Pėr minuta tė tėra qendra e qytetit tė vogėl ka qenė nė "pronėsi" tė tre personave, tė cilėt janė pėrleshur me armė. Policia ndėrhyn pėr tė dėrguar tė plagosurit Viktor Fufi, Eduart Trokthi dhe Armir Reēi nė spital

LAĒ- Terror dhe luftė bandash nė qytetin e Laēit. Pėr minuta tė tėra qendra e qytetit tė vogėl ka qenė nė "pronėsi" tė tre personave, tė cilėt janė pėrleshur me armė. Shkėmbimi i zjarrit ka pėrfunduar kur tė tre personat e armatosur, Viktor Fufi, Eduart Trokthi dhe Armir Reēi, janė plagosur me njėri- tjetrin. Gjatė tė gjithė kohės, asnjė nga banorėt ose policia nuk kishte guxuar qė tė ndėrhynte. Por kur tre tė rinjtė kanė pushuar shkėmbimin e zjarrit, policia ka ndėrhyrė duke dėrguar tė plagosurit nė spital. Disa minuta pas ngjarjes, qyteza e Laēit ėshtė "blinduar" nga forcat speciale, tė cilat kanė zbarkuar nė qytet pėr tė parandaluar pėrshkallėzimin e konfliktit qė mund tė sjellė edhe implikimin e familjeve tė tre tė rinjve tė plagosur.

Pėrplasja

Burime nga vendi i ngjarjes pohuan se rreth orės 16.00 tė pasdites sė djeshme qyteza e Laēit ėshtė kthyer nė njė skenė tė filmave "Western" kur disa tė rinj kanė nisur tė qėllojnė pa pushim njėri- tjetrin nė qendėr tė qytetit. "Sapo kishte nisur qė tė errėsohej kur disa tė rinj kanė nisur tė qėllojnė me armė njėri- tjetrin. Ata qėllonin drejtpėrdrejt, edhe pse rrugėt ishin ende me njerėz",- thanė dėshmitarėt okularė. Sipas policisė, Viktor Fufi nga Mamurrasi, ka qenė duke udhėtuar nė njė makinė sė bashku me shtetasin Eduart Trokthi, nga Laēi. Ata ishin duke zbritur nga disheza qė nis tek shkolla e mesme "At Shtjefėn Gjeēovi" nė drejtim tė bashkisė sė qytetit. Pikėrisht nė kėtė vend ata kanė hasur pėrpara tyre shtetasit Armir Reēi, nga fshati Gjormė i rrethit tė Kurbinit. Me tu vėnė pėrballė njėri- tjetrit, Reēi ka nxjerrė njė pistoletė dhe ka nisur tė qėllojė pa pushim mbi Fufin dhe Trokthin. Nė kėtė moment edhe ata kanė dalė nga makina dhe kanė nisur tė qėllojnė nė drejtim tė Reēit. Tė tre kanė zėnė "pozicione luftimi" dhe qėllonin njėri- tjetrin pa pushim.

Dėshmitarėt

"Ishte e tmerrshme. Ata qėllonin mbi njėri- tjetrin ndėrsa ne qė ishim nė rrugė nisėm tė fshiheshim. Njerėzit nuk dinin ku tė shkonin. Disa janė shtrirė pėrdhe nė asfalt pėr t'iu shpėtuar plumbave qė vinin nga tė gjitha anėt, ndėrsa tė tjerėt kanė ikur me vrap",- tha njė prej dėshmitarėve okularė. Sipas tij, dhjetėra kalimtarė tė rastit, janė futur nėpėr pallate, duke u strukur se mos merrnin ndonjė plumb. Nga ana tjetėr drejtuesit e makinave qė ndodheshin aty pranė ose kanė braktisur mjetet ose kanė ikur me nxitim. Deri kur tre tė rinjtė kanė pushuar shkėmbimin e zjarrit askush nuk ka lėvizur nga vendi. Edhe policia lokale dukej sikur ishte zhdukur pėr ti lanė qytetin njerėzve me armė

Policia

Disa minuta pas pėrfundimit tė shkėmbimit tė zjarrit, nė vendin e ngjarjes ėshtė shfaqur policia lokale. Ajo ka marrė tre tė plagosurit dhe me makinat e saj i ka nisur pėr nė spital. Sipas burimeve zyrtare tė policisė sė Laēit, nga shkėmbimi i zjarrit mes tyre kanė mbetur tė plagosur shtetasit Viktor Fufi, Eduart Trokthi dhe Armir Reēi. "Tė tre personat ndodhen jashtė rrezikut pėr jetėn ndėrsa hetuesit po punojnė pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje. Pėr momentin jemi duke mbledhur dėshmitė e personave tė ndryshėm nė vendin e ngjarjes",- thanė dje hetuesit e policisė lokale. Por nė asnjė rast policia lokale nuk ka pohuar arrestimin e ndonjėrit nga tre personat qė kanė qėlluar me armė nė mes tė qytetit tė Laēit.

