Shkencėtarėt kanė gjetur bakterin nė fund tė oqeanit paqėsor, i cili nuk ėshtė ushqyer nė 86 milionė vitet e fundit dhe pohojnė qė ai mund tė jetojė pa ushqim. Bakteri ėshtė zbuluar kur hulumtuesit e kanė shpuar njė vrimė nė shtresėn e baltės tė kuqe nė fund tė oqeanit paqėsor.

Kjo ėshtė zonė nė tė cilėn nuk ekziston jeta dhe pjesa mė e madhe e planktoneve dekompozohet para se tė prekin fundin e thellė. Hans Roy, nga Universiteti Aarhus nė Danimarkė, i cili ka publikuar rezultatet e hulumtimit nė zhurnalin “Science”, tha qė kur krijohet shtresa e rendimenteve nė fund tė oqeanit nė atė pjesė, duhet tė kalojmė mijėra vite para se tė krijohet shtresa tjetėr.

Roy ka qenė pjesė e ekspeditės e cila nė vitin 2009 ka filluar hulumtimet e pjesės nė tė cilėn kanė gjetur bakterin e gjallė, i cili nuk ėshtė ushqyer pėr miliona vite, sepse nė atė pjesė nuk ka ushqim.

“E kanė braktisur tokėn para 86 milionė vitesh me sasi tė caktuar tė ushqimit dhe ende jetojnė duke iu falėnderuar atij ushqimi. Kjo ėshtė sikur ta preni piten nė gjysmė dhe tė vazhdoni ta bėni kėtė gjė pėrsėri. Ėshtė mjaft e thjeshtė dhe e ēuditshme”, tha Hans Roy dhe shtoi se si bakteret kanė metabolizmin mė tė ngadalshėm, me nevoja jashtėzakonisht tė vogla pėr ushqim dhe oksigjen. “Unė kam 63 kilogramė dhe ha disa kilogramė ushqim nė ditė. Pėr tė ngrėnė peshėn time do tė mė duheshin rreth dy muaj. Kėtyre organizmave u nevojiten mijėra vite pėr tė ngrėnė peshėn e tyre”, sqaron shkencėtari nga Universiteti nė Aarhus. Roy nuk ka konfirmuar saktėsinė e informatės qė janė gjetur bakteret e vjetra 86 milionė vjet, por ka thėnė qė ato kanė filluar tė shumohen nė kohėn e dinozaurėve.