Receta Gatimi

Plumba per nder, vrasin motren me te dashurin


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 13 prej 13
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Plumba per nder, vrasin motren me te dashurin

    Plumba per nder, vrasin motren me te dashurin

    E Enjte, 06 Dhjetor 2007

    Bresherite e automatikur i kane marre jeten dy te te rinjeve te dashuruar ne fshatin Lure Qender te rrethit te Dibres. Nazife Buci, 17 vjec dhe Granit Gjoci, 18-vjec jane qelluar me mbi 30 plumba ne shtratin e vajzes ne banesen e familjes Buci. Policia tha se autoret e dyshuar te ngjarjes jane Selman, Urim dhe Ylli Buci te moshave 30-40 vjec, tre vellezerit e 17-vjecares te cilet dyshohet ta kene kryer vrasjen e dyfishte per te ndeshkuar dashurine e dy te rinjve. Mesohet se tre vellezerit jane larguar nga vendngjarja, ndoshta ne drejtim te Mirdites. Ata kane perfituar nga njohja e terrenit dhe distanca e shkurter permes nje shtegu qe te nxjerr ne rrugen kombetare.

    Dy te rinje kane mbetur te vdekur ndersa mendohet se ata kane qene duke kryer mardhenbje intime. Burime te polcise se Dibres bejn te ditur se tre vellezerit kishin kohe qe kishin dyshime per lidhjen e motres se tyre me fqinjin. Vajza kishte mohuar gjithshka, e bindur se dashuria e saj nuk do te gjente miratimin e vellezerve. Kjo pasi ne kete fshat te thelle te rrethit te Dibres rregullat kanunore qe ndalojne martesat brenda fshatit, jane ende te fuqishme. Nderkohe nga hetimet mesohet se familja e vajzes kishte dyshime ne lidhje me seriozitetin e 18-vjecarit, i cili punonte si emigrant sezonal ne Greqi.

    Burime te policise se Dibres bejne te ditur se ngjarja ka ndodhur rreth ores 11.30 te paradites se djeshme. Uniformat blu qe mberriten ne vendngjarje thane se trupat e viktimave u gjeten gjysmelakuriq, te pershkuar nga dhjetera plumba e te mbytur ne gjak. “Mbi dy te rinjte eshte zbrazur nje karikator i tere “Kallashnikovi” bene te ditur burime policore te cilat saktesuan se ekzekutori, i cili ka qelluar nga dritarja, mendohet te kete qene Ylli Buci. Krismat kane ngjallur reagimin e banoreve te fshatit, te cilet kane nxituar te drejtohen ne benesen ku ishte konsumuar tragjedia. Me te konstatuar krimin, ata kane njoftuar policine e Dibres. Uniformat blu jane detyruar te therresin mjete te ushtrise per te care rrugen e bllokuar nga debora, ndersa distancen e fundit jane detyruar ta pershkojne ne kembe per afro tre ore.

    Ne oret e vona te mbremjes, policia e Dibres ka mundur te arrestoje njerin prej vellezerve te akuzuar per vrasjen e dyfishte. Urim Buci, 32 vjec, eshte dorezuar pa bere rezistence, pasi eshte rrethuar nga policia. Ai ka lene mbi debore armen me te cilen dyshohet te jete kryer krimi dhe ka ngritur duart lart. Urim Buci eshte kapur rreth ores 21.00 ne dalje te fshatit Lure dhe eshte derguar ne dhomat e paraburgimit te Drejtorise se Policise se Qarkut te Dibres. Burime policore bejne te ditur se 32-vjecari ka pranuar krimin menjehere pas arrestimit. “E vrava per nder Granitin, pasi me kishte hyre ne shtepi dhe me kishte dhunuar, duke prishur nderin”-mesohet te kete deklaruar 32-vjecari Urim Buci. Nderkohe mesohet se policia vazhdon kerkimet per kapjen e dy velleserve te tjere, Selman dhe Ylli Bucit. Sipas uniformave blu, 32-vjecari eshte kapur pas ndihmes se dhene nga banoret e fshatit, te cilet kane orientuart policine ne lidhje me levizjet e 32-vjecarit. Familja Gjoci:“E donim vajzen per nuse”

    Uniformat blu kane marre ne pyetje familjare te te dyja viktimave, te cilet kane shpjeguar dinamiken e ngjarjes dhe motivin. Familjare te 18-vjecarit Granit Gjoci kane treguar se ata ishin ne dijeni te lidhjes mes dy te rinjve dhe kishin vendosur te dergonin njerez per te kerkuar doren e vajzes. Ata thane se e njihnin Nazifen qe femije dhe do te deshironin ta kishin nusen e shtepise, por prisnin nje atmosfere me te pershtatshme per shkak te refuzimit te prere te vellezerve Buci. Sipas Familjareve te 18-vjecarit, te marre ne pyetje nga policia, Graniti i kishte treguar te afermve te tij per dashurine qe kishte lindur mes dy te rinjeve dhe ata kishin vendosur te dilnin mbi zakonet kanunore, te bindur se edhe Bucet fqinje do te benin te gjejtin veprim.

