Receta Gatimi

Rritje pagash 20% nė shėndetėsi


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Rritje pagash 20% nė shėndetėsi

    Mbėrrin drafti pėr shtesėn e rrogės pėr tė gjithė punonjėsit e spitaleve tė vendit. Rritja mesatare kap shifrėn e 5 mijė lekėve

    Nė vitin 2008, sistemi shėndetėsor do tė marrė mė shumė para. Rrogat e tyre do tė rriten nga 20 deri nė 25 pėr qind. Kjo, sipas parashikimit qė i ka bėrė dikasteri i shėndetėsisė kategorive qė do tė preken nga rritja. "Dikur mjekėt e aftė stimuloheshin moralisht, ndėrsa sot, stimulimi po shoqėrohet me reformimin e sistemit tė pagesave. Nė buxhetin e vitit tė ardhshėm ėshtė llogaritur njė buxhet suplementar prej 560 milionė lekėsh pėr rritjen e pagave 20-25 pėr qind pėr personelin mjekėsor", ka sqaruar ministri i Shėndetėsisė nė reagimin e tij lidhur me reformat qė do tė ndėrmerren pėr evitimin e korrupsionit nė shėndetėsi. "Mjekėt qė kėrkohen mė shumė nga qytetarėt, qė kryejnė mė shumė vizita dhe kanė mė shumė sukses, duhet tė jenė njėherėsh edhe kategoria mė e paguar nė sistemin shėndetėsor. Ndryshimi i kėsaj gjendjeje ėshtė njė nga prioritetet tona kryesore nė fazėn e tanishme", ka theksuar ministri. Ndėrkohė qė buxheti prej 560 milionė lekėsh tė reja tashmė ėshtė miratuar, mbetet vetėm qė Kėshilli i Ministrave tė marrė vendimin se nė cilin muaj do tė nisin bluzat e bardha tė tėrheqin pagat e rritura. Sipas parashikimit, ky fond mund tė pėrballojė rritjen e pagave tė mjekėve pėr 6 muaj, ndėrsa ėshtė pėrfolur muaji korrik si muaji qė do tė merret vendimi pėr rritjen e pagės. Megjithatė, duke parė kėtu qė do tė ketė njė mundėsi tjetėr rritjeje alternative, rritja mund tė nisė edhe nė muajt e parė tė 2008-ės.

    Rritjet alternative

    Pėrveē kėsaj rritjeje tė pagės, njė muaj mė parė anėtarėt e Komisionit tė Shėndetėsisė propozuan pėr rritje tė mėtejshme, tė ashtuquajtura "alternative". Njė prej opsioneve tė mundshme ka qenė ajo e pėrdorimit tė tė ardhurave dytėsore tė spitaleve. Kėshtu, sipas njė propozimi, mendohet qė rreth 70 pėr qind e kėtyre tė ardhurave tė shkojnė pėr pagat e mjekėve. Pjesa tjetėr, prej 30 pėr qind, pėr blerjen e pajisjeve mjekėsore tė domosdoshme pėr kryerjen e shėrbimeve. Sot, aktualisht tė ardhurat dytėsore nė spitale numėrohen rreth 46 milionė lekė. Por, anėtarėt e Komisionit tė Shėndetėsisė nuk kanė kėrkuar vetėm rritjen e pagave tė sistemit shėndetėsor, por edhe rritjen e cilėsisė sė shėrbimeve. "Rritja e pagave duhet tė shkojė paralelisht me rritjen e shėrbimit nė spitale. Pasi dihet qė ky shėrbim te ne ėshtė nė nivele shumė tė ulėta", janė shprehur deputetėt e kėtij komisioni. Ndėrkohė qė u theksua se nė shėrbimin shėndetėsor mungon njė politikė pėr rritjen e pagave dhe kjo e fundit bėhet vetėm me anė tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave, gjė qė nuk mund tė preket.

    Shpėrblimet e Vitit tė Ri

    Tė gjithė do tė jenė tė barabartė. Pėr Vit tė Ri nuk do tė ketė diferencime mes punonjėsve tė shėndetėsisė. Pas ndryshimit tė ligjit nga qeveria, lidhur me shpėrndarjen e tė ardhurave dytėsore, pėr 2007-ėn tė gjithė do tė shpėrblehen njėsoj.

    Shefa shėrbimesh, mjekė, infermierė, laborantė, punonjės tė shėrbimit mbėshtetės, teknikė apo tė gjithė ata qė punojnė nė spitalin "Nėnė Tereza" do tė marrin vetėm 10 mijė lekė tė reja si shpėrblim pėr punėn e bėrė gjatė 2007-ės. Sipas rregullit tė pėrvitshėm, secili nga punonjėsit e QSUT-sė, nė bazė tė punės dhe vėshtirėsisė, pėrfitonte mė shumė para si shpėrblim, por kėto nga tė ardhurat dytėsore. Duke qenė se tashmė vendimi i Kėshillit tė Ministrave i ka transferuar kėto para nė buxhetin e shėndetėsisė pėr vitin e ardhshėm, bluzat e bardha do tė ēojnė nė shtėpi pėr tė festuar Vitin e Ri vetėm 10 mijė lekė tė reja.



    Sa bėhen pagat me rritjen 20 pėr qind


    Kategoria Sa janė Sa bėhen


    Mjek nė QSUT 40000 lekė 48000


    Mjekė nė

    institucione tė tjera 34500 lekė 41400


    Infermier nė QSUT 28000 lekė 33600


    Infermier nė

    institucione tė tjera 27500 lekė 33000

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,351
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19

    Re: Rritje pagash 20% nė shėndetėsi

    shyqyr per doktoret, ishalla sna kerkojne me lek

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Rritje pagash 20% nė shėndetėsi

    Ishalla mendojne dhe per shtresat e tjerve te punetoreve se rrogat jane cop cop.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pirateria nė rritje
    Nga gjendar nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-02-2011, 11:26 PM
  2. PTK shėnon rritje nė tė hyra
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-08-2010, 02:08 PM
  3. XP humbet, Windows 7 vazhdon me rritje
    Nga Kliton nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-12-2009, 08:26 AM
  4. Nė rritje numri i fėmijėve jashtėmartesor
    Nga aurel nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 11:18 AM