MAT -Njė 40-vjeēar nga Mati vret motrėn nė oborrin e shtėpisė. Mirash Miza nuk ka duruar dot fjalėt e liga tė banorėve tė zonės pėr motrėn e tij, ndaj pas njė debati tė ashpėr dhe nėn efektin e alkoolit, ai ka marrė ēiften dhe e ka qėlluar pėr vdekje. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Qarkut tė Dibrės bėjnė me dije se krimi i radhės nė familje ndodhi paraditen e djeshme nė fshatin Madhesh tė Komunės sė Ulzės.
VRASJA
Rreth orės 11:00, Shqipe Miza ishte duke u marrė me punė shtėpie kur ėshtė konfrontuar me njėrin nga vėllezėrit. Mirashi i ka kėrkuar llogari tė motrės pėr sjelljen e saj, duke i thėnė se njerėzit flisnin keq pėr tė. 27-vjeēarja ka reaguar ndaj akuzave tė vėllait. Kaq ėshtė dashur qė ky i fundit tė arrijė deri nė marrėzi. 40-vjeēari ka marrė ēiften qė e mbanin nė banesė dhe ka qėlluar dy herė nė drejtim tė motrės sė tij duke e lėnė atė tė vdekur nė vend. Sipas policisė lokale, dėshmitarė tė krimit ishin vėllai i viktimės, Dritan Miza, i cili ėshtė paralizuar nė Greqi 15 vjet mė parė dhe aktualisht nuk flet si dhe kunata e viktimės. Mėsohet se, nė momentin e ngjarjes nėna e viktimės ishte brenda nė banesė. Kjo e fundit ka shtangur nga tmerri kur ka dėgjuar krismat e armės dhe ka parė tė bijėn tė pajetė nė oborr. Ndėrkohė, babai i vajzės 27-vjeēare nuk ndodhej nė shtėpi. Ai kishte shkuar nė qytezėn e Ulzės pėr ēėshtje familjare. Krismat e armės kanė alarmuar banorėt e fshatit, tė cilėt menjėherė kanė sinjalizuar policinė.
ARRESTIMI
Pas sinjalizimit pėr ngjarjen uniformat blu kanė mbėrritur nė fshatin Madhesh dhe kanė nisur kryerjen e veprimeve hetimore. Gjatė marrjes nė pyetje nga policia njėri nga tė afėrmit e viktimės pohoi se: Mirashi po grindej me Shqipen nė oborr. Nė njė moment pashė se ai doli nga shtėpia me ēifte nė dorė, ndėrkohė Shqipja sapo e pa ia mbathi vrapit. Iku deri nė fund tė oborrit, por Mirashi iu afrua dhe gjuajti dy herė mbi tė. Mirashi la ēiften pranė saj dhe iku malit. Pas kėqyrjes sė vendit tė ngjarjes dhe marrjes sė dėshmive, efektivat blu tė Burrelit janė vėnė nė ndjekje tė 40-vjeēarit. Vetėm pas 4 orė kėrkimesh ėshtė bėrė i mundur arrestimi i vrasėsit nė njė zonė tė pyllėzuar afėr fshatit. Sipas hetuesve tė ēėshtjes, Mirash Miza ishte kthyer nga Greqia para 10 ditėsh. Ndėrsa fqinjėt e familjes Miza pohojnė se 40-vjeēari ishte person problematik e konfliktual nė familje dhe se konsumonte me tepri pije alkoolike.