Shtėpi klasike apo moderne?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3

Tema tė ngjashme

  1. Fustane moderne pėr maturėn
    Nga Erinaa nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 09-06-2011, 08:50 PM
  2. Projektohet arka moderne e Noesė
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 14-03-2011, 10:03 PM
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 10:59 AM
  4. Njė shtėpi e thjeshtė dhe e varfėr...
    Nga EMAUS nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-07-2009, 02:44 PM
  5. Sekretet e njė zonje 100% klasike
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-10-2007, 10:08 PM

  1. #1
    pėr ty edhe 1 herė VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    10,342
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    22
    Reputacioni
    16

    Drejtesia Shtėpi klasike apo moderne?



    Dikur, me shtėpi nėnkuptonim ku tė na e ndėrtonte ndėrmarrja pallatin dhe do ta mobilonim si tė gjithė tė tjerėt me mobiliet e 'Misto Mames'. Madje atėherė bėnim dhe shaka se sa shumė shtėpi ngjanin me njėra-tjetrėn.

    Me kalimin e kohės, dėshira pėr tė plotėsuar mungesat e kohės sė komunizmit i shtyu shumė njerėz qė mė shumė se sa tė arredonin bukur njė shtėpi, tė fusnin nė tė sa mė shumė gjėra.

    Nė vitet e paratė demokracisė shumė personave mund tu kujtohen ende shtėpitė me lule, me zogj, me kolltuqe tė rėnduara lėkure, tapete me lule, perde me lule tė tjera, piktura kineze…

    Edhe pse ka njerėz qė vazhdojnė ende me kėto arredime ėshtė vėnė re sė fundmi njė tėrheqje drejt individualitetit, arredim i shtėpisė sipas shijes personale. Tre stilet mė tė pėrdorura janė klasik ku futet dhe baroku, neoklasik, ndėrthurje e modernes me klasiken dhe moderni.

    Emisioni i “Pasdites” nė “Top-Channel” iu dedikua pikėrisht kėsaj dileme qė kanė shumė persona, midis njė shtėpie klasike dhe njė tjetre moderne.

    Vizita e parė e kamerave tė “Pasdites” ishte ajo nė banesėn ku zonja e shtėpisė, Florinda Shatku, ėshtė e dhėnė tėrėsisht pas modelit klasik.

    Florinda nuk ka paguar asnjė arredues pėr mobilimin pasi tė kujdeset pėr shtėpinė ėshtė njė ndėr preferencat e saj. Elementet qė e karakterizojnė kėtė shtėpi janė punimet me dru, bronz dhe tekstilet nė mendafsh.

    “Nuk kam marrė arredues pasi mė pėlqen ta mobiloj shtepine ashtu siē unė e ndjej dhe unė e kam tė qartė nė kokėn time se ēfarė mė duhet pėr shtėpinė”, shprehet Znj. Shatku.

    Gjithēka nė ambientet e banimit i pėrket klasikes, madje edhe aksesoret zbukurues. “Unė jam e tillė, ketu e gjej veten. E kam patur pak tė vėshtirė tė gjeja gjėra zbukuruese pėr shtėpinė nė stilin klasik, por se fundmi kam zbuluar njė dyqan ku aty gjej veten”, shprehet ajo.

    Florinda ka shumė kujtime nga paraardhesit e saj dibranė dhe ruan me fanatizėm objektet antike qė e rikthejne nė kohėn e saj vajzėrore. Mes objekteve qė tregon, nuk mund tė mungojė vorba e groshėve, njė bonboniere dhe njė minibar i madh druri.

    Nė ambientin e ngrėnies, Sharku tregon arredimin ku duket disi i rėndė, por gjithēka ėshtė nė vendin e saj, ashti siē e kerkon edhe tipologjia e stilit klasik.

    Kalojmė nė dhomėn e fjetjes. Menjėherė tė bien nė sy kuverda dhe perdet e mėndafshta. Edhe kėto janė tė trashėguara.

    Florinda nuk mendon se do tė ndryshojė ndonjėherė stilin e saj tė tė arreduarit tė shtėpisė. Ajo do tė mbetet besnike e stilit klasik.

    Shtėpia moderne

    Nė kėtė vilė pothuajse gjithēka i ėshtė besuar arredueses. Matilda Pando ka disa muaj qė kujdeset pėr tė kompletuar kėtė ambjent banimi. Edhe pse shtėpia nuk mund tė quhet e pėrfunduar, ajo ka marrė formėn e saj pėr tė kuptuar se ēfarė stili i pėrket. Duket qė nė kėtė shtėpi tė zotėt e saj nuk kanė kursyer.

    “Kur hyra nė kėtė vile fillimisht mendova fasadėn e jashtme pėr tė marrė njė spunto se ēfarė stili do tė pėrdor. Kam pėrdorur mė shumė stilin modern dhe e kam ndėrthurur me stilin neoklasik”, shprehet Matilda.

    “Arredimi ėshtė nė funksion tė ndarjes funksionale tė banesės duke ndarė zonėn e ditės me atė tė narės. Zonat nuk janė ndarė me parete tė dukshme, port ė pjesshme”, shton arreduesja.

    “Tek mobiljet, pėr tė bėrė njė lidhje midis klasikes sė re dhe moderns kemi pėrdorur drurin me rifiniturėn e vet natyrale, por kemi pėrdorur lyerjen e llakuar pėr mė shumė shkėlqim”, thekson Matilda.

    Foto:












    Burimi:

    TOP CHANNEL

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,037
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    26
    Un preferoj minimal design


  3. #3
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11

    Une adhuroj shtepine moderne,

    dhe nuk e di por jam e fiksuar shume pas kesaj pjese,

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Fustane moderne pėr maturėn
    Nga Erinaa nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 09-06-2011, 08:50 PM
  2. Projektohet arka moderne e Noesė
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 14-03-2011, 10:03 PM
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 10:59 AM
  4. Njė shtėpi e thjeshtė dhe e varfėr...
    Nga EMAUS nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-07-2009, 02:44 PM
  5. Sekretet e njė zonje 100% klasike
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-10-2007, 10:08 PM

Etiketat pėr kėtė Temė

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas