A pyeteni shpesh se nė cilėn fazė gjendet lidhja juaj? Ju paraqesim disa etapa nėpėr tė cilat duhet tė kalojnė tė gjitha ēiftet, pa marrė parasysh se pėr sa kohė janė nė njė lidhje.

Pėrvojat nė dashuri janė tė ndryshme. Nėse keni pasur disa lidhje nė jetė, dihet se secila lidhje ėshtė mė ndryshe se ajo paraprake.

Por, ekzistojnė edhe disa gjėra qė kanė tė pėrbashkėta. Pėr shembull, fazat nėpėr tė cilat do tė kaloni pak a shumė janė tė ngjashme, pa marrė parasysh se me ēfarė personi jeni. Nė vijim ju paraqesim disa prej fazave qė do tė kaloni.


Faza 1: Dashuria e verbėr

Kjo ėshtė faza e parė pėr secilėn lidhje. Pothuajse gjithnjė fillon me nevojėn intensive pėr tė qenė sa mė afėr me personin pėr tė cilin jeni tė interesuar. Ndoshta ju tėrheq edhe seksualisht, e ndoshta ju pėrshtatet edhe si bashkėbisedues. Nė ēdo rast, nė kėtė fazė tejkaloni tė gjitha mangėsitė qė partneri juaj ka dhe pėrqendroheni vetėm nė anėt e mira tė tij.



Faza 2: Mirėkuptimi

Nė kėtė fazė tė dy partnerėt fillojnė tė njihen mė mirė. Filloni biseda tė gjata pėr familjet, lidhjet e mė pashme dhje rreth asaj qė dėshironi nė jetė. Nė kėtė fazė gjithēka ndikon bukur dhe me romancė.



Faza 3: Grindja e parė

Pas disa javė apo muaj, pason grindja e parė e cila krijon njė hendek midis partnerėve.



Faza 4: Krijimi i qėndrimit

Gjatė kėsaj faze qė tė dy formoni njė qėndrim pėr njėri tjetrin. Me kalimin muajve tashmė e dini se ēfarė mund tė prisni nga partneri dhe ēka ai mundet tė presė prej juve. Nėse kėto pritje dallojnė, atėherė do tė tentoni ta ndryshoni partnerin tuaj.



Faza 5: Formėsimi

E dini ēfarė prisni prej partnerit ideal dhe nė kėtė fazė do tė tentoni qė tė formėsoheni me idetė pėr njeri-tjetrin. Kėtu, shumėēka varet prej kompromisit dhe rreth asaj se sa jeni tė vendosur.



Faza 6: Lumturia

Nėse lidhja juaj tejkalon tė gjitha fazat paraprake ka gjasa qė tė mundeni t’i pėrshtateni njėri-tjetrit. Lidhja po rrjedh nė mėnyrė tė pėrsosur dhe ju jeni tė lumtur pranė njėri-tjetrit. Ndoshta edhe vendosni pėr martesė.

Faza 7: Dyshimet

Jeni nė lidhje tashmė disa vite dhe dyshimi, diku rrugės, ia ka dalė qė tė futet nė mesin tuaj. Nėse nuk jeni tė lumtur, pėr njė gjė tė tillė fajėsoni lidhjen. Gjatė kėsaj faze, partnerin tuaj do ta krahasoni me ish parterėt nga lidhjet paraprake. Pėr fat ekziston mundėsia qė ta tejkaloni kėtė fazė.



Faza 8: Hulumtimi seksual

Gjatė kėsaj faze seksi fillon ta luajė rolin kyē. Ndoshta do t’i ndryshoni qėndrimet dhe interesimi pėr seks do tė fillojė tė zhduket. Ose do tė hiqni dorė prej tij ose do tė tentoni qė ta shndėrroni nė njeri mė interesant. Mirėpo, interesimet tuaja do tė ndryshojnė dhe ndoshta njėri prej juve do tė ketė njė aferė.

Faza 9: Sinqeriteti

Jeni tė sigurt me njėri-tjetrin dhe besoni nė dashurinė tuaj. Ajo qė ėshtė mė kryesore ėshtė se tė dy e dini se ku ju dėrgon kjo fazė dhe jeni tė lumtur sė bashku. Pa marrė parasysh se sa tė lumtur jeni, mos ndaloni tė vlerėsoni atė qė keni. Prandaj, kur t’ju tregohet mundėsia, vėrtetojani njėri-tjetrit se keni dėshirė tė jeni sė bashku.

Burimi: Keshilla.Net