Prindėr dhe fėmijė shikojnė bashkė telenovela !!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    19

    Prindėr dhe fėmijė shikojnė bashkė telenovela !!

    Receta Gatimi





    Nėse i pyet se cili ėshtė libri i fundit qė kanė lexuar nuk dinė ta thonė, por nėse i pyet pėr ndonjė telenovelė i njohin tė gjitha.

    Ky ėshtė problemi i madh qė ka mbėrthyer fėmijėt dhe adoleshentėt nė vendin tonė. Kėtė e pohojnė jo vetėm ata vetė por edhe mėsuesit dhe psikologė tė cilėt theksojnė se televizori dhe interneti janė bėrė pjesė e pandashme e tyre. Nė fakt kėtė realitet e pasqyron edhe raporti i UNICEF ku ėshtė bėrė njė sondazh me 500 fėmijė tė intervistuar ku 68 pėr qind e tyre pėrdorin vetėm internet dhe median vizive. Problemi madhor qėndron nė faktin se kėto mjete i pėrdorin pėr tu argėtuar e jo pėr tė marrė informacione tė vlefshme. Kreu i UNICEF nė Shqipėri, Detlef Palm theksoi dje se duhet tė punojė e gjithė shoqėria pėr tė pėrmirėsuar kėtė situatė.

    Ndėrkohė gazeta “Shekulli” ka realizuar njė vėzhgim nė shkolla duke pyetur nxėnės dhe mėsues se cilat janė raportet qė kanė me internetin dhe televizionin krahasuar me kohėn qė shpenzojnė me librat.

    “E ndjek televizionin dhe internetin. Padyshim qė shoh telenovelat se mė pėlqejnė shumė. Nė fakt pėr tė lexuar librat jashtėshkollor nuk me del kohė sepse siē ua thashė unė kaloj shumė kohė me televizorin tim”, pohon Juvena Kurti nxėnėse e vitit tė dytė nė gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, e cila nuk na len pa pėrmendur disa personazhe tė telenovelave me tė cilat ėshtė shumė e dashuruar.

    Nė fakt Juvena nuk ėshtė e vetmja e pėrfshirė nė kėtė fenomen sepse psikologia e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Elediona Muvati pohon se vend kryesor nė kohėn e argėtimit tė nxėnėsve janė interneti ku pėrdorin rrjetet sociale dhe televizionet ku shohin telenovelat dhe emisione tė tjera pa asnjė vlerė informuese. “Telenovelat, i shohin tė gjithė. Por ēfarė shembulli mund tė marrėsh nga telenovelat?! Ku janė vlerat e tyre?! Nėpėrmjet tyre tė rinjtė mėsojnė tė gėnjejnė, tė thurin intriga, tė bėjnė gjithēka pėr tė arritur atė qė duan, tė shkatėrrojnė edhe familjen, tė kenė shumė lidhje derisa tė gjejnė dashurinė e vėrtet”, pohon psikologia duke shtuar se tė rinjtė ndikohen nga media vizive dhe pėrpiqen tė imitojnė atė qė shohin. Ēdo informacion sipas psikologes dhe ēdo gjė qė shohin nė televizion e marrin si reale. “Tė rinjtė janė nė zhvillim dhe duke formuar personalitetin dhe shembujt i marrin nė media. Fatkeqėsisht media nuk jep shembuj shkencėtarėsh, apo njerėzish tė talentuar, qė tė rinjtė t’i marrin shembull, por jepen kėngėtarė tė ndryshėm tė cilėt bėjnė njė klip dhe kthehen nė idhull tė rinjve”, pohon psikologia.

    Nė fakt sondazhi i UNICEF tregon qartė indiferencėn e tė rinjve ndaj librave. “Sa i pėrket librit, nga 500 tė anketuar, 105 prej tyre thanė se nuk lexojnė fare, ndėrkohė qė 395 thanė se lexojnė por theksuan se nuk lexojnė aq sa do tė donin, kryesisht pėr mungesė kohe”,- bėhet e ditur nė sondazh.



