Receta Gatimi

Disa sekrete per ta bere mashkullin "tuaj" per vete!...


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21

    Djallėzore Disa sekrete per ta bere mashkullin "tuaj" per vete!...

    Kudo qė shkojmė shikojmė njerėz tė bukur, me fytyra tė mrekullueshme, flokė tė ndritshėm dhe buzėqeshje tė mahnitshme. Duket sikur e gjithė bota u takon atyre. Megjithatė bukuria dhe magnetizmi qė ka dikush shpeshherė bazohet tek karakteri i tij, tek gjendja shpirtėrore dhe tek mėnyra sesi komunikon me tė tjerėt.
    Nė qoftė se dėshironi tė bėni dikė pėr vete, mos hezitoni tė zbatoni sekretet qė ua zbulojmė enkas pėr ju.

    Personaliteti ėshtė pika juaj e fortė
    Njeriu qė tėrheq tė tjerėt ka sigurisht vetėbesim. Vetėbesimi nuk do tė thotė “jam e re, e suksesshme, seksi dhe mund tė kem gjithė botėn nėn kėmbėt e mia”. Mendime tė kėtij lloji fshehin iluzione qė mund t’ju bėjnė tė dukeni qesharakė. Asnjė njeri normal nuk beson se ėshtė i pėrkryer dhe pikėrisht aty qėndron bukuria e tij. Nė vija tė pėrgjithshme, specialistėt janė dakord me mendimin se personaliteti ėshtė tėrheqės dhe si rrjedhojė funksionon si magnet, sidomos kur pėrbėhet nga katėr karakteristikat e mėposhtme: durim, humor, sinqeritet dhe elasticitet.

    Durimi pėrqendrohet nė pranimin nga ana jonė i faktit qė ēdo individ ėshtė i veēantė. Njė njeri i duruar nuk sjell tė tjerėt nė pozicione tė vėshtira, sepse ėshtė pa komplekse, nuk i gjykon dhe nuk kėrkon nga ata gjėra tė parealizueshme. Ai e di cilėt janė kufijtė e tij dhe kėshtu ėshtė nė gjendje tė pranojė dhe kufijtė e tė tjerėve. Njė femėr qė di ēfarė kėrkon, nuk e gjykon partnerin e saj dhe nuk e nėnvlerėson atė pėr gabime tė vogla dhe njerėzore. Kjo lloj sjelljeje mund tė jetė shumė ēlodhėse pėr partnerin.

    Humori ėshtė njė faktor qė ka tė bėjė me sarkazmin ndaj vetvetes dhe jo me thėnie anekdotash. Sarkazma ėshtė njė shenjė zgjuarsie. Njeriu qė di mbi tė gjitha tė qeshė me veten e tij, tė jetė i kėndshėm nė shoqėri, tė bėjė surpriza nė njė lidhje, tregon se ėshtė njė njeri i pasur shpirtėrisht dhe ka shumė pėr t’i ofruar partnerit dhe shoqėrisė.

    Sinqeriteti ėshtė njė karakteristikė qė bind tė tjerėt pėr pastėrtinė e qėllimeve tona. Tregon ndershmėri, e cila ėshtė njė virtyt i rrallė nė kohėt tona.

    Elasticiteti ėshtė shumė i nevojshėm pėr pėrshtatjen tuaj nė situata tė ndryshme. Elasticiteti ėshtė shenjė dinamizmi, kurajoje dhe gatishmėrie. Falė tij mund tė vlerėsoni njė situatė, tė tregoni qė mund tė bėni pėr vete me njė flirt doktorė dhe avokatė, por edhe mekanikė dhe poetė. Kėshtu me ndihmėn e kėtyre vlerave, mund tė viheni nė kėrkim tė njohurive tė reja.


    Disa sekrete tė rėndėsishme
    Ėshtė shumė tėrheqėse tė shikoni dikė ngultas. Meshkujt nuk kanė probleme me shikimet e gjata; ato u pėlqejnė dhe i ēlodhin. Femrat nga ana tjetėr nuk kanė tė njėjtin mendim. Nė qoftė se njė mashkull ju shikon, nė fillim do t’ju pėlqejė shumė. Por sė shpejti kjo lojė kthehet nė njė lloj ankthi, sepse mund tė mendoni qė njė tip i tillė mund tė jetė anormal, dominues ose ..... i pangopur.

    Kur flirtoni, njė gjest shumė tėrheqės ėshtė ai kur i hidhni njė vėshtrim atij qė ndodhet pas jush, duke kthyer lehtė kokėn. Ėshtė njė gjest gjithmonė klasik dhe njė mėnyrė e kėndshme pėr tė filluar njė lojė flirti. Kur ju pėlqen dikush, vėshtrojeni ngultas pėrreth tre sekonda. Pastaj drejtojeni vėshtrimin tuaj anash dhe asnjėherė lart, sepse kjo tregon qė ju nuk interesoheni pėr tė.

