"Jeni duke perdorur nje shfletues Interneti te cilin ne nuk e perkrahim. Provoni njerin nga opsionet e shfaqura per te patur nje experience me te mire ne Facebook." Kjo ishte kunderpergjigjja e rrjetit Socjal me te madh dhe deshiruar ne bote kunder konkurentit te tij me te madh Google.



Tani Facebook nuk ju sygjeron me Shfletuesin e Google, Chrome. Internet Explorer, Firefox ose Opera, por Chrome jo me nga Facebook! Logot e tre shfletueseve te internetit jane shfaqur ne Facebook si nje rekomandim per nje experience me te mire ne Facebook. Arsyet e armiqsimit te Facebook jane te paqarta. Ka vite qe Kompanite e Internetit po mundohen te bejne sa me shum reklama per shfletuesit e tyre, por Google nderroi drejtim, duke hapur keshtu rrjetin e vet socjal, Google+. Kjo mbase la te kuptohet se pse Facebook iu kunderpergjigj Google duke hequr Chrome nga lista.

Sidoqofte Chrome eshte dicka qe i ka dhene Google suksesin me te madh deri tani. Mes dates 14 dhe 20 Maj Chrome sipas statistikave te StatCounter e kaloi shfletuesin me te preferuar ne bote, Internet Explorer, ku Chrome qendroi i pari nje jave. Ka mundesi qe Facebook po mundohet qe tani te mbledhe perdorues per Operan. Ndoshta kunderpergjigjja e Facebook eshte nje pergjigje tek nje interviste qe dha javen e kaluar Chefi i Google Larry Page. Ai e gjuajti Facebook me ate se nuk don t`i shperndaje te dhenat dhe se perdoruesit e vet po i mban peng.