    “Prindėrit janė fajtor, i shohin telenovelat me fėmijėt”

    Fenomenin e “skllavėrimit” tė nxėnėsve nga televizioni dhe interneti e ndjen shumė edhe mėsuesja e Sociologjisė dhe Edukatės Qytetare, Alma Mancaku por nė kėtė fenomen ajo pėrfshin edhe prindėrit e tyre madje duke i fajėsuar ata. Ajo thekson se e ndihen shumė kėtė problem tek nxėnėsit e saj sepse ata shpenzojnė shumė kohė me televizionin dhe internetin dhe fatkeqėsisht kėtė shpenzim kohe nuk e kanė nė dobi tė tyre, por e kundėrta kėto mjete ndikojnė jo rrallė herė negativisht mbi ata. “I pyes shpesh nxėnėsit pėr kėtė problem dhe vė re se prirjet e tyre janė tė shohin filma tė ndryshėm, aksion, horror, thrillėr, fantazi por pa harruar telenovelat. Nė fakt mė vjen keq qė humbasin kaq shumė kohė tė padobishme”, pohon ajo.

    Ndėrkohė mėsuesja tregon edhe rutinėn e nxėnėsve tė saj tek i tregojnė rreth fenomenit. “Sapo hyj nė klasė dėgjoj personazhet e telenovelave se ēfarė ndodhi dhe se si mund tė vazhdojė seria e ardhshme. Ėshtė shumė e ēuditshme se pėrse tė gjithė, pa pėrjashtim, tė gjitha moshat shohin telenovela dhe i shohin familjarisht”, pohon mėsuese Alma. Sipas saj nxėnėsit zgjedhin dhe personazhet e filmave dhe telenovelave qė duan t’ju ngjajnė. Madje kjo ndodh qė nė fėmijėri, tek personazhet e kukullave, tė gjithė zgjedhin tė preferuarin dhe duan t’i ngjajnė atij.

    Por me kalimin e kohės sipas mėsueses se Sociologjisė e kuptojnė dhe fillojnė t’i balancojnė dhe tė krijojė njė bazė nė realitetin qė jetojnė. Ka raste qė ndikohen nė mėnyrė tė pavetėdijshme dhe nuk arrijnė tė kuptojnė qė ishte njė personazh qė nga fėmijėria e tij dhe ka lenė gjurmė tek ai. Sa i takon kohės qė kalojnė nė televizor dhe internet ky ėshtė njė problem tjetėr madhor sepse mėsuesja tregon se kjo kohė nuk ėshtė e pakėt. “Besoj se shpenzojnė 4 deri nė 5 orė nė ditė, kėtu pėrfshij televizionin dhe internetin. Kėtė tė fundit e pėrdorin mė shumė pėr argėtim dhe rrjete tė ndryshme sociale si facebook”,- pohon mėsuesja duke shtuar se libri ėshtė lėnė pas dore dhe nuk ka mė rėndėsinė qė kishte. “Kjo ka dhėnė edhe efektet e saj sepse nxėnėsit janė bėrė mė dembelė dhe kanė humbur fantazinė. Ėshtė ulur ndikimi i librit dhe ėshtė rritur ndjeshėm ndikimi i televizionit”, thekson mėsuese Alma Mancaku.

  2. #2
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Po dhe kush eshte fajtore do thonI ju?? vetem keto tv tona se blEJN me nje qmim fare te ulet keta filma se vertet me me deshir te shkyqesh tv se te shikosh filem sidomos ata spanjoll ku vetem per dashuriqka behet fjal.

  3. #3
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    19
    nuk behet fjal per fajtor ,,,apo gabim nga ana e prinderve ...sesa nga pakujdesia e tyre .
    aty siper po ta lexosh me vemendje , shprehen fare qart pasojat negative qe le televizioni ( apo dhe interneti ) tek femijet/adoleshentet . E sidomos telenovelat , qe nuk transmetojn asgje qe mund te ndikoj per mir ne formimin e femijes.
    Dhe thon pastaj prindrit " apapa ky brezi i ri ....esht seprapthi " ....ja 1 nga arsyet pse !!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Telenovela Ezel me e ndjekur se Big Brother
    Nga labja nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 27-02-2012, 06:18 PM
  2. Meshkujt nuk ju shikojne ne sy? Ja zgjidhja...
    Nga ReniX nė forum Eros / Pa Ēensurė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2011, 06:27 PM
  3. Tė gjithė meshkujt shikojnė filma pornografikė
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-12-2009, 10:57 PM
  4. Vazhdon telenovela e divorcit Ēako-Mula
    Nga aurel nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 07:21 PM
  5. Cilat telenovela pelqeni????????
    Nga eugjeni nė forum Votime dhe Sondazhe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 09:30 AM