    Si u kapen ne flagrance adoleshentet

    Burime nga grupi hetimor saktesojne se nga te dhenat e para rezulton se krimi ishte i paramenduar dhe i parapergatitur. Selman, Urim dhe Ylli Buci, kishin organizuar me perpikmeri edhe planin “operacional” per kapjen ne flagrace te motres se tyre me fqinjin adoleshent. Ata i kishin thene te motres se do te shkonin ne mal per te prere dru, ndersa ajo duhej te kryente punet e shtepise dhe te bente gati ushqimin per vellezerit. Me te pare qe vellezerit ishin larguar nga banesa e tyre nepermjet nje shtegu me debore, Nazife Buci mesohet se ka thirrur shokun e saj, 18-vjecarin Granit Gjoci. Adoleshenti ka vrare friken per hir te dashurise me Nazifen dhe ka mberritur menjehere ne banesen e te dashures se tij. Dy te rinjte mesohet se nuk ishin takuar prej nje muaji, nga frika e tre vellezerve te serte. Dy te rinjte mesohet se kane hyre ne dhomen e gjymit duke kryer edhe marredhenie intime. Ndekaq jane kthyer ne banese tre vellezerit Buci. Selmani, Urimi dhe Ylli dhe kane rrethuar me pare banesen duke hyre me pas brenda dhe qelluar me bresheri automatike mbi dy te rinjte qe ndodheshin ne dhomen e gjumit.

    Kerkimet ne tre komisariate

    Forca te shumta te policise kane mberritur ne fshatin Lure Qender, duke mundur te ndalojne njerin prej tre vellezerve, te cilet dyshohet se jane autore te vrasjes qe ka tronditur banoret e rrethit te Dibres. “Jane ngritur postblloqe ne te gjitha akset rrugore, por ende nuk eshte bere i mundur ndalimi i dy te tjereve. Dihet vetem se ata jane larguar nga vendngjarja me nje automjet”, thote zedhenesi i drejtorise se policise se qarkut Aldo Puca. Uniformat blu te Dibres jane lidhur me tre komisariatet fqinje, ate te Mirdites, Burrelit dhe Kukesit te cilet kane ngritur postoblloqe ne rruget nacionale. Burime policore thane mbreme se gjate nates pritet te filloje “krehja” e zones, e cila konsiderohet teper e veshtire per shkak te debores qe ka arritur ne lartesine e 1,5 metrave. Gjithashtu policia ka kerkuar perforcime nga komisariatet fqinje, pasi me efektivet qe ka ne dispozicion ka veshtiresi ne kontrollin e gjithe shtigjeve malore.

    Kerkuam fejesen, fqinjet refuzuan

    Ngjarja mesohet se ka zanafillen disa muaj me pare me pare, qe kur Granit Gjoci eshte kthyer nga Greqia ku punonte si punetor sezonal. Lidhja e dy te rinjve ka rene ne sy te vellezerve Buci te cilet e kane paralajmeruar disa here Gjocin. Familjare te vellezerve Buci kane treguar se ata i kane cuar Gjoceve mesazhin se “lidhja midis dy te rinjve do te kurorezohej me fejese ose djali te largohej prej motres se tyre”. Burime prane familjeve saktesojne se per presionet e vellezerve Gjoci ka patur dijeni edhe policia vendore, por nuk e ka marre ceshtjen seriozisht. Banore te fshatit i kane treguar policise se Nazife Buci i ka kerkuar te fejohet dhe Gjoci e ka pranuar ate. Me pas ceshtja ka ndryshuar permasat duke kaluar ne ato familjare. Ferit Buci i ati i Nazifes i ka kerkuar qe ta merrte vajzen perndryshe turpi nuk gelltitet kaq lehte ne Malesi, por Xheladin Gjoci nuk ka pranuar duke e detyruar dhe djalin te mos benin miqesi me Bucet. Familjare te Buceve kane treguar se reagimi i familjes se emigrantit ka bere te lindin dyshime per qellime jo serioze nga ana e djalit.

