Ndėrtuesi i Mac ėshtė nė listėn e ndėrmarrjeve tė cilat mund/duhet ta blejnė rrjetin shoqėror Twitter. Por Google mund tė quhet si kandidat.
Kurdo qė ndodh ndonjė blerje e madhe, bota mundohet qė ta marrė vesh se cilat ndėrmarrje do tė blihen nė vazhdim, sa janė shitur dhe kush janė blerėsit. Nėse njė ndėrmarrje si Instagram mund tė fitojė 1 miliard dollarė vetėm pėr 30 milionė pėrdorues, natyrisht Twitter- njė rrjet qė rritet dita-ditės dhe qė tashmė ka disa qindra milionė pėrdorues - do tė mund tė fitonte disa herė mė tepėr se sa ajo sasi e tė hollave.
Eric Jackson nga Ironfire Capital mendon qė Apple ėshtė ndėrmarrja qė ėshtė me mundėsitė mė tė mėdha pėr ta blerė rrjetin Twitter. Ai i ka bėrė disa pika domethėnėse, duke treguar qė Apple mund tė ketė humbur njė aplikacion tė rėndėsishėm kur Facebook e bleu aplikacionin Instagram.
Kjo pra ėshtė mjaft e vėrtetė. Nėse ekzekutivėt e Apple ishin duke e marrė parasysh kėtė humbje, atėherė Twitter do tė shihej si njė pėrfitim natyral pėr ndėrtuesin e iPhone. Por derisa Apple mund tė jetė nėn udhėheqėsinė e re, ajo kurrė nuk ka qenė njė ndėrmarrje qė ėshtė brengosur rreth kėtyre hamendėsimeve pėr gjėrat e mėdha.
Apple parapėlqen tė fitojė ndėrmarrjet e vogla, mė pak tė njohura, ashtu si ta zėmė skuadra pas Final Cut. Kur ishte hera e fundit qė Apple shpenzoi 10 miliardė dollarė nė njė blerje? Kur ishte hera e fundit qė Apple shpenzoi 5 miliardė dollarė nė ndonjė gjė? Shpenzimi nuk ėshtė rruga sipas sė cilės Apple pėrqendrohet edhe aq pėrderisa tė mos jetė e sigurt qė ta blejė atė ndėrmarrje.
Burimi:
Bota Sot