6 aplikacione tė Android qė duhet t’i keni


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    1shi VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,447
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    21

    Smile 6 aplikacione tė Android qė duhet t’i keni


    Nėse dėshironi punė mė efektive, telefon mė tė sigurt, dhe ndėrveprim mė tė shpejt me skedarėt multimedia atėherė pėrdorini aplikacionet e mėposhtme pėr Android dhe kompjuter.
    Fuqia e njė telefoni apo tableti Android ėshtė e barabartė me atė tė njė kompjuteri, apo edhe laptopi. Ja gjashtė aplikacionet qė ju mundėsojnė tė pėrdorni kompjuterin tuaj me mė shumė funksionalitet, mė shumė kėnaqėsi, dhe nė fund tė fundit tė merrni rezultatet mė tė mira tė mundshme nga pajisja juaj Android.

    DoubleTwist

    Nėse deri tani jeni ankuar se nuk keni njė aplikacion tė ngjashėm me atė tė iTunes nė iOS, tash nuk keni drejt tė ankoheni. DoubleTwist ėshtė njė aplikacion falas pėr desktop qė gjen muzikėn, fotot dhe videot e ruajtura nė kompjuterin tuaj (madje edhe ato nė librarinė ekzistuese tė iTunes) dhe i organizon ato, duke ju mundėsuar shfletim sipas koleksionit. Gjithashtu, mund tė sinkronizoni skedarėt multimedia nė dhe nga pajisja juaj Android pėrmes USB.

    MobileGo

    DoubleTwist ofron pakon e plotė nėse dėshironi sinkronizim tė skedarėve multimedia nė telefonin dhe desktopin tuaj. Por nėse dėshironi tė sinkronizoni kontaktet, atėherė MobileGo ėshtė aplikacioni i duhur pėr ju. Ai funksionon vetėm nė kompjuterėt Windows dhe kushton 40$ pėr versionin e plotė, qė ėshtė goxha shtrenjtė kur tė kihet parasysh se iTunes dhe DoubleTwist janė falas. (Versioni falas i MobileGo ju mundėson sinkronizim midis pajisjet suaj Android dhe kompjuterit Windows.)
    Versioni me pagesė i kėtij aplikacioni shton disa veēori shtesė, sic ėshtė mundėsia pėr tė sinkronizuar kontaktet e Outlook nė telefonin tuaj, si dhe mundėsia pėr tė konvertuar skedarėt audio dhe video nė formatet e pėrkrahura nga pajisja juaj Android. Nėse keni koleksion tė skedarėve multimedia nga njė mori burimesh, atėherė kjo veēori ėshtė shumė e rėndėsishme.

    B-Folders 3

    B-Folders 3 ėshtė njė vegėl pėr biznesmenėt qė dėshirojnė tė mbajnė tė dhėnat e tyre tė sigurta. Ai ėshtė njė menaxher fjalėkalimesh, menaxher kontaktesh, si dhe menaxher shėnjimesh. Por kjo nuk ėshtė e tėra: B-Folders gjithashtu shėrben edhe si fletore, dhe pėrdor njė strukturė folderėsh tė dizajnuar pėr tė organizuar ēdo lloj tė dhėnash.
    Asortimani i veēorive ėshtė vetėm njėra pjesė e B-Folders’; kurse pjesa tjetėr ėshtė siguria. B-Folders pėrdor njė “shifėr tė shkallės sė enkriptimit 256-bit AES.” Versioni 30$ pėr desktop funksionon nė Windows, Mac dhe Linux, kurse versioni falas pėr Android funksionon nė pajisjet qė kanė versionin 1.6 e mė lartė tė sistemit operativ mobil.
    B-Folders ju mundėson tė ndani informacione nė mėnyrė tė sigurt nė mes tė disa kompjuterėve dhe pajisjeve mobile, por kompania nuk mbėshtetet nė shėrbimet cloud; nė vend tė kėsaj ajo pėrdor formatin peer-to-peer qė automatikisht detekton dhe sinkronizon ndryshimet.

    AirDroid

    AirDroid ėshtė aplikacion pėr celularė, dhe jo program pėr desktop. Por pasi ta instaloni AirDroid nė telefonin tuaj Android, atėherė krejt ēka ju nevojitet ėshtė dektopi. Ky aplikacion ju mundėson kontroll tė plotė tė pajisjes suaj Android pėrmes Ueb shfletuesit tė kompjuterit. Kur tė lansoni aplikacionin nė telefon, ju ofrohet njė kod kalimi qė duhet ta shkruani nė kompjuter pėr tė kryer lidhjen.
    Kjo ishte pjesa mė e vėshtirė pėr mua kur pėrdora kėtė aplikacion: Kur e testova me Internet Explorer, lidhja ndėrpritej vazhdimisht. Por kur e ndėrrova shfletuesin nė Google Chrome, nuk pata asnjė problem. Pasi tė kryhet lidhja, ju mund tė pėrdorni ndėrfaqen Ueb tė AirDroid pėr tė transferuar skedarėt mes kompjuterit dhe telefonit; instaloni, fshini, apo tė ruani koleksionin e aplikacioneve Android; tė ndani tekstin mes kompjuterit dhe telefonit; organizoni kontaktet; kontrolloni dhe tė fshini regjistrin e thirrjeve; ngarkoni dhe shkarkoni melodi, muzikė, tė pranoni, dėrgoni dhe tė fshini SMS porosi.

