Kompanija nga California, e cila merret me perpunimin e fotove, Adobe, se fundmi ka leshuar sherbimin "Creative Cloud". Ky sherbim do te ju mundesoje perdoruesve qe t`i kene te gjitha mundesite sikur ne programin Adobe Creative Suite 6, por kto te fundit ne Cloud (re). Ky sherbim ka nje qera mujore.
Creative Suite ndryshon nga sherbimet e tjera qe poashtu ofrojne kete mundesi per te punuar ne Re, pasiqe ato i ruajne filet tona, dhe ato cfare ne punojme ne ate sherbim, tha Michael Mörtl Menaxher i Biznesit dhe Zhvillimit ne Adobe, te Merkuren para gazetareve ne Wien. Per nje pagese paushale (pa cmim...) u ofrohet Dizajnereve, Fotografeve dhe Kreativeve te tjere 20Gigabyte hapsire ne Re, sidhe Community-Features te cilat mundesojne shkembim ne mes njeri-tjetrit. Adobe gjithashtu don qe me Creative Cloud-en e vet te ofroje Online-Trainings (ushtrime online) dhe Support (mbeshtetje, pergjigje ne pyetje etj...).
Ceshtja me e rendesishme eshte qe te gjith te Abonuarit do te kene qasje ne te gjitha programet e Adobe Creative Suite 6, sidhe do t`u mundesohen edhe vegla te tjera. Tek 14 Produktet e freskuara ne Adobe Creative Suite CS6 - aty; Photoshop, Illustrator, Premiere apo Dreamweaver bashkohen me Muse dhe Edge Preview dy vegla te reja me HTML5, gjithashtu te perfshira jane edhe aplikacionet per iPad-in e Apple dhe Tabletet me Android, si psh Photoshop Touch.
Te Abonuarit ne Creative Cloud do te mund t`i aktivizojne aplikacionet e tyre vetem ne dy pajisje, ku kjo ne krahasim me versionin Box (ne kuti - CD) eshte ndryshe, pasiqe aty mund te aktivizojne sa pajisje qe deshirojne, duke zgjedhur ne mes Mac dhe Windows. Adobe tha qe ne te ardhmen ne sherbimin online (cloud - re) do te mund te perfshihet edhe programi per menaxhimin e fotove, Adobe Lightroom. Gjithashtu te abonuarit do te kene mundesi t`i azhornojne programet e tyre, sidhe te kalojne ne ndonje version te ri pa patur nevoje pagese.
Per perdoruesit privat nje vit abonim ne Creative Cloud kushton 50 euro. Kush deshiron qe te abonohet vetem per ca kohe, apo per nje projekt te caktuar, mund ta beje kete duke paguar 75 euro per 1 muaj. Nxenesit dhe Studentet paguajne 30 euro ne muaj. Ne vitet ne vazhdim Adobe planifikon nje Team - License (licensim ne grup) per perdorimin e perbashket ne Firme. Kostot do te sillen rreth 70 euro ne muaj. Shtese ne cmim do te jene kosto extra te cilat do te mundesojne funksione speciale per perdorimin e perbashket.