Receta Gatimi

Poshtė ujėvarės


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Poshtė ujėvarės

    Poshtė ujėvarės sė madhe nė kanionin 3 milionė vjeēar tė Osumit, kėtė tė shtunė ka ndodhur njė propozim i rrallė pėr martesė. Me njė kuti tė kuqe nė dorė, e cila brenda mbante njė unazė, nėn zhurmėn e fuqishme tė ujit, aty mes shkėmbinjsh, djaloshi nga Kosova kishte menduar njė ide origjinale pėr t’i propozuar pėr martesė tė dashurės sė tij nga Tirana. Pėllumbi, njė inxhinier mjedisi nė profesion, (ndoshta kėtu kuptohet lidhja e tij me natyrėn), pas njė plani disa ditor, kėtė fundjavė ėshtė nisur sė bashku me disa miq pėr tė bėrė rafting nė Osum.

    Bashku me tė ishte dhe e dashura e tij Blerina. Gjithēka sekret, deri nė momentin e fundit. Pėr Blerinėn, ky ishte njė udhėtim i zakonshėm, larg kryeqytetit, pėr njė fundjavė ndryshe. Vajza nuk e dinte qė atje do tė pėrjetonte emocionet mė tė mėdha gjatė historisė 8-vjeēare tė lidhjes sė tyre.

    Ende pa ardhur mesdita, nė pikėn mė tė lartė prej nga nis rrjedhėn Osumi, Pėllumbi, i ėshtė ulur nė gjunjė, ndėrsa nė dorė mbante unazėn, i ka thėnė fjalinė: Do ti Blerina tė martohesh me mua?…

    E kush do thoshte “Jo” aty! Ne, kemi arritur tė flasim me kėtė ēift, me Blerinėn, tė cilėn shumė femra do ta kishin zili dhe me Pėllumbin, i cili u jep njė leksion djemve shqiptarė, as mė shumė e as mė pak, tė zhvillojnė fantazinė kur bėhet fjalė pėr… dashuri! . Fotot janė mundėsuar nga Blerina Ago, Zv /Presidentja e “Albania Rafting Grup” .



    Blerina, kėtė tė shtunė i fejuari juaj u ka bėrė njė propozim pėr martesė nė njė vend tė veēantė. Nė kanionet e Osumit… Kush e dėgjon thotė uauuu! Ēfarė ndodhi konkretisht?

    Po, kėtė tė shtunė ndodhi diēka shumė e veēantė dhe me shumė kuptim pėr mua. I gjithė organizimi ishte ide e tė fejuarit tim, i cili i kishte vizituar njė vit mė parė kanionet e Osumit, nga ku i kishte lindur idea pėr tė gjithė kėtė.

    Pėr mua ishte hera e parė qė merrja pjesė nė rafting, ndaj dhe para udhėtimit mora disa informacione nė internet. E bukura ėshtė qė diku lexova: “Takimi me kanionet tė ndryshon jetėn”. Pėr mua doli e vėrtetė! Takimi me to mė ndryshoi jetėn.



    Ēfarė ndiet kur nėn atė ujėvarė kur thatė: “Po”?

    U hutova, u emocionova dhe u lumturova pa masė. Thjesht dua tė falėnderoj Pėllumbin pėr emocionet qė mė dhuroi. Nuk gjej fjalė pėr ta pėrshkruar atė qė pėrjetova ato minuta nė atė mjedis pėrrallor. Ndihem e lumtur qė kjo “PO” ishte pėr njė njeri kaq tė mrekullueshėm.



    Kush ishte me ju nė kanion, kishit marrė tė afėrm apo shoqėri me vete?

    Kishim kohė qė flisnim rreth njė udhėtimi tė tillė me njė grup shoqėror tė afėrmish nga Prishtina, tė cilėt dhe ndihmuan pėr detajet e kėsaj surprize. Ndaj meqė na jepet rasti nėpėrmjet Shekullit unė dhe Pėllumbi i jemi mirėnjohės Edonės, Adelinės, Fidanit, Artanit, Albinės dhe Fatmirit pėr tė gjithė mbėshtetjen e tyre.



    Kur ka lindur historia juaj e dashurisė, kur jeni njohur, si? Ka edhe kėtu diēka tė veēantė?

    Me Pėllumbin njihemi prej 8 vitesh. Jemi njohur teksa kryenim studimet nė Turqi nė tė njėjtin universitet. Njohja ishte e rastėsishme, ku nė fillim kemi qenė shokė tė mirė e mė pas filluam tė ndjenim pėr njėri-tjetrin.



    Tani qė do tė martoheni, do tė shkoni tė jetoni nė Prishtinė apo do vazhdoni tė qėndroni nė Tiranė?

    Ėshtė bukur tė jetosh nė njė nga kryeqytetet e Shqipėrisė (Tiranė apo Prishtinė)….Le tė themi se kjo do jetė dhe surpriza ime pėr tė fejuarin tim….



    Cila ėshtė lidhja juaj me sportin Rafting?

    Pėllumbi e ka frekuentuar edhe mė parė, ndėrsa pėr mua, ishte eksperienca e parė nė Rafting. Mė tėrhoqi shumė sepse pėrveē faktit qė ishte njė sport interesant, tė prezanton me bukuritė mahnitėse tė vendit tonė. Jemi tė impresionuar nga kjo eksperiencė ndaj dhe do ndjekim vazhdimisht kalendarin e aktiviteteve tė “Albania Rafting Group” pėr tė eksploruar edhe vende tė tjera.



