Shqiptari qe do te mbledhe 1 milion komente ne Facebook !!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 10 prej 10
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    19

    Talking Shqiptari qe do te mbledhe 1 milion komente ne Facebook !!

    Receta Gatimi




    Cfarė mund tė bėsh nė Facebook? Secili mund tė japė njė varg pėrgjigjesh. Por njė i ri shqiptar, administrator i njė faqeje nė Facebook, ka vendosur qė ta pėrdorė rrjetin social, pėr… tė vendosur njė rekord tė ri “Guinnes”.

    “Duke administruar njė faqe nė Facebook, mė lindi ideja qė ta pėrdorja jo mė si mjet komunikimi por pėr tė thyer njė rekord “Guinnes”. Nė kėtė mėnyrė flamuri dhe emri i Shqipėrisė tė ngrihet lart nė tė gjithė botėn”, – thotė Gentian Ēela, pėr “Shekullin”.

    Tema me tė cilėn momentalisht po komentohet pėr tė thyer rekordin ėshtė: “A flejmė gjumė?”. Kjo ėshtė krijuar nė orėn 3:07 tė datės 5 mars. A mund tė vendosin shqiptarėt njė rekord? Mbetet pėr t’u parė. Veēse duhen mbi 1 milion e ca komentime pėr 3 muaj dhe kanė mbetur mė pak se 25 ditė para pėrfundimit tė afatit. Rekordi aktual ėshtė vendosur mė 31 janar 2012 nga amerikani Tracey Hodgson me 1.001.552 komente.

    Genti, ē’ėshtė kjo ide pėr njė rekord “Guinnes” nė rrjetin social Facebook?


    Duke qenė se jam shumė i dhėnė pas faqeve online dhe lexoj informacione tė shumta pėr to, mė tėrhoqi ideja e pėrdorimit tė komenteve pėr njė qėllim tjetėr. Jo mė vetėm si njė mėnyrė pėr tė komunikuar dhe shprehur mendimet tona rreth temave tė ndryshme, por edhe pėr tė thyer rekorde. Kjo edhe pėr faktin se nė faqe, aktiviteti i komente ishte 24 orė. Ndaj hodha idenė e rekordit botėror tė komenteve dhe mbėshtetja e fansave tė faqes ishte e menjėhershme. Tė gjithė nisėn qė tė komentonin, tė shpėrndarin temėn e cila duhej tė thyente rekord dhe e ndjekin atė rregullisht. Shpresoj qė flamuri shqiptar tė triumfojė nė kėtė rekord.

    Rekordi aktual i komenteve nė njė postim nė FB mbahet sipas Guinnes nga amerikani Tracey Hodgson me 1.001.552 komente. Mendoni se do tė mund ta thyeni kėtė rekord?
    Kam besimin se njė gjė e tillė do tė arrihet. Kjo nismė ėshtė kthyer nė njė ēėshtje shumė tė ndjeshme pėr tė gjithė ne qė jemi pjesė e saj. Vendosmėria ime pėr tė ecur pėrpara ėshtė e padiskutueshme, tė njėjtin optimizėm e shfaqin edhe fansat e faqes, tė cilėt po kontribuojnė jashtėzakonisht shumė. Ne jemi shumė pranė kėtij rekordi dhe ēdokush qė ka dėshirė pėr tė marrė pjesė dhe pėr tė lėnė gjurmė nė kėtė rekord ėshtė i mirėpritur qė tė na bashkohet.

    Sa kohė keni qė merreni me kėtė? A ėshtė e lehtė tė bindėsh njerėzit pėr tė komentuar?


    Komentimi nė linkun qė kėrkojmė tė arrijmė mė shumė se 1 milion komente ka nisur para 2 muajsh. Nė fillim kishte vėshtirėsitė e veta sa pėr tė orientuar njerėzit. Ndodhte qė kur unė shfaqja linkun qė duhej komentuar, ata komentonin lajmėrimin tim dhe jo brenda linkut. Mijėra komente kanė shkuar dėm edhe pėr shkak se shumė prej njerėzve nuk ishin nė dijeni tė kėtij rregulli. Por, me kalimin e kohės ata u mėsuan me kėtė ide dhe nisėn tė komentojnė me dėshirė. Madje nėse ndodh qė unė ndonjė ditė e
    vonoj shpėrndarjen e kėsaj teme shumė miq tė mi nisin tė shqetėsohen, mė dėrgojnė mesazhe nė telefon, nė e-mail apo mė telefonojnė.

    Mund tė jenė komente tė ēfarėdoshme apo duhen komente specifike?


    Komenti ėshtė i lirė qė tė zhvillohet sipas dėshirave, pasi nė to ka biseda nga mė tė ndryshmet. Pėr shkak tė trafikut tė madh tė komenteve midis miqsh unė shpeshherė pėrdor batutėn: “Nėse nuk di tė lexosh shpejt, mė mirė mos shkruaj!”. Kjo vlen pėr kėdo: tė jesh pjesė e kėsaj teme kėrkon dhe aftėsi tė zhvilluara nė leximin dhe pėrdorimin e shpejtė tė tastierės. Pra duhet tė ndjekėsh njė temė qė hedh dikush shumė shpejt, nė tė kundėrt tė humbet filli, pasi njėkohėsisht me ty mund tė komentojnė mbi 100 persona.

