Receta Gatimi

Bashkėfshatarėt i dėgjonin rėnkimet, por nuk e preknin


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Bashkėfshatarėt i dėgjonin rėnkimet, por nuk e preknin

    Vajza e vrarė nė Lurė, orėt nė agoni duke kėrkuar ndihmė

    Bashkėfshatarėt i dėgjonin rėnkimet, por nuk e preknin

    Nazife Buci, vajza 20-vjeēare, vrarė nga tre vėllezėrit e saj, luftoi plot 4 orė me vdekjen, por nuk mundi tė shpėtojė nga thonjtė e saj tė pamėshirshėm. Plagėt qė mori nga plumbat e kallashnikovit tė lėshuar nė trupin e saj nga tre vėllezėrit, ishin tepėr tė rėnda dhe nė mungesė edhe tė dhėnies sė ndihmės sė nevojshme mjekėsore, ajo ka dhėnė shpirt krejt e vetme, pa u prekur me dorė prej askujt. Ndėrsa i dashuri i saj, Granit Gjoēi, 19 vjeē, ka vdekur nė vend nga plumbat e marrė dhe kufoma ėshtė marrė e dėrguar nė shtėpi nga familja dhe tė afėrmit e tij. Nazife Buci, pėrkundrazi, nuk ka gjetur vdekjen e menjėhershme, duke u rezistuar plagėve tė marra pėr 4 orė rresht. Edhe pse ngjarja e tmerrshme ka ndodhur nė qendėr tė fshatit, pėrpara njė lokali, askush nuk ėshtė afruar, qoftė edhe pėr tė dėgjuar njė fjalė tė vetme prej saj, apo pėr t‘i dhėnė njė pikė ujė pėr tė njomur buzėt e thara nga dhimbjet e padurueshme tė plagėve tė marra. Vetėm pas 4 orėsh, tregojnė dėshmitarėt okularė nė vendngjarje, ajo ka dhėnė shpirt, pasi nuk janė dėgjuar mė rėnkimet dhe ofshamat e saj. Kėshtu, Nazife Buci ka pėrballuar krejt e vetme 4 orėt e fundit tė jetės sė saj fare tė shkurtėr, vetėm prej 20 vitesh, duke luftuar me plagėt e marra dhe tė ftohtin kallkan tė maleve tė Lurės.

    Burime nga Drejtoria e Policisė Dibėr saktėsuan pėr "Shqip" se kanė qenė forcat e kėsaj policie qė kanė dėrguar pranė familjes sė saj trupin e pajetė dhe tė ngrirė nga tė ftohtit, tė 20 vjeēares, qė u vra nga vėllezėrit e saj. Edhe e ėma e viktimės nuk ėshtė parė pranė vajzės nė ato katėr orė tragjike tė fundit tė jetės sė saj, kur luftonte me vdekjen.

    Trupi i pajetė i vajzės ėshtė marrė vetėm kur ka rėnė mbrėmja, sepse, sipas mendėsisė sė zonės, njė vajzė qė turpėron familjen nuk bėn tė respektohet as e vdekur. Burrat e fisit Buci nuk morėn pjesė nė varrim tė nesėrmen, jo vetėm nga frika e hakmarrjes, por edhe nga turpi.

    Kėshtu, ekzekutimi mizor nga tre vėllezėrit nuk ishte kulmi i kafshėrisė sė kėsaj historie. Njėsoj pa ndjenja u treguan tė gjithė nė Lurėn mes malesh, pėrfshirė nėnėn e Nazifes.



