Receta Gatimi

20 fakte qė tregojnė se ai ka njė marrėdhėnie tjetėr


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    20 fakte qė tregojnė se ai ka njė marrėdhėnie tjetėr

    1- Ai nuk ju fton asnjėherė tė darkoni nė lagjen e tij. Nė fillimet e lidhjes ai mund tė duket zemėrgjerė, por me kalimin e kohės do fillojė tė sillet sikur ka dyshime. Nė tė vėrtete ky person nuk dėshiron qė tė tjerėt ta shohin me ju.
    2- I dashuri juaj preferon tė vijė atje ku jeni ju dhe jo e kundėrta. Mbase nuk do qė tė tjerėt ta dinė qė ju shoqėroheni bashkė.
    3- Ai ju fton papritur tė flini bashkė. Kjo mund tė ndodhė pasi partnerja e tij mund tė jetė jashtė qytetit dhe ai nuk do qė pėr njė arsye tė humbasė rastin.
    4- Disa nga komplimentet qė ai ju drejton juve duken si klishe dhe tė memorizuara. Nėse ai duke ecur aktron me shprehje tė tilla, ky fakt mund tė tregojė se ai e bėn edhe nė realitet kėtė lojė.
    5- Shpesh herė nė fundjavė i dashuri juaj shkon pėr punė biznesi. Si mund tė ndodhė gjithmonė e njėjta gjė? Mbase ai ka njė jetė tjetėr jashtė marrėdhėnies tuaj.
    6- Kur ai ju thotė se ėshtė jashtė pėr punė dhe nė kthim nuk ju tregon detaje apo emrin e hotelit ku ka qėndruar, mbase po ju gėnjen. Mund tė ndodhė qė personi juaj special tė mos ketė pasur punė por ...
    7- Ju vini re se i dashuri juaj preferon mė tepėr t’iu ēojė sms, sesa t’iu telefonojė. Mbase nė dhomėn tjetėr ėshtė partnerja e tij.
    8- Shpesh kur ai ju telefonon juve flet shumė ngadalė, bėn telefonata tė shkurtra, qė ndėrpriten menjėherė. Mbase dikush tjetėr i shfaqet pėrpara!
    9- Nė disa raste ju mund tė gjeni nė telefonin e tij disa mesazhe tė dyshimta apo numra tė panjohur, pėr tė cilat ai gjen disa justifikime qesharake. Mbase pas takimit me ju, ai mund tė fikė telefonin sepse mund tė kėtė njė tjetėr takim, me njė partner tė ngjashėm ju.
    10- I dashuri juaj nuk vjen tek ju nė fundjavė apo nė raste festash, duke ju thėnė se ka probleme apo ėshtė i sėmurė.
    11- Ndodh shpesh qė ai tė qėndrojė nė punė deri vonė. Sa e besueshme ėshtė kjo?
    12- Ky person ėshtė gjithmonė konfuz dhe i paqartė rreth detajeve tė lidhjeve tė kaluara. Mbase ajo tani ėshtė partnerja e tij.
    13- I dashuri juaj i ri pėrsėrit tė njėjtėn histori, por me detaje tė ndryshme, sepse ka harruar se ēfarė ju ka thėnė.
    14- Kur ėshtė me ju, ai ēohet pėr tė bėrė njė telefonatė pak mė tutje me pretekstin se ėshtė ēėshtje biznesi apo ka shkėputje linja.
    15- Kur ai ose ajo nė praninė tuaj nuk dėshirojnė tė kryejnė apo tė pranojnė disa telefonata. Pyeteni pse?
    16- Mund tė ndodhė qė ju tė shkėmbeni bashkė email-e, dhe pėr njė moment dilni offline, ndėrsa ai vazhdon edhe pėr disa ore tė qėndrojė online.
    17- I dashuri apo e dashura juaj nuk e lė asnjėherė celularin nė vende tė dukshme apo me melodi. Kjo ngjall dyshime!
    18- Nė disa raste apo takime nė njė ambient ku gjenden tė njohur tė tij, ai nuk ndihet rehat dhe fytyra e tij tregon shqetėsim.
    19- Ju mund ta takoni atė nė njė grup shoqėror qė juve ju duket i papėrshtatshėm. Sigurisht qė shoqėria vepron mbi individin.
    20- Ju mėsoni se ai vazhdon tė flasė me ish-in e tij. Statistikat tregojnė se nėse ai ka folur me tė, do vazhdojė ta bėjė kėtė gjė.

