17:00 Situata nė vendngjarje paraqitet e rėndė. Njoftohet se me ndėrhyrjen e policisė ėshtė mundėsuar dėrgimi i tė plagosurve pėr nė Spitalin Ushtarak ndėrsa tė plagosurit lehtė janė dėrguar nė spitalin e Himarės.
Nga tė dhėnat e policisė, raportohet se numri i viktimave ka shkuar nė 12 dhe mėsohet se nė autobus ndodheshin 49 studentė vajza tė Universitetit Aleksandėr Xhuvani tė Elbasanit. Studentet janė tė degės Gjuhė-Letėrsi dhe po zhvillonin njė ekspeditė me studentė dhe pedagogė.
Autobusi i rrėzuar ėshtė me targa EL 22 74 B.
17:20 Dy helikopterė mjekėsorė janė nisur pėr nė Himarė, ku njeri prej tė cilėve ėshtė rrugės pėr nė kthim. Numri i tė plagosurve nė kėtė aksident ėshtė i madh dhe drejtė Spitalit Ushtarak nė Tiranė tė dėrgohen tė plagosurit rėndė. Sipas policisė deri tani nga autobusi janė nxjerrė rreth 20 tė plagosur.
17:30 Brenda pak minutave pritet qė nė Spitalin Ushtarak nė Tiranė tė mbėrrijė me studentėt e plagosur nga aksidenti nė Urėn e Vishės. Policia e Shtetit njofton se drejtė spitalit po transportohen 25 tė plagosur. Kryeministri Berisha, i cili ndodhet nė SHBA pėr tė marrė pjesė nė Samitin e NATO-s nė Ēikago ka reaguar me anė tė njė komunikatė pėr shtyp, ku thuhet se ai ėshtė nė kontakt tė vazhdueshėm me drejtuesit e operacionit dhe u ka shprehur ngushėllim familjarėve tė viktimave