    “Gjoci ishte paralajmeruar”

    Nje nder familjaret e vellezerve te akuzuar, K.Buci, tregon per “Koha Jone” se krimi I djeshem ishte I paralajmeruar. “Prej disa kohesh ne kemi marre vesh kete lidhje te dy te rinjve por nuk mendonim se ngjarjet do te mernin keto permasa. Granit Gjoci edhe pse ishte paralajmeruar ta linte te qete vajzen nuk eshte stepur, por vellezerit duke qene gjithmone dyshues e kishin ruajtur”. K. Buci ka treguar se dhe pikerisht dje Gjoci kishte shfrytezuar vetmine vajzes ne shtepine e saj. “Ka qene nje moment i veshtire per ta, nje rast i tille nuk falet kollaj ne Malesi ku neser te gjithe do te benin me gisht. Keshtu kane menduar se mund te vendosin nderin ne vend” ka perfunduar i afermi i familjes Buci.

    “Nafizja u nxitua te lidhej me emigrantin”

    Nje bashkemoshatare e Nafijes me iniciale A.V ka treguar ne linje telefonike per “Koha Jone” se shoqja e saj ishte nxituar ne lidhjen me emigrantin. “Une i kam njohur shume mire djemte e Ferit Bucit, gjithashtu dhe Nazifen e cila ra viktime e nje dashurie me nje njeri te qe ishte kthyer rishtas nga emigrimi dhe nuk e njihte mire. Vellezerit Buci punonin dhe shikonin hallet e tyre duke mos u ndjere ne fshat as per mire as per keq e te tille i njeh i gjithe fshati por turpi i ka detyruar te marrin kete vendim ekstrem. Kjo eshte ngjarje e turpshme per gjithe zonen e jo me per familjen”- thote 18-vjecarja, duke mos ditur te komentoje me tej ngjarjen.

  2. #2
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Plumba per nder, vrasin motren me te dashurin

    Tre vėllezėr masakrojnė motrėn me tė dashurin: Vramė pėr nder

    Krimi trondit Lurėn. 20-vjeēarja dhe fqinji i saj vriten pas refuzimit tė lidhjes. Kapet njė prej tyre, pranon vrasjen

    Tre vėllezėr vrasin motrėn dhe tė dashurin e saj. E konsiderojnė mė tė ndershme vrasjen, se sa njė lidhje dashurie tė motrės sė re. Krimi i rėndė u krye dje, mė 5 dhjetor tė motit tė shtatė tė mijėvjeēarit tė tretė, nga Selman, Urim dhe Ylli Buci, tre burra malesh, nga ata qė martohen me mblesėri dhe interesohen mė shumė pėr familjen e gruas, se sa pėr vetė gruan me tė cilėn do tė ndajnė jetėn. Njė krim i pashpjegueshėm pėr shumicėn e shqiptarėve, por qė fatkeqėsisht vazhdon tė justifikohet nga njė numėr jo i vogėl i bashkėshtetasve tanė. Nė komunitetet e mbyllura mes maleve, ata njerėz qė i rrinė anash rrjedhės sė kohės, kanė ende pushkėn shpėtimtare tė nderit dhe dashurinė, armike tė tij.

    Nazife Buci, e cila ende nuk i kishte arritur tė njėzetat, kishte guxuar tė dashuronte fqinjin e saj, Granitin bashkėmoshatar, me tė cilin kishte luajtur deri para pak vitesh nė sheshin e vogėl pėrpara shtėpive tė tė dyve, nė qendėr tė fshatit Lurė tė Dibrės. Familjet shkonin mirė dhe dy tė rinjtė mendonin tė bėheshin sebepi i njė miqėsie qė do tė shkonte pėrtej asaj qė lidh fqinjėt. Por ishin ende tė rinj, e tė pafuqishėm pėr tė ngritur familje, ndaj kishin vendosur tė dashuroheshin "vjedhurazi" deri sa t‘u trokiste ora.

    Nė fakt, ora trokiti krejt e zezė dje paradite. Familja e vajzės arriti ta zbulonte lidhjen dhe tre vėllezėrit e mėdhenj vendosėn tė pėrdorin pushkėt pėr ta mbyllur kėtė mesele. I gjetėn tė dy, Nazifen dhe Granitin, diku prapa shtėpive dhe i ekzekutuan nė vend, me kallashnikovėt qė kishin ruajtur qė nga viti 1997 pėr tė mbrojtur pronat dhe nderin e familjes.

    Kur u njoftua policia, vrasėsit kishin kohė qė kishin marrė rrugėn e arratisė, sepse nė Lurė nuk ka as telefon fiks e as valė pėr celularė. Nė mesditė, dhjetėra policė morėn rrugėn pėr fshatin e thellė, qė njihet nga tė gjithė pėr shtatė liqenet qė ka pranė. U deshėn pak minuta qė gjithēka tė bėhej e qartė pėr policinė. Tre vėllezėr vranė motrėn, Nafize Buci, 19 vjeē dhe tė dashurin e saj Granit Gjoshi, nė tė njėjtėn moshė. Arsyeja: Nderi.