    Kur fiksimi mendohet si dashuri

    Tė dashurosh tepėr nuk do tė thotė tė dashurosh shumė burra, ose tė biesh nė dashuri shumė shpesh, ose tė dashurosh dikė me njė ndjenjė tejet tė thellė dhe tė fortė. Nė tė vėrtetė do tė thotė tė lidhesh me njė burrė me njė fiksim dhe tė mėtosh qė kėtė fiksim ta quash dashuri, i cili arrin deri nė zotėrimin e tė gjitha ndjenjave e veprimeve dhe ndonėse e kupton qė kjo ėshtė duke ndikuar pėr keq nė shėndetin dhe mirėqenien tėnde,tė mos mundesh tė ēlirohesh prej tij. Do tė thitė tė matėsh lartėsinė e dashurisė tėnde nga thellėsia e sfilitjeve dhe torturave tė tua. Joshemi nga dikush qė ėshtė nė njė situatė qė ka nevojė, ndjejmė dhembshuri, bėhemi bashkėvuajtės me tė dhe pėrpiqemi ta lehtėsojmė pėr tė zbutur edhe vetė vuajtjen tonė. Burrat mė tėrheqės janė ata qė duken se kanė mė shumė nevojė pėr ndihmė, kjo po tė mbahet parasysh se nė bazėn e aftėsisė sė tyre pėr tė joshur, ndodhet dėshira e femrave pėr tė qenė tė dashuruara dhe tė ndihmuara.

    Mungesa e dashurisė ndaj vetes

    Pothuajse gjithnjė nė themel tė dashurisė sė tepruar femėrore ndodhet njė tronditje e fėmijėrisė. Kur njė fėmijė ėshtė braktisur, apo shpėrfillur nga i ati, kur rritet shtyhet tė gjejė njė mashkull qė do ta shpėrfillte ose do ta braktiste. Sepse po qe se njė fėmijė ka pėsuar njė dhunė do tė bėjė ēmos qė ajo tė shfaqet dhe tė rishfaqet nė lojėrat e saj derisa tė ketė krijuar, deri nė njė farė mase pėrshtypjen se mė nė fund ka shpėtuar prej saj. Ēfarė sinjalesh ndizen midis njė gruaje, e cila synon drejt dikujt qė ia ndien nevojėn, dhe jo vetėm kaq, por qė tė marrė pėrsipėr edhe pėrgjegjėsitė pėr tė, dhe njė burri qė ėshtė duke kėrkuar dikė. Ajo qė tek njė grua krijon frikėn se mos nuk do tė dashurohet nga ndokush ėshtė mungesa e dashurisė ndaj vetes, mungesa e besimit ndaj vlerave tė veta, ndaj aftėsive tė veta, frikė kjo qė, pėr t’u ndjerė e sigurt, e bėn tė pranojė gjithēka tek burri qė ka zgjedhur.

    Fjalėt e ngrohta dhe mbėshtetja

    Ėshtė thelbėsore t’i thoni partnerit gjėra tė bukura, pasi fjalėt e ngrohta tė kurajės dhe mbėshtetjes krijojnė besim dhe respekt. Pėr ta bėrė tė ndihet edhe mė mirė njeriun e zemrės shtoni numrin e komplimenteve. Tė njėjtėn gjė duhet tė merrni edhe nga partneri juaj. Por kėtė duhet ta fitoni. Nėse nuk doni veten tuaj ėshtė e vėshtirė tė besohet se mund t’u dashurojė dikush tjetėr. Respekti ndaj vetes ėshtė shumė i rėndėsishėm nė njė lidhje tė fortė. Nėse e pėlqeni vėrtet veten tuaj, veē defekteve dhe dobėsive qė keni, do tė ndiheni tė sigurt. Kur ndiheni i sigurt dhe me besim nė vete, do tė pėlqeni tė rrini me partnerin pėr gėzimin qė sjell nė jetė tuaj dhe jo sepse keni nevojė pėr ta qė tė mbijetoni. Nėse keni pasur njė eksperiencė negative nė tė shkuarėn ėshtė e nevojshme tė bisedoni pėr kėtė me partnerin. Ai do t’u qėndrojė pranė dhe do t’u bėjė tė harroni atė periudhė tė vetes suaj, por gjithsesi mos harroni qė edhe nė kėtė rast tė vlerėsoni veten tuaj.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: 20 fakte qė tregojnė se ai ka njė marrėdhėnie tjetėr


+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Seksi dhe teknologjia... Ja cfare marredhenie do te kemi ne te ardhmen
    Nga lovee nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-03-2011, 04:07 PM
  2. Sa mund te rezistoje nje lidhje pa marredhenie intime???
    Nga Alb-Angel nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-10-2010, 01:57 PM
  3. Ēifti kryen marrėdhėnie nė kishė, merr gjobė 100 euro
    Nga Erlindi nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-08-2009, 07:07 PM
  4. Kėshilla pėr njė marrėdhėnie tė mirė
    Nga Kliton nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-02-2009, 09:03 PM
  5. Gjykohen 12 lojtaret e Tun .per marredhenie me te mitur..
    Nga carolina nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2007, 09:56 AM