Pasi u zyrtarizua se Pep Guardiola do tė largohet nga drejtimi I Barcelonės nė fund tė sezonit, tashmė njė tjetėr temė e nxehtė nė Spanjė ėshtė edhe e ardhmja e José Mourinho te Reali i Madridit. Dėshtimi nė objektivin pėr tė fituar Champions League shkaktoi lėkundjen e pozitave tė trajnerit portugez nė stolin merengue, ndėrsa Special One deklaroi se nėse klubi dhe lojtarėt dėshirojnė, ai do tė vazhdonte ta drejtonte skuadrėn.
Por, tashmė janė rritur spekulimet se pas Guardiolės, La Liga mund tė humbasė edhe Mourinhon . Njė prej kėrkesave tė teknikut luzitan qė tė qėndrojė nė Madrid ishte qė presidenti Florentino Perez ti japė pushtet tė plotė nė merkato, duke e kthyer nė trajner-menaxher, si ndodh edhe nė Angli.
Pasi largoi Raul Gonzales gjatė sezonit tė kaluar, ky rol do ti jepte Murinjos pushtetin qė tė largonte edhe njė tjetėr idhull tė Realit. bėhet fjalė pėr portierin dhe kapitenin Iker Kasijas. Gardiani akuzohet se ėshtė ndėr iniciatorėt e lėvizjes anti-Mou dhe se drejton klanin e lojtarėve spanjollė qė punon pėr largimin e trajnerit.
Edhe pse pėrpara gjysmėfinales sė kthimit me Bajernin, numri 1 kishte deklaruar se nė tė ardhmen dėshironte tė bėhej njė trajner si Mou, pas eliminimit nga bavarezėt ai nuk e fshehu pakėnaqėsinė pėr taktikat e trajnerit, duke bėrė tė ditur se pas 15 minutave lojė, kur madrilenėt kryesonin 2-0, Mou i kėrkoi ekipit tė mbrohej dhe mė pas ajo qė dukej njė fitore e padiskutueshme u shoqėrua nga komplikimi I ndeshjes dhe nė fund me lamtumirėn e ėndrrės europiane.
Nuk pėrjashtohet qė Mourinho tė vendosė largimin nga Reali I Madridit, pėr tu rikthyer nė stolin e Ēelsit, apo edhe te Interit, pasi tifozeritė e kėtyre dy skuadrave, por edhe presidentėt Abramovich dhe Moratti nuk I kanė harruar sukseset me Special One.