    Dikush nė fshat u tregoi policėve se pas krimit, tė tre vėllezėrit morėn rrugėn e vetme qė tė nxjerr nga fshati, hipur nė njė furgon. Pas furgonit u nis edhe njė "Fuoristrada". Rruga tė nxjerr nė Rrėshen dhe policėt llogaritėn se vrasėsit nuk mund tė kishin shkuar mė larg se aq. Menjėherė u vendosėn postblloqe nė tė gjitha akset rrugore qė tė ēojnė e tė nxjerrin nga Rrėsheni. Fotot e tre vėllezėrve u shpėrndanė nė tė gjitha komisariatet e Veriut. Nga Tirana u nis me urgjencė Tonin Vocaj, drejtori i Krimeve tė Hapura nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit. Por deri nė mbrėmje vonė vrasėsit nuk u kapėn. Aty nga ora 17:00, njė nga tė afėrmit e vrasėsve komunikoi me policinė. Tha se kishte folur nė telefon me tre vėllezėrit e arratisur dhe parashtroi kushtet qė ata ofronin pėr t‘u dorėzuar. Kėrkonin qė pėr krimin tė arrestohej vetėm njėri. Policia nuk pranoi paktin dhe kėrkimi vazhdoi pėrsėri maleve e pyjeve. Nė orėn 21:00, nėndrejtori i Policisė sė Dibrės konfirmon kapjen e njėrit prej tre vėllezėrve. "Kemi arrestuar Urim Bocin, 32 vjeē. Kishte edhe armėn e krimit me vete, njė kallashnikov dhe ka pranuar se e ka vrarė ai motrėn dhe tė dashurin e saj", mėsohet tė ketė raportuar me telefon nga Lura nėndrejtori. Pas kėtij arrestimi, njė pjesė e forcave policore kanė nisur udhėtimin e kthimit drejt Dibrės, pėr tė ēuar nė qeli Urimin, qė tashmė i ka lehtėsuar disi vėllezėrit e tjerė, duke pranuar se vetėm ai e ka shkrepur armėn.

  3. #3
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Plumba per nder, vrasin motren me te dashurin

    Dibėr, tre vėllezėrit Buci kanė vrarė motrėn 17 vjeē dhe tė dashurin e saj teksa ndodheshin nė shtrat. Ngjarja e paramenduar kohė mė parė.

    Ekzekutojnė motrėn dhe tė dashurin sepse po bėnin seks

    DIBĖR- Vėllezėrit ekzekutojnė motrėn e tyre adoleshente dhe tė dashurin e saj pasi i gjetėn duke bėrė seks. Ngjarja tragjike ka ndodhur paraditen e djeshme nė banesėn e familjes Buci nė fshatin Lurė tė rrethit tė Dibrės. Dy tė rinjtė, Nazife Buci dhe Granit Gjosi, respektivisht 17 dhe 18 vjeē janė ekzekutuar teksa ndodheshin sė bashku nė shtrat nga vėllezėrit e vajzės, Selman Buci, Urim Buci dhe Ylli Buci. Ata kishin kohė qė kishin planifikuar vrasjen dhe po prisnin vetėm momentin qė tė kapnin tė dashurin e motrės nė shtėpinė e tyre.

    Tre vėllezėrit Buci kishin kohė qė dyshonin pėr njė lidhje tė motrės sė tyre 17- vjeēare Nazifes. Madje ata kishin dėgjuar se shpesh herė i dashuri i motrės sė tyre, i cili banonte si ata nė fshatin Lurė tė Dibrės, shkonte nė shtėpinė e tyre kur Nazifja ishte vetėm. Fillimisht ata kanė pyetur motrėn pėr vėrtetėsinė e kėsaj ngjarjeje dhe kur ajo ia ka mohuar janė pėrgatitur pėr tė kapur tė dashurin e saj nė flagrancė. Selman, Urim dhe Ylli Buci kanė pritur pėr njė muaj qė tė shikonin motrėn me tė dashurin e saj 18- vjeēar, Granit Gjosi. Por ēifti i tė rinjve e kishte mėsuar kėtė gjė dhe gjithmonė i fshihej vėllezėrve. Madje qė nga ajo kohė ata nuk ishin takuar fare. Por paraditen e djeshme vajza i ka dėrguar fjalė tė dashurit se ajo mund ta takonte atė ditė sepse do tė ishte e vetme nė shtėpi. Vėllezėrit i kishin thėnė Nazifes se do tė shkonin nė mal pėr tė prerė dru pėr dimrin dhe se ajo duhet tė rrinte e vetme nė shtėpi. Gjatė kėsaj kohe ata i kishin kėrkuar tė motrės qė tė gatuante nė mėnyrė qė kur tė ktheheshin, pas disa orėsh, tė gjenin gjithēka gati.Me tė mėsuar kėtė lajm 18- vjeēari Granit Gjosi ka shkuar nė shtėpinė e tė dashurės sė tij dhe ėshtė fshehur nė pritje qė tė dalin prindėrit dhe njerėzit e tjerė tė familjes sė saj. Rreth orės 11.00 djali 18- vjeēar ka parė qė tre vėllezėrit Selman, Urim dhe Ylli Buci tė dalin nga shtėpia.Ai i ka ndjekur ata deri sa janė larguar pėrmes njė shtegu tė hapur nė dėborė dhe mė pas ėshtė kthyer nė oborrin e shtėpisė tė sė dashurės. Nė atė moment ajo ia ka bėrė me shenjė se gjithēka ishte gati dhe se ai mund tė shkonte brenda.