Pistat qė po hetohen

Policia: Dyshojmė pėr trafiqet nė Itali

Sipas burimeve zyrtare tė policisė sė Laēit, dyshohet se shkėmbimi i djeshėm i zjarrit mes bandave ka ardhur pas njė sherri tė vjetėr. Nga hetimet e para policia ka zbuluar se tė tre personat qė janė konfliktuar me armė dje nė qendėr tė qytetit kanė pasur konflikte qė nė kohėn kur ata kanė qenė emigrantė nė Itali. Edhe pse hetuesit kanė kontaktuar me tė tre tė plagosurit nė spital, asnjė prej tyre nuk ka pranuar qė tė bashkėpunojė duke treguar motivet e sherrit tė djeshėm. "Nga hetimet e para dyshojmė se konflikti mes tyre ka nisur pėr veprimtari tė paligjshme nė Itali. Dyshimet e para janė pėr narkotikė por po hetohet edhe pėr ndonjė konflikt tė nisur pas trafikut tė prostitucionit. Pėr momentin ėshtė ende herėt pėr tė dhėnė njė pistė pėrfundimtare pėr kėtė ngjarje",- thanė hetuesit e ēėshtjes. Sipas tyre, Armir Reēi kishte vetėm pak ditė qė ishte kthyer nga Italia. Ndėrkohė, hetuesit kanė pohuar se ka shumė pak gjasa qė konflikti tė ketė lindur nė Shqipėri. Tė tre personat e implikuar njihen nga policia lokale pėr rrezikshmėri tė lartė shoqėrore.

Laēi blindohet nga forcat speciale

Pas "luftės" mes tre tė rinjve nė qendėr tė qytetit tė Laēit, situata ėshtė bėrė tepėr e nxehtė. Pėr kėtė arsye nga qytetet e tjera janė nisur efektiva tė forcave speciale, nė mėnyrė qė tė kontrollohet mė mirė situata. Kėshtu, vetėm 50 minuta pas konfliktit tė djeshėm, qyteza e Laēit ėshtė "pushtuar" nga forcat speciale tė mbėrritura nga qyteti i Shkodrės. Efektivat e forcave speciale kanė zėnė kryqėzimet kryesore tė qytetit dhe pritet tė qendrojnė deri sa tė qetėsohet situata. Ndėrkohė edhe policia lokale ka shtuar ndjeshėm aktivitetin e saj nė qytet. Tė gjitha makinat e policisė kanė dalė nėpėr rrugė duke patrulluar dhe Laēi ėshtė kthyer nė njė situatė qė i ngjan "gjendjes sė jashtėzakonshme". Burimet e policisė pohuan se situata do tė vazhdojė nė kėtė formė pasi ekziston rreziku qė konflikti tė pėrshkallėzohet. Nė shumė raste tė tjera, incidente tė vogla tė ndodhura nė kėtė zonė kanė precipituar nė konflikte tepėr tė rrezikshme qė kanė sjellė edhe vdekje personash. "Pėr kėtė arsye forcat speciale dhe policia lokale do tė mbajnė nėn kontroll situatėn deri sa tė jetė qetėsuar gjithēka",- thanė burimet e policisė lokale.

PRECEDENTI

Pėr 15 minuta nė qytezė u dėgjuan vetėm breshėri automatiku. Policia identifikon personat por nuk arreston asnjė