    Android Notifier

    Nėse pėrpiqeni tė kryeni punė nė kompjuter, telefoni juaj ėshtė ai qė zakonisht ju tėrheq vėmendjen. Sa mė shumė qė t’i kushtoni vėmendje se mos keni ndonjė porosi tė re apo thirrje tė humbur, aq mė pak punė kryeni. Android Notifier ėshtė pėrgjigjja pėr kėtė problem: Ky aplikacion pėr desktop ju mundėson tė qėndroni tė fokusuar nė kompjuterin tuaj pa humbur njoftimet e rėndėsishme nga telefoni juaj Android.
    Pėr ta pėrdorur, ju e instaloni komponentin celular nė telefonin tuaj (do ta gjeni nė Google Play si “Remote Notifier for Android”) dhe tė instaloni versionin e desktopit nė kompjuterin Mac, Linux apo Windows. Nė telefon, mund tė kontrolloni rregullimet, tė vendosni se pėr cilat ngjarje do tė dėshironit tė pranoni njoftime. Opcionet pėrfshijnė melodi pėr telefon, SMS, MMS, statusin e baterisė, porosi me zė, si dhe njoftime pėr aplikacionet e palėve tė treta. Gjithashtu, mund tė tregoni nėse dėshironi qė njoftimet tė jenė tė enkriptuara, dhe mėnyrėn se si dėshironi t’i pranoni pėrmes IP/Wi-Fi apo Bluetooth. Pastaj, futeni telefonin nė ēantė dhe kthejuni punės.
    Kur paraqitet njė ngjarje nė telefon, Android Notifier shfaqė njė porosi nė shiritin e kompjuterit. Ai gjithashtu shfaqė emrin dhe numrin e kontaktit qė ju thėrret si dhe tekstin e porosive tė pranuara, duke ju mundėsuar tė vendosni nėse artikulli ėshtė i rėndėsishėm pėr tė ju ndėrprerė punėn.

    Lookout Mobile Security

    Lookout Mobile Security ėshtė mė shumė njė aplikacion mobil sesa program pėr desktop. Por pasi ta instaloni kėtė vegėl falas tė sigurisė nė pajisjen tuaj Android (dhe duhet ta instaloni, pėr shkak se ėshtė njėri prej aplikacioneve Android mė tė mira tė sigurisė), sigurohuni ta hapni shfletuesin nė desktop dhe tė kyēeni me llogarinė tuaj Lookout. Pastaj, mund tė pėrdorni Ueb shfletuesin pėr tė ruajtur kontaktet, dhe cka ėshtė mė e rėndėsishmja, ju mund ta gjurmoni dhe gjeni lokacionin e telefonit apo tabletit tuaj nė rast se ju vjedhet apo humbet.
    Nė testimet e zakonshme, gjurmimi i lokacionit tė tij ishte shumė i saktė: Abonimi nė llogarinė premium (30$ pėr vit) shton edhe veēori tjera, pėrfshirė mundėsinė pėr tė ruajtur fotot dhe historinė e thirrjeve, si dhe funksionin pėr bllokim dhe pastrim nga larg. (PCWorld Albanian)

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    23
    Ce do qe nuk kam Android : S

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e Epik
    Anėtarėsimi
    Dec 2011
    Postime
    66
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Do me nevoiten. Ne google Play po ka me mijra spo di cfare te zgjedh

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ja pse duhet te keni nje makine Lamborghini
    Nga ReniX nė forum Video-Foto Humoristike
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-02-2013, 12:52 AM
  2. Gjėrat qė duhet t’i keni pėr kėtė verė
    Nga vaaldr1n nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 06:52 PM
  3. 6 Lojra per Telefonat Android qe duhet ti luani
    Nga Al Capone nė forum Smartphone
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-03-2012, 11:49 AM
  4. 7 Programet qė duhet tė keni pėr shkarkim
    Nga ReniX nė forum Microsoft Windows
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-09-2011, 08:28 PM
  5. Android po rritet, arrin nė 100,000 aplikacione
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-10-2010, 09:50 AM

Etiketat pėr kėtė Temė