    Djali ka hyrė me nxitim nė shtėpi duke qenė tepėr i sigurtė se nuk e kishte parė askush. Por largimi i vėllezėrve tė vajzės ishte i gjithi njė kurth i sajuar prej tyre. Ata ishin fshehur disa metra larg shtėpisė duke pritur qė i dashuri i motrės tė hynte brenda. Menjėherė tre vėllezėrit kanė marrė armėt qė i kishin fshehur jashtė shtėpisė dhe kanė rrethuar banesėn. Ata nuk i kanė lėnė asnjė shteg tė dashurit tė motrės dhe vetė asaj qė tė shpėtonte. Nė orėn 11 e 30 minuta ata kanė hyrė brenda nė banesė duke gjetur tė motrėn dhe tė dashurin e saj tė shtrirė nė shtrat nė dhomėn e gjumit. Dy tė rinjtė nuk kanė pasur asnjė mundėsi qė tė reagojnė apo tė mbrohen pasi njė breshėri e gjatė automatiku i ka lėnė tė vdekur nė vend. Nga rindėrtimi i ngjarjes qė ka bėrė policia ėshtė zbuluar se ēifti ėshtė qėlluar fillimisht nga jashtė shtėpisė. Plumbat e parė janė qėlluar nga dritarja dhe mė pas ėshtė qėlluar sėrish nga njė distancė e afėrt. Dyshohet se ai qė ka qėlluar ėshtė 32- vjeēari Urim Buci. Pasi kanė kryer krimin, tre vėllezėrit nuk janė menduar aspak dhe kanė dalė tepėr qetėsisht nga shtėpia. Sipas banorėve tė fshatit, ata kanė vazhduar rrugėn tė qetė nė drejtim tė Mirditės.

    Krismat e armėve kanė alarmuar banorėt e fshatit tė cilėt kanė dalė tė shohin se ēfarė kishte ndodhur. Pak minuta pasi kanė parė tre vėllerzėrit qė tė largohen nga shtėpia ata kanė hyrė atje dhe janė tmerruar nga ajo qė i ka dalė pėrpara syve. Menjėherė ata kanė njoftuar policinė lokale dhe kanė denoncuar ngjarjen e ndodhur. Por edhe pas kėtij njoftimi policisė i janė dashur orė qė tė shkojė nė vendin e ngjarjes dhe tė shikojė se ēfarė kishte ndodhur.




    Graniti e Nazifja ishin njohur qė tė vegjėl dhe tėrė kohėn rrinin bashkė por askush nė fshat nuk kishte besuar se duheshin



    DIBĖR- Historia e dashurisė mes dy tė rinjve kishte nisur qė nė moshė tė mitur, kur ata ishin ende nė shkollėn 8- vjeēare por askush nuk kishte besuar seriozisht nė tė. Pas marrjes nė pyetje tė tė dy familjeve dhe banorėve tė fshatit, hetuesit kanė zbuluar edhe fillesėn e kėsaj lidhjeje qė pėrfundoi dje nė mėnyrėn mė tragjike tė mundshme. Sipas tyre, zakonet kanunore, tė cilat vazhdojnė qė tė ekzistojnė ende nė kėto zona tė thella malore, kanė bėrė qė lidhja ndėrmjet dy tė rinjve tė pėrfundonte nė kėtė mėnyrė makabre. Sipas tyre, familja e vajzės nuk mund ta pranonte nė asnjė mėnyrė qė kjo histori tė vazhdonte mė gjatė.