Laēi kthehet nė fushė-betejėn e bandave

Qyteza e Laēit ėshtė kthyer nė njė fushė-betejė edhe disa muaj mė parė kur dy banda rivale kanė nisur tė qėllojnė pa pushim njėra- tjetrėn nė qendėr tė qytetit. Ngjarja ka ndodhur mė dy gusht kur pėr rreth 15 minuta nė Laē janė dėgjuar vetėm breshėri tė zgjatura automatiku ndėrsa asnjė prej banorėve nuk ka guxuar qė tė dalė qoftė edhe nė dritaren e shtėpisė. E njėjta gjė ka ndodhur edhe me policinė lokale, e cila ka shkuar nė vendin e ngjarjes vetėm pasi gjithēka kishte mbaruar. Ajo ka mbledhur dhjetėra gėzhoja armėsh dhe ka parė njollat e gjakut. Mėngjesin e djeshėm me anė tė njė komunikate zyrtare, policia lokale, ka pohuar se bėhet fjalė pėr plagosjen e shtetasit Aleks Daēi nga ana e shtetasit Arjan Syziu. Bandat e pėrfshira nė konflikt dyshohet se kanė edhe mbėshtetjen e njė deputetit dhe pėr kėtė arsye policia ėshtė treguar shumė e "ngathėt" pėr tė zbuluar se ēfarė ka ndodhur. Anėtarėt e dy bandave janė takuar nė qendėr tė qytetit, pranė spitalit dhe kanė nisur tė shkėmbejnė zjarr me breshėri. Madje anėtarėt e bandave kanė ndjekur njėri- tjetrin nėpėr qytet duke qėlluar me armė. Kur gjithēka ėshtė qetėsuar nė qytet ėshtė shfaqur edhe policia. Ajo ka mbėrritur nė vendin e ngjarjes kur tė gjithė protagonistėt e saj ishin larguar. Burimet e policisė pohuan se nė vendngjarje janė administruar nė cilėsinė e provave materiale dhjetėra gėzhoja armėsh si dhe janė gjetur disa njolla gjaku. Kjo ka bėrė tė dyshohet se tė paktėn njė person ėshtė plagosur. Mė pas janė marrė nė pyetje ata pak njerėz qė janė gjetur aty pranė por asnjė prej tyre nuk ka dhėnė detaje tė nevojshme pėr hetimin. Nga frika e bandave, dėshmitarėt okularė nuk kanė pranuar qė tė tregojnė se kush ishin protagonistėt e "luftės" 15-minutėshe nė qendėr tė qytetit. Hetimet e zhvilluara kanė zbuluar emrat e protagonistėve tė ngjarjes por askush prej tyre nuk ėshtė arrestuar nga policia. Edhe banorėt, tė trembur nga bandat nuk kanė dhėnė asnjė dėshmi qė mund tė ndihmonte hetimin e ēėshtjes.

Mjekėt: Tė plagosurit, jashtė rrezikut pėr jetėn, kanė vetėm plagė nė kėmbė. Policia merr nė ruajtje Trokthin

Policia ndan tė plagosurit nė spitale tė ndryshme

TIRANĖ- Pas ngjarjes sė djeshme, policia ka marrė tre tė plagosurit dhe i ka nisur menjėherė pėr nė spitalin e qytetit. Por kur mjekėt lokalė kanė parė gjendjen e tyre kanė vendosur dėrgimin e tyre nė njė qendėr spitalore mė tė specializuar. Kėshtu tre tė plagosurit janė nisur pėr nė kryeqytet, ku do tė shtroheshin nė Spitalin Ushtarak. Frika e vazhdimit tė konfliktit mes tyre, ose pėrshkallėzimit tė tij me pėrfshirjen e familjarėve, ka bėrė qė policia t'i ndajė tė plagosurit. Dy shokėt, Viktor Fufi dhe Eduart Trokthi janė dėrguar nė Spitalin Ushtarak nė kryeqytet ndėrsa Armir Reēi ėshtė dėrguar nė spitalin e qytetit tė Durrėsit. Nė kėtė mėnyrė ata nuk mund tė jenė pranė njėri- tjetrit.

***

Korridori i katit tė parė nė Spitalin Ushtarak nė kryeqytet ėshtė i mbushur me njerėz qė interesohen pėr dy tė plagosurit e djeshėm. Eduart Trokthi, 27- vjeēari i plagosur nė qendėr tė qytetit tė Laēit, ėshtė shtruar nė njė prej dhomave tė katit tė parė, pranė urgjencės. "Ai ėshtė sjellė nga policia e Laēit pėr kurim. Kishte marrė plagė plumbi nė tė dyja kėmbėt. Sė bashku me tė ishte edhe njė i plagosur tjetėr, Viktor Fufi. Edhe ai kishte plagė tė shkaktuar nga plumbat nė kėmbė por gjendja e tij ishte mė e lehtė",- thanė dje mjekėt e urgjencės. Ata i kanė dhėnė tė plagosurve ndihmėn e parė mjekėsore dhe mė pas i kanė dėrguar nė dhomat e shtrimit. Por janė tė pakėt personat qė lejohen tė vizitojnė tė plagosurin. Policia ka marrė nė ruajtje dhomėn e tė plagosurit dhe nuk lejon askėnd qė tė afrohet aty. Pasditen e djeshme pėrpara dhomės sė tij ndodheshin gjashtė efektivė policie, tė cilėt kishin marrė urdhrin qė pėrveē hetuesve dhe mjekėve, askush tjetėr tė mos hynte nė dhomė. "Nuk lejohet, i plagosuri ndodhet nė masa tė rrepta sigurie" janė tė vetmet fjalė tė punonjėsve tė policisė, tė cilėt me dorė tė tregojnė rrugėn pėr tė larguar andej nga erdhe. Por kjo nuk largon miqtė dhe tė afėrmit e Eduartit. Ata ndodhen nė hollin e spitalit duke pyetur ēdo mjek qė kalon aty pranė se si ėshtė gjendja e tij. Policėt tregojnė se ata kanė shoqėruar makinat e tė plagosurve qė nga qytetii Laēit. Ndėrkohė i plagosuri tjetėr, Viktor Fufi nuk ndodhej nė ambientet e Spitalit Ushtarak nė kryeqytet. Mjekėt pohuan se ai ka marrė ndihmėn e parė mjekėsore dhe se gjendja e tij shėndetėsore nuk ishte e rėndė. "Pėr kėtė arsye ai ėshtė lėnė i lirė qė tė largohet nga spitali ndėrsa shoku i tij po ruhet nga policėt",- thanė dje mjekėt. Por ata nuk dinin nėse policėt ishin aty pėr tė arrestuar tė plagosurin apo pėr tė ruajtur atė nga ndonjė hakmarrje e mundshme. K. Kotorri

