatura e Diellit. Kjo nxehje e papritur bėn qė ajri tė zgjerohet mė shpejt se shpejtėsia e zėrit, gjė qė e kompreson ajrin dhe formon njė valė tronditėse; kėtė ne e quajmė bubullimė.
4. A mund tė pluskojnė shkėmbinjtė?
Gjatė njė shpėrthimi vullkanik, ndarja e dhunshme e gazit nga llava prodhon njė shkėmb “tė lehtė” qė quajtur shkumė, e mbushur me flluska gazi. “Disa prej tyre mund tė pluskojnė”, thonė gjeologėt. Pak persona i kanė parė, por mė mirė tė ndihemi me fat pėr kėtė.
5. A mund tė rriten shkėmbinjtė?
Po, por vėzhgimi i procesit ėshtė mė pak interesant se sa tė shohėsh bojėn si thahet nė pėlhurė. Shkėmbinj tė quajtur “kore hekur-mangan” rriten nė malet nėnujorė. Korja e mbledh materialin nga uji, duke u rritur me 1 milimetėr nė ēdo milionė vite. Thonjtė mund tė rriten aq ēdo dy javė.
6. Sa pluhur hapėsinor bie nė tokė ēdo vit?
Vlerėsimet variojnė, por shkencėtarėt thonė se tė paktėn 1 mijė milionė gramė, ose mė mirė 1 mijė ton material hyn nė atmosferė ēdo vit dhe kalon nė sipėrfaqen e Tokės. Njė grup shkencėtarėsh thonė se mikrobet bien si shi nga hapėsira dhe se organizmat jashtėtokėsorė janė pėrgjegjės pėr epidemitė e gripit. Pėr kėtė supozim nuk ka prova, prandaj mos e mbani frymėn.
7. Sa larg e tėrheq era pluhurin e zakonshėm?
Njė studim i vitit 1999 tregoi se pluhuri afrikan shkoi deri nė Florida. Pluhuri ngrihet lart nga erėrat e forta tė Afrikės sė Veriut dhe fluturon deri nė 6100 metra lartėsi. Aty pėrfshihet nė erėra tė tjera dhe transportohet pėrtej detit. Po kėshtu edhe pluhuri i Kinės arrin deri nė Amerikėn e Veriut.
8. Ku ndodhet ujėvara mė e lartė nė botė?
Ujėrat e Angel Falls nė Venezuelė bien nga 979 metra lartėsi.
9. Cilat janė ato qytete tė mėdha amerikane tė destinuara tė bashkohen?
Dheu nė San Andreas me drejtim nga veriu nė jug po rrėshqet rreth 5 centimetra nė vit, duke bėrė qė Los Anxhelos tė lėvizė drejt San Franciskos. Shkencėtarėt parashikojnė qė Los Anxhelos do tė jetė njė lagje e qytetit pranė gjirit pas 15 milionė vitesh.
10. A ėshtė Toka njė sferė?
Pėr shkak se planeti rrotullohet dhe ėshtė mė elastik nga sa mund ta imagjinoni, ai rėndon drejt qendrės, duke marrė formėn e njė kungulli. Pesha ėshtė lehtėsuar me kalimin e viteve, por studimet tregojnė se papritur ėshtė rritur pėrsėri. Shkrirja e pėrshpejtuar e akujve konsiderohet pėrgjegjėse pėr “barkun ekuatorial”.
11. Sa do tė peshonte njė person nė Mars?
Forca e rėndesės nė Mars ėshtė 38 pėr qind e asaj tė tokės nė nivelin e detit. Prandaj njė person do tė peshonte 38 pėr qind mė pak nė Mars. Nėse bazohemi tek informacionet e tanishme tė NASA-s, duhet tė kalojnė dekada para se ky vėzhgim tė vėrtetohet.
12. Sa i gjatė ėshtė viti marcian?
Ėshtė njė vit i gjatė, nėse jeni nga Marsi. Pėr njė tokėsor, ėshtė gati sa dyfishi i gjatė. Planeti i kuq rrotullohet pėr 687 ditė rrotull Diellit, ndėrsa Toka pėr 365 ditė.
13. Sa e gjatė ėshtė njė ditė mesatare nė Mars?
Njė marcian mund tė flejė (apo tė punojė) njė orė mė shumė nė ditė nė krahasim me ne. Ditėt e Marsit janė 24 orė dhe 37 minuta tė gjata, nė krahasim me 23 orėt dhe 56 minutat nė tokė. Dita nė ēdo planet tė sistemit tonė diellor pėrcaktohet nga koha qė i duhet botės tė rrotullohet nė aksin e saj, duke e bėrė diellin tė duket sikur lind nė mėngjes dhe perėndon nė mbrėmje.
14. Kush ėshtė vullkani mė i madh?
Vullkani “Mauna Loa” nė Hauai mban titullin nė Tokė. Ngrihet mė shumė se 15.2 kilometra mbi bazėn e tij, e cila ndodhet mbi sipėrfaqen e detit. “Olympus Mons” nė Mars ngrihet 26 kilometra nė qiellin marcian. Baza e tij do tė mbulonte gjithė shtetin e Arizonės.
15. Cili ėshtė tėrmeti mė i tmerrshėm i njohur ndonjėherė?
Tėrmeti qė ka shkaktuar mė shumė viktima ka rėnė nė vitin 1557 nė Kinėn qendrore. Goditi njė krahinė ku pjesa mė e madhe e njerėzve jetonin nė shpella prej shkėmbi tė butė. Strehėzat u shembėn, duke vrarė mė shumė se 830 mijė njerėz. Njė vitin 1976, njė tjetėr tėrmet goditi Tangshanin, Kinė. Mė shumė se 250 mijė persona humbėn jetėn.