Shkaktarėt pėr kėtė sėmundje janė tė shumtė. Mėnyra e ushqyerjes, trashėgimia dhe infeksionet urinare ndikojnė mė shumė nė shfaqjen e gurėve nė veshka. Prof. Dr. Alketa Koroshi shpjegon rreth dietės qė duhet tė ndjekin kėta tė sėmurė dhe mjekimin e sėmundjes.

Infeksionet urinare

Po. Infeksionet urinare konsiderohen si njė nga faktorėt qė favorizojnė formimin e gurėve ne veshka. Kjo lidhet me faktin qė ndryshohet ambienti i urinės nga acido-bazik dhe formojnė disa lloje tė veēantė gurėsh nė veshka.

Ushqimet me kalcium

Shpesh mendohet se ushqimet me kalcium si p.sh. bulmetrat, etj, ndikojnė nė shfaqjen e gurėve nė veshka, pėr shkak tė pėrmbajtjes sė lartė tė kalciumit. Por nė tė vėrtetė ndodh e kundėrta. Nė rastin e ushqimeve me kalcium, kalciumi pėrthithet mė mirė nė zorrė, lidhen me oksalatet dhe krijojnė precipitate dhe dalin nga organizmi. Ndėrsa nė rastin e ushqimeve me pak kalcium, janė oksalatet qė pėrthithen nga zorra, pasi nuk kanė me ēfarė tė lidhen, dhe pėr pasojė dalin nė urinė.

Trashėgueshmėria

Njihet baza gjenetike nė shfaqjen e gurėve nė veshka. Gjithsesi ende nuk ėshtė e qartė nėse kjo lidhet me njė defekt tė lindur, apo me faktin qė personat e sė njėjtės familje kanė tė njėjtin stil jete dhe regjim ushqimor. Pra nėse babai dhe i biri kanė tė dy gurė nė veshka, ende nuk dihet qartė nėse shkaku ėshtė trashėgimia apo mėnyra e ushqyerjes qė kanė anėtarėt e sė njėjtės familje.

Mjekimi

Gurėt nėn 7 mm kanė shumė mundėsi tė dalin nėpėrmjet pirjes sė njė sasie tė konsiderueshme tė lėngjeve (2,5-3 litra nė 24 orė), si dhe pėrdorimit tė barnave qė zgjerojnė kanalet urinare apo ulin aciditetin e urinės, duke mos i dhėnė mundėsi kristaleve tė qėndrojnė tė bashkuara nė trajtėn e gurėve. Ky dimension nuk ėshtė i rastėsishėm, pasi mendohet se kanali urinar ėshtė i gjerė rreth 6-8 mm. Shpesh i sėmuri pyet: Ēfarė lėngjesh tė pi e ēfarė tė mos pi ? Ujė i zakonshėm, lėngje popullore dhe me preferencė do tė sugjeroja 1 litėr e gjysmė ujė ku tė jenė tretur 2 limona ēdo ditė. Mos preferoni ujin me gaz, coca-cola, fanta e lėngje tė tjera industriale.Tė ha ēdo gjė apo tė kufizoj ushqimet me kripė? A duhet tė kufizoj ushqimet qė pėrmbajnė kalcium?

Ėshtė njė tjetėr pyetje e shpeshtė e tė sėmurėve me gurė nė veshka. Natyrisht, sa mė e madhe sasia e kripės nė ushqim, aq mė e madhe ėshtė tendenca pėr tė formuar gurė. Pra, ėshtė shumė e rėndėsishme tė pakėsohet kripa nė ushqim.

Kufizimi i kalciumit, i rekomanduar fatkeqėsisht nga shumica e mjekėve, do tė ishte njė gabim fatal, sidomos pėr fėmijėt dhe gratė. Moszhvillimi i mirė i kockave tė fėmijės dhe fraktura tė tyre nė menopauzė tek gratė, janė pasoja tė vėna re nė tė sėmurėt qė kanė tė kufizuar kalciumin nė dietė. Natyrisht, kjo nuk do tė thotė tė abuzojmė me dietėn me kalcium.

Dieta

Ushqimet me predominim tė zarzavateve dhe frutave, tė freskėta tė sezonit dhe jo ato tė thata (sidomos arrat, bajamet dhe lajthitė), shoqėruar me shumė lėngje janė tė shkėlqyera pėr tė sėmurin me gurė nė veshka. I vetmi nga agrumet qė kufizohet ėshtė qitro, e cila pėrmban shumė oxalate. Kafeja, deri vonė e kufizuar, vitet e fundit ka marrė “lirinė” prej 2 studimeve tė mėdha mbi dietėn nė tė sėmurėt me gurė nė veshka.

Po kėshtu edhe alkooli nuk konsiderohet ushqim pėr t’u kufizuar pėr sa i pėrket gurėve nė veshka. Gjithsesi, kaloritė e alkoolit mund tė shkaktojnė mbipeshė dhe kjo e fundit thamė qė shoqėrohet me rritje tė shpeshtėsisė sė gurėve nė veshka.

Uralyt, Renalof, Grodurex dhe Allopurinoli janė medikamentet mė tė pėrdorshme nė eliminimin, shkrirjen dhe parandalimin e gurėve nė veshka dhe nė rrugėt urinare. Mėnyra e pėrdorimit, koha dhe dozat e tyre pėrdoren ekskluzivisht nga mjeku.

Pergatiti: Prof. dr Alketa Koroshi / Nefrolog
Burimi: Gazeta Shekulli