    Hetuesit e policisė sė Dibrės kanė nisur hetimet pėr tė zbuluar mė shumė nė lidhje me dy tė rinjtė, jeta e tė cilėve pėrfundoi tragjikisht dje. Burimet e policisė pohuan se banorėt e fshatit e dinin qė nė fillim pėr kėtė lidhje por askush nuk e ka besuar shumė. "Ata janė njohur nė shkollėn tetėvjeēare. Djali ishte njė vit mė i madh por ata rrinin tėrė kohėn bashkė. Duke banuar nė njė fshat, tė gjithė i shikonim qė rrinin bashkė. Edhe pas shkollės fillore i kemi vėnė re se rrinin shumė me njėri- tjetrin por askush nuk mendonte se ata kishin krijuar njė lidhje dashurie mes tyre. Kėtu nė fshat ėshtė e pamundur qė tė krijosh njė lidhje dashurie. Mė parė duhet tė pyesėsh familjet dhe tė respektosh zakonet qė ka edhe kanuni",- kanė thėnė pėr policinė banorėt e fshatit. Sipas tyre, pėr kėtė shkak askush nuk i ka kushtuar shumė rėndėsi kėsaj lidhjeje por pak muaj mė parė kanė nisur qė tė dalin edhe fjalėt e para. Njerėzit kanė folur nė fshat se kėta tė dy mund tė ishin tė lidhur me njėri- tjetrin dhe kjo i ka shkuar nė vesh tė dyja familjeve. Vėllezėrit e vajzės e kishin pyetur Nazifen se si ishte e vėrteta e lidhjes sė saj me Granitin por ajo e kishte mohuar atė. Pas disa ditėsh debate dhe pyetjesh vėllezėrit ia kishin ndaluar tė motrės qė tė fliste me Granit Gjosin, e jo mė tė rrinte me tė. Kjo gjė e ka mėrzitur tej mase vajzėn, e cila ka kėrkuar nė tė gjitha mėnyrat pėr tė takuar tė dashurin e saj 18- vjeēar.

    Ndėrkohė djali i ka dhėnė njė tjetėr pėrgjigje familjes sė tij. Ai ka pranuar se kishte njė lidhje me 17- vjeēaren Nazife Gjuzi dhe se donte tė lidhte jetėn me tė. Madje ai i ka pohuar prindėrve se lidhja kishte nisur prej kohėsh dhe se vajza ishte dakord qė tė vazhdonte mė tej. "Ata janė njohur qė tė vegjėl dhe me kalimin e viteve kishin vendosur qė ta lidhnin jetėn me njėri- tjetrin", kanė pohuar fqinjėt e tyre pėr policinė. Sipas tyre, familja e vajzės njihej si njė nga mė tė mirat nė fshat dhe brenda pak kohėsh njerėzit e djalit do tė kėrkonin dorėn e saj.



    Njohja


    Ganit Gjosi dhe Nazife Buci ishin njohur qė tė vegjėl bashkė. Ata kishin shkuar nė tė njėjtėn shkollė, ishin rritur nė tė njėjtin fshat dhe gjithmonė rrinin bashkė. Kjo ka nisur qė kur ata ishin nė shkollėn tetėvjeēare nė fshatin Lurė tė Dibrės



    Dashuria



    Me kalimin e viteve dy fėmijėt u rritėn dhe ata filluan tė mendonin seriozisht pėr njėri- tjetrin. Mes tyre lindi njė histori dashurie, e cila u mbajt e fshehtė ndaj tė tjerėve. Kur nė fshat dolėn fjalėt vajza e mohoi ndėrsa djali u pėrgatit pėr fejesė



    Sherri



    Tre vėllezėrit e vajzės, Selman, Urim dhe Ylli Buci, nuk e kanė besuar atė kur i ka thėnė se nuk kishte asnjė lidhje dashurie me 18- vjeēarin Granit Gjosi. Ata kanė nisur ta ngacmojnė dhe disa herė kanė arritur deri sa janė zėnė pėr kėtė ēėshtje



    Vrasja



    Tre vėllezėrit kishin kohė qė po ruanin motrėn e tyre dhe dje ata kanė parė Granit Gjosin qė tė hyjė nė shtėpinė e tyre. Disa minuta mė pas ata kanė shkuar nė shtėpi tė armatosur dhe i kanė gjetur tė dy nė shtrat duke i qėlluar pa paralajmėrim

    Arrestimi

    Nė orėn 21.00 tė mbrėmjes policia ka arrestuar Urim Bucin, i cili ka pranuar krimin dhe ka dorėzuar armėn. Unė i kam vrarė tė dy. I vrava pėr nder. Ai njeri kishte hyrė nė shtėpinė tonė dhe mė kishte dhunuar. Mė kishte prishur nderin", -tha ai



    Arrestohet nė mbrėmje njėri prej vėllezėrve, i dyshuar si autori i krimit. Urim Buci dorėzon edhe armėn e vrasjes



