Receta Gatimi

Sportet mė tė mira pėr tė humbur peshė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Smile Sportet mė tė mira pėr tė humbur peshė


    Aktiviteti fizik duhet te shoqerohet me nje diete te shendetshme dhe te ekuilibruar, eshte mire qe te limitoni sasine e kripes dhe te pini sa me shume uje, te themi me mire dy litra ne dite.

    Kush jane sportet me te mira per tu dobesuar? Ne cilat aktivitete na duhet ti vendosim shpresat tona? Lloji i sportit eshte i rendesishem por ajo qe ka me shume rendesi eshte angazhimi per te bere ushtrime qe te durojne te pakten 40minuta dhe qendrueshmeria per te bere ushtrime te pakten 3 here ne jave ose me mire 4.

    Te dobesoheni me jogging
    Vrapi dhe jogging jane sportet me te mira per ata qe duan te humbasin peshe por dhe qe te jene ne forme, prandaj duhet te modeloni muskujt dhe trupin. Nje ore vrap me hap te qendrueshem na lejon te djegim 550 kalori, nese nuk keni bere shume ushtrime mund dhe te beni ecje te shpejta, qe ju ben te konsumoni 360 kalori ne ore , qe nuk eshte aspak keq. Mund ta ndryshoni ecjen dhe ne vrap mund te rrisni shpejtesine ne menyre progresive, e rendesishme eshte qe te mos te ndaloni.

    Te dobesoheni me cyclette (biciklete ushtrimesh)
    cyclette na lejon te humbasim peshe ne menyre shume te kenaqshme. Ne dimer mund te perdorim cyclette, kurse ne pranvere bicikleten duke shkuar ne xhiro per te gjetur rruge te veshtire dhe me shume ngjitje.Bicikleta ju lejon te konsumoni mesatarisht 490 kalori ne ore, ne ngjitje mund te arrihet edhe deri ne 700 kalori ne ore. Sigurisht qe te arrini keto shifra duhet te keni qendrueshmeri ne menyre qe te beni rruge sa me te lodhshme.

    Te dobesoheni me notin
    Noti eshte nje sport shume efikas qe i ben mire dhe atyre qe kane dhimbje shpine . Noti ka cilesite qe t'ju relaksoj dhe t'ju kenaqi , por dhe qe te humbisni kilet e teperta . Rezultatet jane mjaft te kenaqshme ne formen fizike, por nese doni qe te humbisni sa me shume kalori duhet te beni shume ushtrime. Nje person qe ben shume ushtrime mund te hmbasi deri ne 170 kalori per kilometer, domethene qe ne nje ore mesatarisht behen 3 kilometra dhe humbisni rreth 600 kalori.

    Te dobesoheni me Zumba fitness
    Zumba Fitness eshte mania e fundit qe eshte e perhapur ne cdo cep te botes, ne praktike ajo konsiston ne nje ushtrim me ritem te muzikes karaibe, nje kercim fitness i mire por dhe i kenqshem qe nuk ju ben te ndieni lodhjen sepse nuk ka shume angazhim. Nje mesim Zumba Fitness i bere mire, mund te djegi 800 kalori ne ore.

    Te dobesoheni me yogen
    Dhe me yogen mund te humbsni peshe, por ne menyre me relaksuese, ky aktivitet ju lejon te humbisni 180 kalori ne ore, jane te pakta ne fakt, por keshtu do te fitoni dhe shendetin mendore, relax dhe mireqenie psiko-fizike.

    Burimi:

    Bota Sot

  2. #2
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Edhe noti eshte sport shume i mire per te humbur pesh.

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Vetem me Joga nuk e kam kuptuar njeri se si mund te harxhosh energji duke u perqendruar!

    Ka praktikuar ndonjeri joga?

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Sportet sipas shenjave tė horoskopit
    Nga Kliton nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-03-2012, 09:45 PM
  2. 10 fotot me te bukura nga sportet per 2011
    Nga 3r1k0 nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-12-2011, 04:38 PM
  3. Rezarta qudit pushuesit me sportet ekstreme ne det
    Nga Enkelejda_24 nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-07-2009, 11:26 AM
  4. Sportet Ekstreme - Makina
    Nga ReniX nė forum Sportet nėpėr botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-03-2008, 12:51 AM

Etiketat pėr kėtė Temė