Tė afėrmit e tė plagosurit pohojnė se ai nuk ka asnjė lidhje me ngjarjen. Plagoset pėr herė tė dytė brenda njė viti

Familjarėt: Eduartin e sulmuan persona qė nuk i njihte

TIRANĖ- "Policia do tė marrė sėrish tė pandehur Eduartin, e njėjta gjė siē i ndodhi njė vit mė parė" u shpreh njė nga familjarėt e tė plagosurit Eduart Trokthi teksa priste nė hollin e Spitalit Ushtarak. Sipas tij, rreth njė vit mė parė 27-vjeēari po shkonte tė takonte kushėrinjtė e tij kur krejt rastėsisht u pėrball me njė pėrplasje mes dy bandave. Nga shkėmbimi i zjarrit mes dy bandave, njė plumb depėrtoi nė kėmbėn e Trokthit. "Eduarti nuk tregoi se cilėt ishin autorėt qė e qėlluan, dhe policia e nxori tė pandehur, gjė tė cilėn po pėrsėrit edhe sot",- tregon njė nga tė afėrmit e tė plagosurit, i cili nuk dėshiroi tė tregonte emrin. Tė afėrmit e tė plagosurit treguan dje pėr gazetėn 'Shekulli" se Eduarti ka qenė nė qendėr tė Laēit bashkė me shokun e tij Viktor Fufi, kur disa persona tė armatosur u janė afruar dhe i kanė qėlluar me pistoletė. Pėr pasojė tė dy kėmbėsorėt mbetėn tė plagosur. "Nuk e dimė motivin e ngjarjes. Eduarti nuk ka bėrė debat me asnjė person. Policia duhet tė gjejė autorėt ėshtė puna e tyre, dhe jo tė ruajė Eduartin nė spital" treguan tė afėrmit e 27-vjeēarit i cili prej kohėsh nuk ėshtė i angazhuar me punė. Ndėrkohė ata nuk kanė pohuar asgjė nė lidhje me tė plagosurin tjetėr, personin qė ka qėlluar mbi Eduart Trokthin. K. Kotorri

TĖ PLAGOSURIT

Viktor Fufi, i plagosur me njė plumb nė kėmbė. Mjekohet nė Spitalin Ushtarak, ndodhet jashtė rrezikut pėr jetėn

Eduart Trokthi i plagosur nė tė dyja kėmbėt. Mjekohet nė Spitalin Ushtarak, ku ndodhet ende nėn ruajtjen e policisė

Armir Reēi, i plagosur nga shkėmbimi i zjarrit dje nė Laē. Ėshtė dėrguar nė spitalin e Durrėsit pėr tė shmangur pėrplasjet

Ngjarja

Viktor Fufi dhe Eduart Trokthi ndodheshin nė njė nga rrugėt kryesore tė qytetit tė Laēit kur janė ndeshur me Armir Reēin. Ky i fundit ka nxjerrė njė pistoletė dhe ka hapur zjarr nė drejtim tė tyre

Plagosja

Fufi dhe Trokthi janė kundėrpėrgjigjur edhe ata duke qėlluar me armė zjarri. Tė tre kanė zėnė pozicione "luftimi" dhe kanė qėlluar pa pushim deri sa janė plagosur nga plumbat e njėri- tjetrit

Banorėt

Ngjarja ka ndodhur rreth orės 16.00 nė njė kohė kur rruga ishte e mbushur me njerėz. Nga frika e plumbave ata janė shtrirė nė asfalt ose janė fshehur nė vende tė tjera deri sa ka mbaruar shkėmbimi i zjarrit

Policia

Kur ka mbaruar gjithēka policia lokale ka marrė tre tė plagosurit duke i dėrguar nė spital. Pėr tė parandaluar ndonjė pėrplasje tjetėr, policia ka dėrguar Reēin nė spitalin e Durrėsit e 2 tė tjerėt nė Tiranė