Mjekėt nė kongresin e nutricionistėve nė Rio de Janeiro kanė thėnė qė rregullimi i sasisė nė kripės nė ushqim mund tė parandalojė disa miliona vdekje tė parakohshme nėpėr tėrė botėn. Kripa nė ushqim shkakton tensionin e lartė tė gjakut, ndėrsa ai ėshtė shkaku kryesor i shumicės sė vdekjeve nė tėrė botėn.

“Kripa dhe duhani pėrafėrsisht janė tė barabarta si shkaktarė tė vdekjeve nė botė”, pohon profesori i mjekėsisė kardiovaskulare nga Londra, Graham MacGregor.

Kripa ėshtė pėrbėrės i rėndėsishėm pėr ruajtjen e shėndetit, por ne kemi nevojė pėr rreth 350 miligramė nė ditė. Amerikanėt, pėr shembull gjatė ditės konsumojnė rreth 3500 miligramė kripė.

Shumica e kripės qė e konsumojmė fshihet nė ushqimin e pėrpunuar, ose tashmė tė pėrgatitur. Pėr shembull, njė qese ēips pėrmban rreth 250 miligramė kripė, ndėrsa nė njė konservė me perime ka rreth 1000 miligramė. Ushqimi i shpejtė mund tė pėrmbajė madje deri 2000 miligramė kripė.

Nėse ēdokush do tė reduktonte konsumimin e kripės nė ditė pėr 2000 miligramė, mund tė parandalojmė 1,25 milionė vdekje nga sulmi nė tru dhe tre milionė vdekje nga sėmundjet kardiovaskulare ēdo vit, vetėm nė Britani tė Madhe.

Nėse ēdo amerikan do tė reduktonte konsumin pėr 1200 miligramė nė ditė, SHBA-ja do tė kursente rreth 24 miliardė dollarė pėr shėndetėsinė.