Nėse mund t’i besohet blogut zyrtar tė Microsoftit, Windowsi i ri do tė jetė shumė mė i suksesshėm nė manipulimin automatik, dhe qė ėshtė shumė mė e rėndėsishme pėr shfrytėzuesin, atė praktik, me gabimet nė disk, tė cilat do tė zgjidhen online nė prapavijė, pa pasur nevojė tė ndėrpresim atė qė jemi duke bėrė aktualisht, pėrveē nė rastet ekstreme kur kemi ndonjė avari totale tė diskut.

Sipas Microsoftit, ndryshimet janė bėrė edhe nė nivelin e fajll sistemit edhe nė nivel tė chkdsk utility. Sipas skemės sė funksionimit tė NTFS-sė nė Tetėsh, risia mė e rėndėsishme ėshtė vetėriparimi, gjegjėsisht “self-healing” siē e quan kėtė Microsofti. Ėshtė rritur numri i gjėrave tė cilat NTFS mund t’i riparojė dhe pėrmirėsojė vetė, pa pasur nevojė pėr ndėrprerje dhe startim tė chkdsk utility. Risi ėshtė edhe SVS – Spot Verification Service, tė cilin e starton driveri i fajll sistemit dhe i cili konfirmon qė me tė vėrtetė bėhet fjalė pėr kurruptim tė tė dhėnave nė disk para se tė vazhdohet tutje me “shėrimin” e problemit. Ky servis i ri punon nė prapavijė dhe nė asnjė mėnyrė nuk e ngadalėson punėn normale tė kompjuterit, ndėrsa aktivizohet vetėm kur driveri i fajll sistemit e thėrret pėr tė konfirmuar korruptimin e tė dhėnave.

Sipas nevojės disku mund tė shkyēet nga sistemi, tė vendoset nė modin e punės off-line, ndėrsa Microsofti kėtė operacion e quan Spotifix, dhe thuhet se zgjatė vetėm disa sekonda nė kompjuter tė rėndomtė, ndėrsa nė serverė me fusha disqesh dhe disqe publike nuk ka madje as kėtė bezdi. Me sistemin e ri tė pėrmirėsimeve tė diskut koha e startimit tė chkdsk-sė ėshtė proporcionale me numrin e defekteve nė disk. Pra, nuk kontrollohet krejt disku por vetėm njė sektor i prishur, gjegjėsisht jo tė gjithė fajllat nė tė siē bėhet tani.

Po ashtu, tani “shėndeti” i diskut ėshtė nė sistemin e ndarė nė katėr statuse. I pari ėshtė “Online and Healthy”, pason “Online spot verification needed” ku kėrkohet nga SVS-ja qė tė konfirmojė korruptimin e tė dhėnave nė disk, pastaj vjen “Online scan needed” kur SVS tashmė ka konfirmuar problemet me tė dhėnat dhe i katėrti ėshtė “Spot fix needed”, i cili, siē mund tė kuptohet nga blogu, kėrkon ristartimin e kompjuterit pėr tė rregulluar tė gjitha problemet e konstatuara mė herėt. Thuhet qė restarti dhe startimi i chkdsk ia shton vetėm disa sekonda kohės sė nevojshme pėr ngritjen e sistemit, ndėrsa tek sistemet serverike nuk ka fare nevojė pėr restartim. /Koha.net