A do tė ishte jetėgjatėsia prej njė mijė vjetėsh nė tė vėrtetė ide e mirė, ashtu si na tingėllon fillimisht, apo do ta kishim mė keq se sot?

Shekulli i njėzetė na ka sjellė avancime tė mėdha nė mjekėsi, tė cilat nuk kanė pėrmirėsuar vetėm kualitetin e jetės sė banorit mesatar tė planetit tonė, por edhe kohėzgjatjen e saj. Pikėrisht gjuetia pėr rininė e pėrjetshme dhe jeta e gjatė janė subjekt i tė menduarit dhe obsesion jo vetėm i njerėzve tė zakonshėm dhe pėrditshėm, por edhe shkencėtarėve. Ēdo muaj mund tė lexojmė pėr ndonjė zbulim tė ri tė eliksirit tė jetėgjatėsisė, i cili do tė ndryshojė botėn tonė nga themeli. Vitin e kaluar njė ekip amerikan i shkencėtarėve ka deklaruar se si tani lind gjenerata e fundit tė njerėzve qė duhen tė vdesin, ndėrsa fėmijėt dhe nipat tanė do tė kenė nė dispozicion teknikat, me tė cilat jetėgjatėsia e tyre do tė mundet tė zgjatet nė njė kohė tė pacaktuar.

Duke mos hyrė nė mėnyrė tė tepruar nė vetė justifikimin shkencor tė kėtyre pohimeve, nuk mund tė mos pyetemi se a do tė ishte jetėgjatėsia prej njė mijė vitesh nė tė vėrtetė ide kaq e mirė ashtu siē na tingėllon fillimisht? Shumė sociologė dhe antropologė mendojnė qė jo dhe kėtė e mbėshtesin me kėto pesė pohime.

1. Puna e cila nuk liron

Mendoni pėr njė ēast– jetėgjatėsia mesatare nė vendet e botės perėndimore ėshtė 80 vjet, ndėrsa secili nga ne duhet tė punojė 40 pėr tė arritur kushtet pėr pension tė plotė. Kjo do tė thotė qė gjysmėn e jetės sonė e kalojmė duke punuar. Provoni tani kėto raporte t’i bartni nė jetėgjatėsinė prej njė mijė vjetėsh, ku kalojmė 500 vjet duke punuar. A mund ta paramendoni njė punė nė botė, e cila nuk do t’ju mėrzitej pas njė kohe aq tė gjatė?



2. Koha e tepėrt

Edhe nėse nesėr dikush do tė shpikte serumin pėr jetėgjatėsi dhe do ta injektonte nė ne, kjo nuk do tė ndryshonte menjėherė mėnyrėn nė tė cilėn e bėjmė jetėn sot – njėzetė vitet e para arsimohemi, pas kėsaj fillojmė karrierėn dhe krijojmė familje, rrisim fėmijėt tanė dhe nipat dhe shkojmė nė pension tė merituar. Dhe ēka pas kėsaj? Edhe nė rast kur mungesa e parave pėr shkak tė pensionit tė ulėt nuk do tė ishte problem, disa qindra vjet jete nė pension vėshtirė qė do tė ishin argėtuese pėr dikė.



3. Bota ėshtė me tė vėrtetė njė vend i vogėl

Nėse keni mjaft para, edhe jetėgjatėsia e tashme ėshtė e mjaftueshme qė tė vizitoni gjithēka qė vlen tė vizitohet nė planetin tonė tė vogėl. Mundet dikush tani tė na thotė se si ēdo qoshe e planetit ėshtė e bukur dhe e vlefshme nė mėnyrė tė njėjtė, por ne megjithatė nuk pajtohemi. Provoni tė paramendoni se si do tė dukeshin udhėtimet nėse do tė kishit pasur njė mijė vjet tė kohės sė lirė.



4. Thellimi i hendekut nė mes tė pasurve dhe varfėrve

Edhe pse nuk dėshirojmė tė jemi pesimistė, historia na mėson qė frytet e gati ēdo arritjeje njerėzore deri tani sė pari i kanė shijuar tė pasurit dhe tė fuqishmit, ndėrsa njerėzit e thjeshtė do tė fitonin privilegjin e njėjtė vetėm pasi qė tė pasurit ta kenė pėrqendruar vėmendjen nė ndonjė lodėr tė re. Pikėrisht pėr kėtė arsye duhet tė supozojmė qė eliksiri i pėrjetėsisė para sė gjithash duhet tė jetė nė dispozicion pėr ata qė mund ta paguajnė mirė, me ēka tė pasurve do t’u mundėsojė tė jetojnė mė gjatė dhe tė bėhen edhe mė tė pasur, ndėrsa tė varfrit do tė ishin tė detyruar tė jetojnė dhe tė vdesin nė varfėri, sikurse edhe deri tani.



5. Toka si shtėpi pleqsh

Edhe pse ėshtė vėshtirė tė parashikohet se me cilėn shpejtėsi do tė plakeshin njerėzit nėse do tė jetonin njė mijė vjet, mund tė supozojmė qė njė tė pestėn e fundit tė jetės sė tyre do tė ishin jo aq tė aftė tė kujdesen pėr veten. Nė rastin e jetėgjatėsisė prej njė mijė vjetėve, kjo do tė thotė qė dikush duhet tė kujdeset pėr ta edhe deri nė dy shekuj. Shtėpitė e pleqve do tė ishin kudo, ndėrsa tė rinjtė kryesisht do tė ishin tė punėsuar nė industritė e kujdesit pėr tė vjetrit. A ėshtė kjo bota ideale? Nuk jemi edhe aq tė sigurt.

Burimi:

Koha NET