    Do tė ishte mirė tė ndodheshit diku nė dritė kur jeni afėr njeriut qė ju intereson. Kėshtu ngjyra e syve tuaj bėhet mė e shndritshme dhe shikimi juaj bėhet shumė mė tėrheqės dhe joshės. Si shembull shikoni fotomodelet nė fotografitė e revistave tė ndryshme. Ato duken tė mrekullueshme nėn dritat e forta tė aparateve fotografikė.

    Njė flirt qė mbetet i paharrueshėm, nuk ėshtė ai qė pėrbėhet nga biseda tė kota mbushur me komplimente tė tepėrta, ose nėnkuptime seksuale. Flirt interesant ėshtė ai qė krijon ndėrmjet dy personave njė lidhje tė veēantė. Mund tė ndodheni nė situata ku mund tė zhgėnjeheni nga biseda qė nė minutat e para. Nė qoftė se bashkėbiseduesi juaj ia vlen, duhet tė keni parasysh disa detaje: Pėrqendroni vėmendjen tuaj tek personi qė keni pėrballė, tek eksperiencat dhe profesioni i tij. Tregoni dėshirėn tuaj qė ta njihni mė mirė, por pa u bėrė shumė agresive. Nė qoftė se pėr shembull, takoni njė doktor nė njė party, mos i thoni menjėherė: “Ah, ju jeni doktor, sa lekė fitoni nga puna juaj? “. Interesohuni pėr punėn e tij, pėr arsyet qė zgjodhi kėtė punė, cilat janė ėndrrat e tij. Pjesa mė e madhe e meshkujve e konsiderojnė kėtė sjellje tė parezistueshme.

    Mos pėrdorni egoizmin tuaj. Nė qoftė se pėr shembull, dikush ju thotė qė sapo ėshtė kthyer nga Parisi, mos ju pėrgjigjuni menjėherė: “Kam shkuar dhe unė nė Paris”. Pyeteni si ju duk qyteti, ku shkoi, ēfarė i bėri mė tepėr pėrshtypje. Kur tė mbarojė tregimin e tij mund tė tregoni eksperiencat tuaja.

    Nė qoftė se ju bėn njė kompliment, pėrpiquni tė mos flisni shumė”pėr veten tuaj. Mund t’ju thotė dikush: ”Nga mėnyra si flet, kuptoj tė duhet tė jesh e shkėlqyer nė punėn tėnde”. Pėrgjigja e saktė do tė ishte: “Faleminderit. Mė parė mė the qė tė pėlqen kitara. Ke luajtur ndonjėherė?”. Nė kėtė mėnyrė mėsoni gjėra pėr tė dhe nuk flisni shumė pėr veten. Kėshtu evitoni rrezikun tė dukeni mburravece.

    Pyeteni cilat gjėra e tėrheqin mė shumė dhe gjeni pikat e pėrbashkėta. Mund tė zbuloni qė ju pėlqen e njėjta muzikė, tė njėjtėt libra ose i njėjti sport. Nuk ka gjė mė tėrheqėse pėr tė, sesa njė femėr e bukur me tė cilėn ka kaq shumė pika tė pėrbashkėta.



    Si mund t’i tėrhiqni vėmendjen?
    Qė tė tėrhiqni vėmendjen e njeriut qė ju intereson duhet tė keni paraqitjen e duhur. Nuk flasim vetėm pėr veshjen dhe makijazhin, por pėr sjelljen tuaj, e cila duhet tė jetė sa mė e natyrshme dhe duhet tė tregojė njė femėr qė di ēfarė kėrkon. Kur flisni, ėshtė gjė e bukur tė buzėqeshni lehtė, sepse fjalėt dėgjohen mė tė kėndshme dhe zėri mė i ėmbėl.

    Buzėt e bukura janė shumė tėrheqėse . Tėrhiqeni vėmendjen e tij duke kafshuar lehtė buzėt. Kini parasysh qė stili tėrheqės qė keni bazohet tek vetėbesimi juaj. Tregoni qė keni kontrollin e jetės tuaj dhe qė dini njė sekret tė cilin tjetri duhet ta zbulojė. Ky sekret ėshtė dashuria pėr veten tuaj dhe si rrjedhojė dhe pėr tė tjerėt.

    Burimi:Telegrafi

  2. #2
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Po nuk tregohen sekretet moj

  3. #3
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Arjol Lexo postimin
    Po nuk tregohen sekretet moj
    hahahhahahhahahaha jemi ne sherbim te popullit,dhe te mirat qe kemi nuk eshte keq ti ndash me te tjeret,

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Internet: Disa "shortcut" tė vlefshme pėr Facebook
    Nga vaaldr1n nė forum Guida, Kėshilla dhe truke
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-02-2013, 04:57 PM
  2. Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 23-10-2012, 08:00 PM
  3. Kujdes! "Apple" pėrgjon vendodhjen tuaj
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-06-2011, 11:14 PM
  4. Konkursi pėr t‘u bėrė polic, zbulohet "testi i budallait"
    Nga EMAUS nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-07-2008, 01:35 PM