Njė fallxhor 38-vjeēar vari veten nė njė shtyllė elektrike nė Athinė, nė tė njėjtėn ditė kur njė prift 35-vjeēar u hodh nga ballkoni i shtėpisė nė Greqinė Veriore.
Gjithashtu gjatės javės, njė student 23-vjeēar qėlloi veten me njė plumb nė kokė nė njė dhomė konvikti. Lista e vetvrasjeve nė vetėm pak ditė pėrfshiu edhe raste tė tjera, por nė Greqinė e sotme, fenomeni zor se pėrbėn mė lajm.
Pėrpara fillimit tė krizės, vendi helen ka patur njė prej statistikave mė tė ulta tė vetvrasjeve nė botė, lidhur me standartin e mirė tė jetesės, klimėn e pėrshtatshme dhe jetėn pėrgjithėsisht pa shumė strese.
Megjithatė, ndėrsa kriza ekonomike ka arritur kulmin e saj, gjithmonė e mė shumė grekė tė pashpresė kryejnė aktin final tė dėshpėrimit tė tyre, duke i marrė jetėn vetes.
Megjithatė, vetvrasja mė dramatike deri mė sot ishte ajo e Dimitris Christoulas, 77-vjeēari farmacist i cili i mori jetėn vetes nė 4 prill pėrpara pėrlamentit, duke lėnė njė letėr, nė tė cilėn shkruante se refuzonte qė tė pėrfundonte jetėn e tij tė nderuar duke lypur.
Nuk shoh asnjė zgjidhje tjetėr pėr tė siguruar mbijetesėn, pėrveēse tė peshkoj nėpėr kazanėt e plehrave pėr ushqim dhe kanaēe e kjo ėshtė diēka tė cilėn nuk do ta bėj, shkruante Christoulas, i shndėrruar me vdekjen e tij nė njė martir tė vuajtjeve kombėtare dhe planit tė kursimeve qė ka gjunjėzuar shumė grekė.
Qė prej atehėrė, nė gazetat helene, vetvrasjet janė shndėrruar nė njė fenomen tė pėrditshėm, duke e shndėrruar dikur oazin e qetė tė Ballkanit, nė krye tė listės sė vendeve depresive.
Por, nuk ėshtė vetėm dhėnia fund e jetės apo tentativat ato qė janė rritur, ndėrsa mjekimet anti-depresionit dhe numri i njerėzve qė kanė nevojė pėr ndihmė psikiatrike janė shtuar nė mėnyrė dramatike gjithashtu.
Sipas tė dhėnave tė Ministrisė sė Shėndetėsisė, vetėm gjatė vitit 2010-s, numri i personave qė kishin nevojė pėr trajtim mendor u rrit me 40%, ndėrsa vetvrasjet janė dyfishuar, me njė mesatare prej 5 personash pėr 100 mijė.
Dhe sipas ekspertėve, tendenca do tė vazhdojė tė rritet sepse ndėrsa vendit pėrpiqet tė paguajė borxhet e tij, kujdesi pėr atė shtresė tė popullsisė qė nuk e pėrballon dot mė jetėn e tij tė pėrditshme, ėshtė pothuajse inekzistent. Siē shkruante njė gazetė vendase, njė trajtim mujor nė njė psikolog kushton mesatarisht 130 euro. Shifėr, qė pėr shumė grekė tė sotėm, ėshtė tashmė njė luks i palejueshėm.
Burimi:
TOP CHANNEL