Ėshtė vėrtetuar se simptomat si lodhja, depresioni vijnė si pasojė e ushqimit jo tė shėndetshėm. Pėr ta zbuluar se ku po gaboni, ju sjellim pesė nga problemet mė tė shpeshta qė ndėrlidhen me shprehitė e kėqija nė ushqim dhe cilat ushqime duhet tė konsumoni pėr tė larguar dhimbjet qė ju mungojnė.

Disponim jo i mirė,depresion
Shkasi: nėse nuk konsumoni sasi tė mjaftueshme tė acideve omega 3 apo vitamina B, sidomos ato tė acideve folike, vitamina B6 dhe vitamina B12, shpesh nuk do tė jeni nė disponim tė mirė, madje dhe nė depresion.
Zgjidhja: Dy-tri herė nė javė konsumoni mish peshku pėr ta arritur masėn e nevojshme me acidet omega 3 dhe vitamina B12,dy lloje tė perimeve tė gjelbra shkaku i acidit folik dhe disa ushqime tė pasura me vitamina B6 si banane, drithėra.

Uria konstante
Shkasi: Ndoshta tejkaloni kafjallin apo shujtat e tjera apo nuk konsumoni mjaft ushqime tė pasura me fibra bimore. Apo ndoshta konsumoni kalori tė zbrazėta – ushqime me pėrqindje tė lartė tė sheqerit dhe yndyrave, tė cilat shpejt ju ngopin, por edhe shpejt mė pas ju kaplon uria.
Zgjidhja: Pėrhapni shujtat nė gjithė ditėn, duke filluar nga kafjalli. Kombinoni ushqimin e pasur me pak proteina me fibra me karbohidrate cilėsore. Duhet tė pėrcaktoheni pėr ushqime me shumė proteina dhe me shumė ujė, si pemė dhe gjellė me perime.

Uria e befasishme
Shkasi: Kėto probleme ndėrlidhen me dietat e tepruara dhe shumė strikte, tejkalimi i shujtave dhe marrja mė tepėr me ushqime tė grimcuara dhe tė ėmbla.
Zgjidhja: Kujdes qė ushqimi tė jetė i baraspeshuar. Dėshirėn pėr ėmbėlsira zėvendėsojeni me pemė apo perime. Pėr tė mos zhdukur ėmbėlsirat nė pėrgjithėsi, atėherė mė sė miri do tė ishte qė tė konsumoni ėmbėlsira njė apo dy herė brenda njė jave, jo mė shpesh.

Ankthet
Shkasi: Nėse shmangni shujtat, nėse nuk konsumoni sasi tė mjaftueshme tė kalorive apo nėse prisni qė kafeja t’ju shėrbejė si njė pije qė ju fal energji, mund t’ju ndodh qė tė jeni tė tensionuar dhe nėn ankthe. Kėshtu qė pėrkufizoni pijen tuaj tė zezė, nė 200 mililitra nė ditė.
Zgjidhja: Nevojitet qė brenda njė dite tė konsumoni rreth 1.800-2.000 kalori, por qė ky tė jetė ushqim me cilėsi tė lartė, tė arrini energjinė e mjaftuar dhe ta pėrshpejtoni metabolizmin. Po ashtu nevojitet qė tė ushtroni rreth 30 minuta nė ditė, pėrkufizojeni ēajin dhe kafenė.

Lodhja, mungesa e energjisė
Shkasi: Fajtori do tė mund tė ishte ushqimi i varfėr me karbohidrate apo edhe dėshira pėr tė humbur nė peshė. Nėse nuk konsumoni sasi tė mjaftueshme tė karbohidrateve, do tė ndieni lodhje mendore dhe fizike. Lodhja shpesh vjen si pasojė e mungesės sė ujit dhe hekurit.
Zgjidhja: Konsumoni ushqime tė pasura me karbohidrate pėr ta ruajtur vitalitetin mendor dhe atė fizik. Do tė ishte mirė tė konsumoni ushqime si fasule, bizele si dhe brenda ditės tė konsumoni sė paku tetė gota me ujė.