    DIBĖR- Nė orėt e mbrėmjes sė djeshme policia e Dibrės ka mundur qė tė arrestojė njė prej vėllezėrve Buci, i cili akuzohet se ėshtė edhe autori i vrasjes sė motrės sė tij 17- vjeēare dhe tė dashurit tė saj 18- vjeēar. Urim Buci, 32 vjeē, ėshtė prangosur nga policia nė dalje tė fshatit Lurė, ku edhe ka ndodhur vrasja. Nė orėn 21 e 10 minuta tė mbrėmjes ai ėshtė kapur nga policia nė njė prej shtigjeve tė hapura nė dėborė. Sapo ka parė uniformat blu, Urim Buci, nuk ka bėrė aspak rezistencė por ėshtė dorėzuar. Ai kishte me vete edhe njė automatik tip kallashnikov por nė asnjė rast nuk ka tentuar qė ta pėrdorė. Urim Buci ka hedhur armėn pėrdhe dhe ėshtė afruar tek policia me duart nė ajėr. "Mos mė qėlloni. Po dorėzohem",- ka pohuar 32- vjeēari pėrpara policisė. Ndėrkohė, nė komisariat ai ka pohuar se ka vrarė tė motrėn dhe tė dashurin e saj. "Unė i kam vrarė tė dy. Arma me tė cilėn i vrava ėshtė ajo qė kisha me vete kur mė arrestuat. Gjithēka e kam bėrė unė. I vrava pėr nder. Ai njeri kishte hyrė nė shtėpinė tonė dhe mė kishte dhunuar. Mė kishte prishur nderin",- ka thėnė 32- vjeēari nė komisariatin e policisė sė Dibrės. Ai ka marrė pėrsipėr gjithēka duke u munduar qė tė shfajėsojė dy vėllezėrit e tjerė, Yllin dhe Selmanin. Menjėherė pas kėsaj deklarate policia ka bėrė njė ekspertizė tė shpejtė tė armės dhe prej saj ka rezultuar se ėshtė pikėrisht automatiku qė ka qėlluar mbi dy tė rinjtė. "Urim Buci, 32 vjeē, ėshtė arrestuar me akuzėn e vrasjes ndėrkohė qė janė nė kėrkim edhe dy vėllezėrit e tij. Nėse ata nuk kanė marrė pjesė nė vrasje tė paktėn do tė akuzohen pėr bashkėpunim nė kryerjen e krimit. Dyshojmė se edhe ata ndodhen nė zonėn pėrreth fshatit. Trashėsia e dėborės dhe i ftohti i madh i ka penguar ata qė tė largohen nga zona. Problemi ėshtė se bėhet fjalė pėr njė zonė tepėr tė gjerė dhe se ata janė njohės shumė tė mirė tė saj",- thanė dje hetuesit e ēėshtjes.



    "E dinim pėr lidhjen dhe po mendonim qė tė dėrgonim njerėz tek familja Buci. Ajo vajzė na pėlqente shumė"



    DIBĖR- Burimet zyrtare tė policisė sė Dibrės pohuan dje se ngjarja ka ndodhur rreth orės 11. 30 tė paradites dhe ata kanė shkuar nė vendngjarje disa orė mė vonė. Nė momentin qė policia ka hyrė nė banesėn e familjes Buci, ku kishte ndodhur edhe krimi, kanė gjetur dy tė rinjtė gjysmė lakuriq tė shtrirė nė shtrat. "Ata ishin tė mbuluar nga gjaku dhe nuk kishin asnjė shenjė jete. I gjithė shtrati ishte mbuluar nga gjaku dhe muret mbanin predhat e plumbave",- thanė dje hetuesit qė mbėrritėn tė parėt nė vendin e ngjarjes. Ata kanė marrė nė pyetje personat qė kanė njoftuar policinė dhe mė pas kanė shkuar nė familjen e vajzės. Ata kishin mėsuar pėr krimin e ndodhur dhe ishin kthyer me urgjencė nė shtėpi. Burimet e policisė nuk kanė dhėnė shumė detaje nga dėshmia e familjarėve tė vajzės. Ndėrkohė hetuesit kanė shkuar edhe nė shtėpinė e Granit Gjosit, tė cilėt kanė pohuar se e dinin qė djali i tyre kishte njė lidhje me 17- vjeēaren Nazife Buci. "Ne e dinim pėr lidhjen e djalit me Nazifen. Ne na pėlqente ajo vajzė dhe donim qė ata tė kishin njė lidhje serioze. Donim qė atė vajzė ta kishim nuse nė shtėpinė tonė. Pak kohė mė parė ishim bėrė gati qė tė dėrgonim edhe njerėz nė shtėpinė e familjes sė 17- vjeēares qė t'i kėrkonim zyrtarisht dorėn e vajzės por tashmė ēdo gjė mbaroi",- kanė thėnė pėr policinė prindėrit e 18- vjeēarit Granit Gjosi.



