I shoqi nuk pranon rikthimin e saj nė televizion

Hygerta ėshtė nga tė paktat mise, emri i sė cilės nuk kaloi nė harresė, ashtu siē ndodh gjithmonė. Nė fakt, tė bėhesh miss ėshtė ėndrra e ēdo vajze, por magjia e njė kurore zgjat shumė pak, mė pas gjithēka harrohet. Nuk ka ndodhur kėshtu me vajzėn, qė vinte nga Durrėsi. Menjėherė mbas konkursit, ajo filloi tė aktivizohet nė spektakle tė ndryshme, duke fituar simpatinė e publikut, jo vetėm pėr pamjen e kėndshme, por edhe pėr shkathtėsinė e saj. Nė kėtė formė Hygerta theu tabunė, sipas sė cilės njė femėr e bukur nuk di tė lidhė dy fjalė nė skenė. Fakti qė shumė pak ish-misse i kanė rezistuar kohės duke bėrė punė tė mira nė televizione, tregon mbase se nuk qenka aq e lehtė tė jesh edhe e bukur, edhe miss, edhe e menēur, e mbi tė gjitha e prerė pėr ekranin. Hygerta i kishte tė gjitha kėto. Gjithmonė ka treguar nėpėr intervista qė e do skenėn, e do ekranin, pra nuk ndodhet aty rastėsisht dhe pret me dashamirėsi ēdo propozim dinjitoz qė i bėhet. Ndėrkohė ka pasur njė mungesė prej gati pesė vitesh nė ekran, *qė kur prezantonte njė program mbasditeje nė Vizion Plus. Dhe nė fakt kjo shkėputje mė tepėr tė linte tė mendoje se nė jetėn private tė Hygertės kishte ndryshuar diēka, sesa faktin se Hygertės mund t’i ishte mėrzitur ekrani. E vėrteta ėshtė se Hygerta ndėrkohė ėshtė martuar dhe para njė viti ka sjellė nė jetė njė vajzė. Deri kėtu duket se gjithēka ka shkuar perfekt pėr ish-missin. Ndėrkohė nuk kishte sesi tė mos tundohej nga ideja pėr t’u rikthyer nė ekran sapo tė kishte propozimin e duhur.
Nė fakt ky propozimi erdhi vetėm pak javė mė parė, kur ajo mori drejtimin e emisionit “Venus”, nė televizionin Arbėria mbasi Hueida El Saied u largua nga ky emision. Tė gjithė ata qė e pėlqenin (qė me siguri ishin tė shumtė), *u kėnaqėn me rikthimin e Hygertės dhe mbi tė gjitha kur vunė re se ajo ishte pėrsėri e bukur si dikur, mbase edhe mė me shumė nur, ashtu siē thonė shpesh, qė fėmija tė zbukuron.
Por e gjitha kjo duket se nuk i ka pėlqyer tė shoqit tė Hygertės, i cili ashtu siē tregojnė tė njohurit e ēiftit, duket se nuk ka qenė asnjėherė dakord me faktin qė e shoqja tė angazhohet nė televizion dhe tė vijojė jetėn si njė person publik. Miqtė tregojnė se, marrėdhėnia e tyre ėshtė futur nė krizė qė kur Hygerta ka marrė drejtimin e programit “Venus”. I shoqi ka insistuar qė ajo tė mos kthehet nė ekran ndėrkohė qė Hygerta me tė drejtė ka dashur tė ndjekė pasionin e saj. Thuhet qė asnjėri nuk lėshon pe dhe martesa e tyre ėshtė nė njė pikė kritike, *madje tė njohurit tregojnė se ata nuk jetojnė mė nėn tė njėjtėn ēati. Nuk dihet se si do tė shkojė fati i ēiftit nė kėto kushte, edhe pse ne do tė uronim qė ata tė riktheheshin pėrsėri sė bashku, aq mė tepėr tani qė kanė njė fėmijė nė jetėn e tyre. Ne urojmė gjithsesi qė gjithēka tė rregullohet dhe ēifti ta kujtojė kėtė histori si njė ėndėrr tė keqe, por urojmė gjithashtu qė Hygerta e ėmbėl tė mos e linte kurrė ekranin, sepse ne tė gjithė e pėlqejmė atė.