    Strategjia ime? Vendosmėria dhe vetėm vendosmėria. Nė fillim nisi si njė dėshirė, por mė pas u kthye nė njė lloj detyrimi. Do tė inkurajoja dhe do tė mbėshtesja cilindo qė tė ketė nisma tė tilla, tė cilat do tė bėjnė qė edhe Shqipėria tė ketė vendin e saj nė librin e rekordeve “Guinnes”, – thotė Gentiani.
    Kodi:
    https://www.facebook.com/Life.Is.Funny/posts/10150610378013371

    Ky ėshtė linku nė tė cilėn po komentohet momentalisht nė Facebook, pėr tė thyer rekordin “Guinnes”. Deri mė tani janė bėrė 680 841 komente.
    994 340

    ėshtė numri i pėrdoruesve tė Facebook nė Shqipėri. Kjo sipas “Socialbakers.com”, njė faqe qė llogarit statistika nga pėrdoruesit e Facebook-ut nė tė gjithė botėn. Me kėtė numėr Shqipėria renditet e 80-ta. Pėr gjashtė muajt e fundit numri ėshtė ulur me 10 560 pėrdorues. Pra, gjashtė muaj mė parė numri total i pėrdoruesve shqiptarė, ka qenė mbi 1 milion.
    33.29%
    e shqiptarėve janė pėrdorues tė Facebook. Kjo llogaritet nė bazė tė numrit total tė popullsisė.
    76.49%
    e pėrdoruesve tė internetit nė Shqipėri, disponojnė njė adresė facebook-u.
    1 001 552
    ėshtė rekordi i komenteve nė njė temė tė vetme, i cili ėshtė vendosur mė datė 31 janar tė kėtij vitit. Ky numėr ėshtė arritur pėr 3 muaj dhe ėshtė vendosur nga amerikani Tracey Hdgson.
    Shpėrndarja sipas moshės e pėrdoruesve shqiptarė tė Facebook
    18-24 -> 47%
    25-34 -> 23%
    16-17 -> 12%
    35-44 -> 7%
    13-15 -> 7%
    45-54 -> 3%
    55-64 -> 1%
    65-0 -> 1%
    Shpėrndarja sipas gjinisė e pėrdoruesve shqiptarė tė Facebook
    Meshkuj -> 65%
    Femra -> 35%

    3 faqet shqiptare mė tė klikuara nė Facebook:
    1. “Ēudira nga bota!”, me 654 248 fansa
    2. “Jeta Osh Qef”, me 635 780 fansa
    3. “Poezitė mė tė Bukura!” me 510 267 fansa

    Burimi: Gazeta Shekulli

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e woop
    Anėtarėsimi
    May 2012
    Vendndodhja
    InyourPC!
    Postime
    118
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Hahaha ishalla pee thejme edhe kete

  3. #3
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    19
    inicjativ e lezetshme
    di njeri gje .... kur thyhet nje rekord Guinnes ... fitohet gje ?
    qe po ashtu te hapim dhe ne ndonje faqe ..........................

  4. #4
    i/e rregjistruar 20% Maska e woop
    Anėtarėsimi
    May 2012
    Vendndodhja
    InyourPC!
    Postime
    118
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Me sa din un fiton lek
    Famė po ashtu lol

  5. #5
    i/e rregjistruar 35% Maska e mOrtaja123
    Anėtarėsimi
    Jun 2011
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    702
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    9
    E paska shendrruar ne chat komentet !

  6. #6
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    5
    Reputacioni
    19
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga woop Lexo postimin
    Me sa din un fiton lek
    Famė po ashtu lol
    po kush po pyet per leket ....

  7. #7
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    4
    Reputacioni
    25
    Interesante duket,por po ta mendosh pak me thelle duket nje idiotsi e pakuptimt,disa kane komentuar pa asnje shkrim vetem......,dhe nja 7-8 here nje person,ne facebook eshte bere shume e lehte per te bere fansa dhe komente koti,ka plot faqe qe ta mundesojn kete me nje cmim pothuajse te paperfillshem,kjo behet vetem per perfitime indivituale te personit ne fjale,qe eshte dhe "pronari" profilit.Nuk besoj se do te futet ne Guinnes .
    Redaktuar pėr herė tė fundit nga Kliton; 16-05-2012 mė 08:34 AM. Arsyeja: Nuk Fitojn Lek Keto Mostra! :)

  8. #8
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,522
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22
    Interesante... po ja le edhe un 1 koment sa per te shtuar numrin LOL

    Uroj qe t`ja arrije, do ishte dicka e madhe per neve !

  9. #9
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    24
    Nuk fiton lek po vetem emrin ne liber

  10. #10
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    11
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    inicjativ e lezetshme
    di njeri gje .... kur thyhet nje rekord Guinnes ... fitohet gje ?
    qe po ashtu te hapim dhe ne ndonje faqe ..........................
    Asnje kokerr leku nuk fiton, mos u lodh kot

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shqipėria, mbi 1 milion pėrdorues tė Facebook
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:01 PM
  2. Hyn nė Gines, 389 mijė komente statusit nė Facebook
    Nga vaaldr1n nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-10-2011, 01:51 PM
  3. Shqipėria ka mbi 1 milion pėrdorues tė Facebook
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:56 PM
  4. 250 milion njerėz pėrdorin Facebook, ēdo ditė
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2010, 11:02 AM