    Policia, kėrkime nė 1.5 metra dėborė



    Kėrkimet pėr autorėt e krimit kanė vazhduar gjatėgjithė ditės sė djeshme. Policia e Dibrės ėshtė lidhur me komisariatet fqinjė dhe sidomos me atė tė Mirditės, ku edhe mendohet se edhe janė larguar autorėt e krimit. Ata janė njohės tė mirė tė terrenit dhe mendohet tė jenė fshehur nė zonėn pėrreth fshatit. Policia lokale ka urdhėruar edhe ngritjen e postoblloqeve nė rrugėt nacionale ndėrkohė qė informatorėt janė duke kėrkuar dy vėllezėrit Buci. Burimet e policisė pohuan se situata ėshtė disi e vėshtirė pasi bora ka arritur njė trashėsi deri nė 1.5 metra dhe numri i punonjėsve tė policisė ėshtė i kufizuar.

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Plumba per nder, vrasin motren me te dashurin

    no koment

  5. #5
    i/e rregjistruar 20% Maska e argjiro
    Anėtarėsimi
    Sep 2007
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    108
    Reputacioni
    0

    Re: Plumba per nder, vrasin motren me te dashurin

    keto budalliqe mund te ndohdhin vetem ne nje vend i mbertur shume mbrapa, pikerisht shqiperia. nuk d ishte me e thjeshte qe te fejoheshin me qe duheshin? dhe asnje nuk do vinte gishtin. apo fshataret jane mesuar te bejn martesa te kombinuara me mire, edhe se dy nuk duhen apo nuk jane pare asnje here ata i fejojn njelloj. mua me duket me shume turp ky, se eshte nje shenje antikiteti se sa dy qe duhen te shikohen.

  6. #6
    i/e rregjistruar 35% Maska e PoLiGrAfIkSi
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    SOUTH BEACH MIAMI
    Postime
    852
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Plumba per nder, vrasin motren me te dashurin

    ca ti besh keshtu e ka jeta ca shikojne shume large ca asnje pellembe large syve

  7. #7
    i/e rregjistruar 20% Maska e Alb-Angel
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    385
    Reputacioni
    0

    Re: Plumba per nder, vrasin motren me te dashurin

    Ahhhh injorance e kombinuar me europen nga e prapa vetem!!

    Gjynah vajza dhe djali............

  8. #8
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: Plumba per nder, vrasin motren me te dashurin

    E moren nderin tani?!?!?!!?!
    Nuk kam komente per gjera te pa konceptueshme! Vetem o zot larg injorances!

  9. #9
    i/e rregjistruar 20% Maska e argjiro
    Anėtarėsimi
    Sep 2007
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    108
    Reputacioni
    0

    Re: Plumba per nder, vrasin motren me te dashurin

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Alb-Angel
    Ahhhh injorance e kombinuar me europen nga e prapa vetem!!

    Gjynah vajza dhe djali............

    gjynah albi!!! i ka rene mendjes me shkop. cke me albi ca te ka gjet?? shiko se ka strizzacervelli plot.

  10. #10
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: Plumba per nder, vrasin motren me te dashurin

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga argjiro
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Alb-Angel
    Ahhhh injorance e kombinuar me europen nga e prapa vetem!!

    Gjynah vajza dhe djali............

    gjynah albi!!! i ka rene mendjes me shkop. cke me albi ca te ka gjet?? shiko se ka strizzacervelli plot.
    [highlight=#FF4000:1778t6fe]Ju lutem, ne tema te tilla duhet te kini respekt per ngjarjet, prandaj nuk eshte e nevojitshme te komentoni pergjigjet e anetarve![/highlight:1778t6fe]

  11. #11
    i/e rregjistruar 20% Maska e argjiro
    Anėtarėsimi
    Sep 2007
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    108
    Reputacioni
    0

    Re: Plumba per nder, vrasin motren me te dashurin

    quando ce vol ce vol

  12. #12
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Plumba per nder, vrasin motren me te dashurin

    Ca do te thote kjo se nuk di Italisht une?

    Eshte kunder rregullave te forumit shkrimi ne gjuhe te huaj!

  13. #13
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Plumba per nder, vrasin motren me te dashurin

    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga argjiro
    quando ce vol ce vol
    kur duhet duhet...
    po do ishte me mire shqip

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-11-2012, 03:54 PM
  2. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-05-2012, 07:51 PM
  3. Quiz - Pse e vrau motren?
    Nga PinkPrincess nė forum Lojra, Quize dhe Rebuse
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 20-02-2012, 07:28 PM
  4. Plumba mbi nje grua, nuk i la ti vrisnin te birin
    Nga labja nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-06-2011, 02:24 PM
  5. Plumba per lojen e bilardos, dy te plagosur.
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2007, 01:50 PM