Receta Gatimi

Dashuri...."Absurde"....


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21

    Dashuri...."Absurde"....

    Ndonjehere me merr shume malli per ty…ndonjehere te zhduk me dhune nga mendimet e mia..
    Endem mes mendimesh qe me vrasin dhe me ngjallin gjithashtu…sa bukur mendoja…sa bukur eshte kur njeriu dashuron me fuqine dhe forcen e shpirtit…sepse fal kesaj ndjenje te bukur….arrin te preki majat me te larta te lumturise…
    Me kujtohen shpesh fjalet e tij…sq sa ndonjhere zhytem kaq thell ne mendime se asgje dhe asnje nuk mund te me ndali…
    E serisht u gjendem perball njeri tjetrit…dhe si e trembur eca me shpejtesi…dhe zhduk menjehere shikimin prej tij…
    Ecja dhe me koken ulur dhe lutesha te mos vinte tek une…nuk doja…une nuk doja….doja vetem te isha e qete..
    Dhe deshira ime mbeti pergjysme ne mendimet e mia…sepse ai ishte aty…dhe me bente prit te ndaloja…
    Qendrova ashtu e heshtur dhe prisja se cfare donte te me thonte….
    Dhe me vete mendoja dhe uroja…qe per here te pare…te mund te komunikonim si njerez normal…si njerez te qytetruar…pa fyer dhe gjuajtur njeri tjetrin…
    Perpara se te me thuash ik tha….dua te te them qe nuk iki….
    Qesha …qesha ..me ze…gje qe me ndodh rrall…sepse e mendoja ndryshe perballjen me te…
    Qeshi edhe ai…ecim pak tha…
    E une si njeri “cuditshem’ qe jam…I kthehem me inat…mos mendo se duke te te dhene pak gishtin mund te marresh doren…qesha kot I thash…jo sepse me bere ti…
    Uli koken dhe qeshi ashtu nen buze…dhe filloi te fliste per gjera ne pergjithsi…dhe njerez qe na kishin pare….na shihnin serisht…por kete here me cudi…
    Jemi rast ekstrem mendoja…te vetmen gje te perbashket kemi dashurine…qe edhe kete nuk dime se si ta shprehim…dhe te vetmen gje te madhe qe na lidh…nuk dime se si duhet ta pershtasim…
    Ai nderkohe ishte duke folur…dhe une isha ne ate boten time…duke menduar dhe “bluar” gjera ne mendje…
    Ai…ai…mendoja me veten time…eshte kaq I shtrenjt per mua…dhe me mendimet tek truri im dhe me syt tek ai…qeshja me vete…ai nderkoh vetem fliste…..
    Mundohej te gjente fjale…te me ftonte diku per kafe…mundesisht atje ku nuk ka asnje kembe robi…sepse ne te dyve…rrall here na ndodh te kuptohemi…
    Po me degjon tha?...dhe une e degjoja vetem se nuk isha shume e perqendruar tek fjalet e tij…sepse prezenca e tij me bente te ndihesha gjalle…
    Po po I them…
    Si thua ulemi diku…te flasim me qete?
    Ehh mendoja c’do dite e njeta dite….e c’do dite te njetat fjale….
    Ok I them ulemi…
    Duke e cur gjendemi perball nje ambjenti kaq te bukur….qe me ndryshoi humorin dhe me gjalleroi shpirtin…
    Nje kafe bar…qe une pija shpesh kafe edhe me babin tim aty…qesha dhe ndihesha me e lumtur se kurr…
    Dhe me vete thoja…babi pse me solle ketu?...ti e di qe nje kujtim I joti sa do I vogel mua me ndryshon si njeri…
    Dhe ai e vuri re kete ndryshim tek une…sepse kur me qesh zemra…me qesh edhe fytyra dhe nuk e fsheh dot
    Te pelqen ky ambjent me tha?...
    Shuuuuuuuuuume I them…dhe po I shpjegoja arsyet e mia…
    Ne fjale e siper me nderpret….
    Ti nuk e kupton apo jo,tha;…te gjithe duan te jemi bashke….vetem ti nuk do…
    E pash thell ne sy dhe heshta…sepse ashtu ishte ne fakt…une e doja …e dua…dhe serisht e dua larg meje…
    Ne jemi te rritur zemer tha….jemi mjaft te rritur te bejme si femije…
    Asgje nuk e ndali zemren dhe dashurine tone…eshte me e fort se vete jeta…u rritem bashke me te …dhe do vdesim me te..
    E shihja…dhe fjalet e tij…me qetesonin shpirtin….sepse ai flet kaq bukur dhe kaq qete…sa une nuk di ti them Stopppppp…
    Dua vetem ta degjoj dhe ti them…ok ke te drejte…por qe nuk e them kurr…pasi natyra qe kam nuk ma lejon…
    Me puthte duart…dhe me fliste kaq bukur…sa here here humbisja ne boten e tij…
    Dhe shpesh here fajsoja ambjentin…qe me “zbuti’ si njeri…..pffffffffffffffff…..
    Pas nje qetesie te madhe….ai afrohet dhe….dhe donte te me puthte….
    Ashtu furijshem ngrihem dhe…ikim I them…se vajti vone….me sheh I heshtur dhe me inat...dhe une e buzeqeshur…
    Sic me ndodhe shpesh kur kenaqem me veprimet e mia….
    Mirpo buzeqeshja ime do te zbehej…sepse ai me puthi….dhe madje aty ku ishin me shume njerez…dhe bertiste…kjo eshte femra,gruaja e jetes sime…dhe qeshte me ze…si femije!
    E di si eshte puna…I thoja zemres dhe trurit tim….
    Ti shmangu…ti largohu…ti vrije atje njeri….por ai serisht….eshte vete jeta jote…
    Dhe ti e di mire…qe edhe nese nuk do ta pranosh….eshte I vetmi njeri qe ti mund ti falesh shpirt dhe trup…sepse e frymemarrja jote….

  2. #2
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    shum e bukur

  3. #3
    Ncncncnc 55% Maska e erinda
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Vendndodhja
    Atje ku isha dje...
    Postime
    5,014
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    21
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga iceman Lexo postimin
    shum e bukur
    Flm ............

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Jeni "Pro" apo "Kunder" klonimit te njeriut?
    Nga smocking2 nė forum Votime dhe Sondazhe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 08-12-2014, 01:00 AM
  2. "Metro" do te quhet "Windows 8"
    Nga vaaldr1n nė forum Microsoft Windows
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-08-2012, 09:06 PM
  3. Si Te Krijoni Nje "ICE" TEXT EFFECT"
    Nga Diu Hacker Albania nė forum Fotografia dhe Grafika
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-07-2010, 11:12 PM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2009, 01:15 PM