Receta Gatimi

Emigrantėt, 29 mln euro mė pak pėr familjet nė Shqipėri !!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Emigrantėt, 29 mln euro mė pak pėr familjet nė Shqipėri !!





    Familjet nė Shqipėri morėn mė pak para nga tė afėrmit e tyre qė punojnė si emigrantė jashtė shtetit. Mėsohet se gjatė gjithė vitit tė shkuar, nė vend hynė rreth 660 milionė euro nėpėrmjet dėrgesave tė emigrantėve. Shuma e parave qė emigrantėt shqiptarė u kanė dėrguar familjarėve tė tyre nė 2011-ėn pėrllogaritet tė jetė rreth 29 milionė euro mė pak se viti 2010. Tė dhėnat janė publikuar nė raportin e Bankės sė Shqipėrisė pėr vitin 2011.

    Pėrgjatė viteve tė fundit, dėrgesat kanė pasur nė ecuri rėnėse, ku shkaku kryesor ka qenė kriza qė po pėrjetojnė vende si Greqia dhe Italia, ku kanė emigruar edhe pjesa mė e madhe e emigrantėve. Megjithatė, ritmet e rėnies kanė qenė mė tė ulta nė vitin e shkuar krahasuar me vitet e mėparshme dhe kjo lidhet me njė shpjegim: pėrkeqėsimi i situatės nė Greqi, e cila bėri qė njė pjesė e emigrantėve t’i transferonin kursimet e tyre nė Shqipėri.

    Zyrtarisht janė rreth 1.4 milionė shqiptarė, tė cilėt punojnė dhe jetojnė jashtė vendit, ku pjesa mė e madhe ndodhen nė Greqi (rreth 47 %) dhe Itali (rreth 36 %). Duke parė kėto shifra, natyrisht edhe pjesa mė e madhe e dėrgesave vijnė nga kėto vende. Por janė pikėrisht shtetet e mėsipėrme qė po pėrballen me krizėn kur Greqia ishte nė prag tė njė falimenti kurse Italia pėrbėn ende shqetėsim pėr BE-nė. “Gjatė kėsaj periudhe, flukset hyrėse tė dėrgesave tė emigrantėve shėnuan rėnie me rreth 8.6 pėr qind nė terma vjetorė. Zhvillimet me situatėn e punėsimit nė vendet fqinje, veēanėrisht nė Itali dhe Greqi sugjerojnė pėr vazhdimėsi tė trendit rėnės tė kėtij elementi tė llogarisė korente edhe nė tė ardhmen”, – thekson Guvernatori Fullani nė raportin e Bankės sė Shqipėrisė pėr vitin 2011.

    Por pėr ēfarė pėrdoren dėrgesat e emigrantėve nga familjet e tyre nė Shqipėri? Njė studim i Institutit “Agenda” ka nxjerrė se pjesa mė e madhe e dėrgesave pėrdoren ose pėr tė blerė ilaēe ose pėr ushqime. Ēmimet e larta tė tyre por edhe ulja e dėrgesave gjatė viteve tė fundit bėn qė pjesa mė e madhe e familjarėve sipas studimit, tė mos kursejė asnjė euro nga paratė e dėrguara.

    Nisur edhe nga efekti psikologjik i krizės, por edhe ulja e dėrgesave, familjet janė tė prirura qė shpenzimet nė vlera tė mėdha, tė cilat kanė tė bėjnė kryesisht me blerje tė pasurive tė paluajtshme, makina apo mobilim shtėpie, t’i shtyjnė pėr njė kohė tjetėr, kur ata tė jenė tė bindur se situata financiare do tė jetė mė e mirė.





    “Shqipėria si Greqia, nuk kthehemi”

    Kriza qė po pėrjeton Greqia u duk se do tė bėnte qė emigrantėt tė ktheheshin pėr tė filluar njė jetė tė re nė atdhe, por nuk ndodhi kėshtu. Pėrveē flukseve tė fillim-vitit tė shkuar, i cili zgjati jo mė shumė se dy-tre muaj, tashmė ka njė ulje tė ndjeshme tė kthimit tė tyre. Tashmė emigrantėt qė jetojnė dhe punojnė nė Greqi janė mė pak tė prirur pėr t’u kthyer nė Shqipėri. Shkaku? Emigrantėt mendojnė se situata nė Shqipėri ėshtė e njėjtė me atė nė Greqi. Kėto janė pėrfundimet e njė sondazhi tė kryer nga Fondi Grek pėr Politikat e Jashtme, i cili ndėr tė tjera rendit edhe frikėn pėr tė t’u integruar nė realitetin shqiptar tė emigrantėve qė kanė menduar kthimin.

  2. #2
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    po de po... kriz gjithkund... :S

    sa i perket kthimit, eshte normale qe ata nuk mund te kthehen ne Shqiperi... sepse kane ndertuar jeten atje, dhe ne Shqiperi ndryshon sikur nata me diten!!

    Po te shpresojme qe do behet mire atje, se tybe zor per Shqiptaret qe jane atje :S

  3. #3
    Postues Nderi Lirenti-Addicted Maska e TraHaNa
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Postime
    1,532
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    dale dale, akoma skemi pare gje

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. “Paturpėsia” nė Facebook po shkatėrron familjet!!!!
    Nga labja nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-07-2011, 08:36 PM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2010, 05:59 PM
  3. 2.8 milionė euro pėr pastrimin e minave nė Shqipėri
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2009, 05:44 PM
  4. Familjet mbreterore me te pasura te botes
    Nga eugjeni nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 02:17 PM
  5. Familjet mbretėrore mė tė pasura tė botės
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2008, 05:50 AM