Shumė shfrytėzues kanė raportuar se ėshtė shfaqur njė problem, tani pėr tani me shkaktar tė panjohur, i cili ka sjellė deri tek anulimi i llogarisė sė shfrytėzuesve tė shumtė tė e-mail shėrbimit, Gmail. Pėr herė tė parė njė rast i ngjashėm ėshtė shėnuar edhe para dy vitesh.

Jo edhe aq pak shfrytėzues, tė cilėt gjatė ditėve tė fundit kanė tentuar tė regjistrohen nė llogarinė e tyre tė shfrytėzuesve, nė Gmail, kanė mbetur tė habitur kur i ka pritur porosia pėr llogarinė e anuluar tė shfrytėzuesit: “Sorry, your account has been disabled”.

Porosia e paraqitur lajmėrohet me rastin e shkeljes sė rregullave tė pėrdorimit tė Googlet, mirėpo shfrytėzuesit thonė se, nuk kanė bėrė asgjė, qė do tė mund tė sillte deri tek anulimi i llogarisė sė tyre.

Nėse nė ndonjė mėnyrė jeni tė goditur mė kėtė, ju informojmė qė problemi, nėse nga ana juaj nuk i keni shkelur disa nga rregullat e caktuara tė shfrytėzimit, ka dalė tek Google dhe se shumė shpejt do ta keni tė zgjidhur.

Duhet theksuar se, shėrbimi Gmail nga Google, ende ėshtė nė fazėn e tij testuese, qė mund ta vėreni edhe nė logo, nė brendėsi tė sė cilės shihet shenja “beta”.