    Rrėfimi


    Shoqja e shkollės kujton: Ishte lidhur qė fėmijė me Granitin


    "Nazifja ėndėrronte tė bėhej mėsuese"


    Me ceremoninė e varrimit ėshtė mbyllur pėrfundimisht historia e 20-vjeēares Nazife Buci, sė bashku me ėndrrat e saj. Ja si e kujton atė njė bashkėfshatare dhe nxėnėse me tė nė shkollėn 8-vjeēare tė Fushė-Lurės. M. Aldede, nga ky fshat, qė aktualisht studion nė qytetin e Peshkopisė, nė shkollėn e mesme ekonomike, viti i katėrt, ndėrsa flet i pėrloten sytė. Thotė se nė kujtesėn e saj, Nazifja do tė mbesė si njė vajzė tepėr e zgjuar, nxėnėse nė tetėvjeēare, me rezultate shumė tė mira, ezmere, me sy tė zinj, gjatėsi mesatare, tepėr e shoqėrueshme dhe mjaft simpatike.

    "Edhe ajo, vazhdon tė tregojė shoqja e saj, si gjithė ne tė tjerat kishte ėndrrat e saj pėr jetėn. Mbaj mend mirė se kishte dėshirė tė madhe pėr t‘u bėrė mėsuese, si gjithė ne vajzat e tjera nga Lura, qė mė sė shumti dėshirojmė tė bėhemi mėsuese. Ndėrsa loja e preferuar e saj ka qenė ajo e volejbollit. Luanim shpesh nė shkollė, si nė orėt e fizkulturės, ashtu edhe nė kohėn e lirė". Vajza nga Lura tregon se ka qenė vetėm 2 vjet mė e vogėl nga Nazifja dhe se e mban mend mirė se dashuria mes dy tė rinjve, qė ishin edhe fqinj, ka filluar herėt, qė nė klasė tė shtatė. Por gjithsesi, nuk dihen mirėfilli shkaqet qė ēuan nė njė konfliktualitet tė tillė, i cili duhej tė zgjidhej tragjikisht me grykėn e armės.


    Ekzekutimi


    Vrasje nė mes tė fshatit


    Nazife Buci dhe i dashuri i saj, Granit Gjoēi, u ekzekutuan me armė zjarri mesditėn e tė mėrkurės, mė 5 dhjetor 2007. Tre vėllezėrit e Nazifes, pasi kishin mėsuar pėr lidhjen e saj me Granitin, kishin kėrkuar nga familja e kėtij tė fundit qė ēėshtja tė mbyllej me martesėn e tė rinjve. Por Graniti, mė i vogėl se vajza qė dashuronte, kishte mohuar lidhjen. Dy familjet, qė kishin lidhje miqėsie tė vjetra me njėra-tjetrėn, kishin rėnė dakord ta zgjidhnin me pleqėsi kėtė ēėshtje. Madje babai i Granitit kishte shkuar nė Rrėshen tė mėrkurėn, qė tė thėrriste Shehun e Rrėshenit pėr tė gjykuar, siē e do tradita e lashtė e atyre anėve. Por ende pa u mbledhur "pleqėsia", Selman, Urim dhe Ylli Buci gjetėn Granitin nė njė lokal nė qendėr tė fshatit dhe pasi ai refuzoi tė shkonte me ta, e qėlluan me armė. Pak minuta mė pas plumbat u zbrazėn mbi motrėn, Nazifen, disa dhjetėra hapa larg vendit ku u vra Graniti. Sehirxhinjtė ishin tė shumtė dhe tė ftohtė, si ata qė pėrshkruan Kazanzaqis te "Zorba" i famshėm. Vrasėsit u larguan tė pashqetėsuar nga fshati dhe policia mbėrriti vetėm kur tė dy tė rinjtė kishin sosur.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e carolina
    Anėtarėsimi
    Jun 2007
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    277
    Reputacioni
    0

    Re: Bashkėfshatarėt i dėgjonin rėnkimet, por nuk e preknin

    o zot... shume e dhimbshme...

  3. #3
    i/e rregjistruar Maska e zoopie
    Anėtarėsimi
    Dec 2007
    Postime
    5
    Reputacioni
    0

    Re: Bashkėfshatarėt i dėgjonin rėnkimet, por nuk e preknin

    ca bohet keshtu ,nuk arij te kuptoj si mund te vrasesh motren tende
    KJO ESHTE CMENDURI

+ Pėrgjigju tek Diskutimi