    Surpriza

    Pėllumbi kishte qenė vjet pėr rafting nė Kanionet e Osumit me “Albania Rafting Group” dhe padiskutim qė u mbėrthye nga bukuritė e Koloradove Shqiptare. Aty i lindi ideja qė bashkėshortes sė tij tė ardhshme t’ia shprehte pikėrisht poshtė ujėvarės sė madhe kėrkesėn pėr tė ndarė bashkė jetėn deri nė vdekje.

    Gjatė gjithė kohės ka qenė nė kėrkim tė propozimit mė tė veēantė bėrė ndonjėherė dhe ishte i pari qė mori bekimin e Kanioneve dhe 8 ujėvarave pėr lidhjen nė martesė. Pjesė e organizmit ka qenė gjithė shoqėria e tyre dhe skuadra e “Albania Rafting Group” me nė krye Zamo Spatharėn.



    ******



    Humori i Pėllumbit: Doja tė gjeja diēka tė veēantė, ndryshe s’mė pranonte

    Pėllumbi e nis rrėfimin e tij, duke bėrė shaka ndėrsa pohon se: “Duhet tė gjeja njė propozim interesant, ndryshe Blerina nuk do t’mė pranonte”. Plani pėr tė arritur qėllimin kishte kohė qė mendohej e pėrgatitej. Me ndihmėn e shoqėrisė, ai ka mbėrritur nė pikėn ku dėshironte tė nxirrte unazėn nga xhepi dhe tė bėnte kėrkesėn e duhur dhe ja arriti. Pėrveē “Po-s” ka marrė nga Blerina edhe fjalinė: Ėshtė gjėja mė e bukur qė mė ka ndodhur. Po dridhem…



    Pėllumb, pse zgjodhėt kėtė mėnyrė pėr t’i propozuar pėr martesė Blerinės?

    E zgjodha kėtė pasi Blerina mė kishte kėrkuar qė t’i bėja propozimin mė tė bukur qė ekzistonte, pėrndryshe nuk do tė pranonte tė martohej – shaka kjo…(qesh). E zgjodha kėtė mėnyrė sepse doja qė lidhjes tonė tė veēantė t’i shtoja dhe kėtė kujtim po aq tė veēantė, tė cilin do ta mbajmė mend gjatė…



    Me kė bashkėpunuat pėr realizimin deri nė fund tė kėtij “plani”. Na tregoni pak rrugėn qė ndoqėt pėr realizimin e kėsaj surprize?

    Pėr kėtė bashkėpunova me shoqėrinė time nga Kosova. Do tė doja tė pėrfshija dhe shoqėrinė e Blerinės, por rastisi qė tė mos u organizonim tė gjithė njėherėsh. Faktikisht kisha njė vit qė e konsideroja kėtė si mundėsi, por muajt e fundit fillova tė kujdesem pėr detajet.

    U mendova, u konsultova me shoqėrinė tė cilat do tė ishin elementet e nevojshėm pėr realizimin e kėtij plani, si duhet tė vepronim qė mos tė binim nė sy dhe tė zbuloheshim nga Blerina, apo a duhet tė ishte edhe dikush tjetėr i pėrfshirė pėrveē shoqėrisė time etj.



    Keni menduar ju, pėr njė dasmė tradicionale, ku Blerina tė veshė fustanin e bardhė dhe ju kostumin. Si do tė jetė ajo dhe ku ?

    Dasma do tė jetė njė miks mes tradicionales dhe modernes, do tė ketė Blerinėn me fustanin e bardhė, mua me kostumin dhėndėror, por mė pas nuk i dihet, mbetet pėr tu zbuluar….. Patjetėr qė ēdo gjė ėshtė menduar me kujdes duke u munduar tė bėjmė dhe njė miks kulturash e zakonesh, duke filluar nga vendi ku do bėhet deri te kėngėtari etj….



    Ēfarė ju tha Blerina, pasi kishte pėrfunduar gjithė ceremonia e propozimit?

    Blerina gjithė frymė, mė tha: “Ėshtė gjėja mė e bukur qė me ka ndodhur. Po dridhem…”.



    Keni ju njė mesazh pėr djemtė shqiptarė qė duan t’iu propozojnė tė dashurave tė tyre martesė?

    Mesazhi im do tė ishte qė nė momentin qė mendojnė se kanė gjetur personin e duhur nė jetė dhe duan t’i shprehin njė vendim tė tillė, ta bėjnė pa ndrojtje dhe pa e menduar gjatė. Kjo sepse propozimi, e sidomos ai pėr martesė, ėshtė me tė vėrtetė diēka i veēantė e qė mbahet nė mendje. Ndaj dhe duhet tė personalizohet sa mė shumė nga ēifti. Ėshtė si diēka e tyre, e cila i lejon tė dalin jashtė monotonisė dhe tė jenė pėrgjithmonė ndryshe nga tė tjerėt.

  2. #2
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    kushedi se cfar paska ber

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Asus - Webcam me shfaqet me koke poshte
    Nga Aldianna Hasani nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2012, 10:34 AM
  2. Facebook hedh poshtė thashethemet pėr njė celularė
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-01-2011, 01:25 PM
  3. Si Ju Duket Toolbari Ri Poshte Faqes Se Lirenti.Com
    Nga Kliton nė forum Informacione dhe Komunikime
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-06-2010, 05:53 PM
  4. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-07-2009, 10:37 PM
  5. Nxenesit filmojne poshte fundit te mesueses
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-11-2007, 11:28 PM