Femrat parapėlqejnė burrat me pamje tė ashpėr, tė egėr e qė duken se do tė shpėrthejnė nga ēasti nė ēast nga testosteroni, nė vend tė atyre me tipare tė ėmbla e delikate.
Dhe kjo ka rezultuar nga studimet dhe anketat e ndryshme tė realizuara nga biologė e shkencėtarė tė njohur evolucionistė.
Njė grup shkencėtarėsh nga universiteti St Andreės, nė Skoci, ka publikuar njė artikull mė kėtė temė ku rezultonte se fytyrat burrėrore mė nofulla katrore e tipare tė ashpra, vijnė si rezultat i niveleve tė larta tė testosteronit.
Ndėrkohė qė sipas kėtyre evolucionistėve, arsyeja pėr tė cilėn kėto trajta rezultonin tėrheqėse ishte pasi kėto shenja flasin pėr njė nivel tė lartė testosteroni nė organizėm, tė cilit i duhet bashkangjitur edhe njė sistem shumė i mirė imunitar.
Kėshtu pra, njė mashkull qė ka arritur maturitetin seksual, pavarėsisht nivelit tė lartė tė testosteronit, ka shumė gjasa qė tė zotėrojė mbrojtje imunitare shumė mė tė mira se normalisht, gjė qė mund ta transmetojė edhe te tė bijtė. Ky ėshtė edhe lajmi i mirė.
Lajmi i keq ėshtė qė nė rastin e njė mashkulli me nivel shumė tė lartė testosteroni, shtohen sė tepėrmi edhe shanset qė ai tė dashurojė shumė nė ēastin e parė dhe tė lodhet me tė njėjtėn shpejtėsi, duke kėrkuar menjėherė dashurinė tjetėr: kėshtu qė, nė rastet kur femrat kanė ndėr mend tė krijojnė familje e tė gjejnė njė baba tė mirė pėr fėmijėt, nė shumicėn e rasteve i hedhin sytė nga meshkujt me trajta mė tė ėmbla e me sjellje mė tė butė.
Preferencat e grave
Sidoqoftė, tė dhėnat mbi llojin e fytyrės qė parapėlqejnė gratė flasin pėr preferenca thuajse tė njėjta nė tė dy rastet. Problemi qė u veēua nga ky grup shkencėtarėsh ishte qė kėto barazi nė preferenca mund vijnė si shkak i realitetit nė tė cilin jetojmė sot, ku gratė ndjekin strategji tė ndryshme riprodhimi, ose mund tė jetė rezultat i mėnyrės me tė cilėn u zhvilluan eksperimentet nė fjalė.
Nė pėrgjithėsi, u kryen duke u bazuar mbi fotografi tė modifikuara virtualisht, nė mėnyrė qė meshkujt tė shfaqeshin mė burrėrorė ose mė pak.
Duke qenė se grupe tė ndryshme studiuesish kanė ndjekur mėnyra tė ndryshme manipulimi, shtohet mundėsia qė femrat e pėrfshira nė kėto eksperimente tė kenė reaguar ndaj diēkaje qė nė tė vėrtetė kishte tė bėnte vetėm me metodat e pėrdorura dhe jo kundrejt fytyrave qė u tregoheshin: ndoshta do tė silleshin nė mėnyra shumė tė ndryshme, nė rast se do tė bėhej fjalė pėr fytyra reale.
U ndoqėn tre mėnyra manipulimi: e para u realizua duke shkrirė tiparet e burrave e grave mesatare, pėr ti dhėnė mė pas formė njė fytyre mashkullore; e dyta niset nga njė seri fytyrash, tė cilat mė parė janė pėrzgjedhur nė bazė tė burrėrisė sė tyre, duke pasur njėherėsh parasysh edhe rėndėsinė e ngjyrės sė lėkurės; metoda e tretė bazohet nė imitimin e ndryshimeve qė pėson realisht fytyra e meshkujve, kur kalon nga mosha e pubertetit nė moshėn madhore. Ėshtė e vėrtetė qė femrat preferojnė nivele tė ndryshme burrėrie.
Por vazhdohet vetėm me lajme tė kėqija pėr burrat e vėrtetė. Studime tė zhvilluara nė tė shkuarėn bėnin tė ditur qė, pavarėsisht preferencave, femrat tėrhiqeshin nga trajtat burrėrore vetėm gjatė fazės sė pjellorisė, efekti bie kur vjen fjala te lidhjet e qėndrueshme.
Evolucioni i ka rregulluar gjėrat nė mėnyrė tė atillė qė nė rast se gruaja e tradhton burrin, ka shanse tė pėrfitojė sė tepėrmi nė planin fizik e nė sistemin imunitar, duke nxjerrė nė dritė fėmijė meshkuj e tė bukur si etėrit.
Burimi: Tirana Observer