Ne shkurt Apple lajmeroi perditesimin e radhes te Sistemit te saj Operativ, Mac OS X Version 10.8 i quajtur "Mountain Lion", i cili do te shtoje nje numer te risive dhe disa permiresime ne platforme. Perderisa Apple akoma ka per ta zbuluar daten e leshimit te Mountain Lion, nje thashethem i ri thot qe ky i fundit mund te vije ne Qershor.


Disa burime anonime brenda Apple raportojne se AppleCare po behet gati ne Europe, dhe Afrike te angazhoje punetore te rinje per konsumatoret e rinj qe do t`ju duhet ndihme dhe mbeshtetje rreth Mountain Lion. Raporti gjithashtu pohon se leshimi i OS X 10.8 eshte ceshtje javesh. Ndoshta nuk eshte ndonje rastesi e madhe, pasi qe ne 2012 Apple gjithashtu do te mbaje konferencen e saj vjetore WWDC. Ngjarja do te mbahet ne San Francisco nga data 11 Qershor deri me daten 15. Kjo padyshim qe do te ishte nje ngjarje perfekte per ta leshuar edhe Mountain Lion; Apple ne Qershor 2011 leshoi OS X te quajtur thjesht "Lion".

Mbase Apple ka planifikuar nje numer te lajmerimeve qe do te behen ne WWDC, ku nga keto mund te perfshihet edhe ndonje version me cmim me te ulet te Macbook Air, sebashku me ndonje te re rreth Sistemit te saj Operativ Mobil iOS.