Policia dyshoi pėr vetėvrasje. Ekspertiza: Gripi, shkak i vdekjes

Njė vajzė 25 vjeēe nga fshati Vajkan i Fierit ka gjetur vdekjen pėr shkak tė virozės sė gripit, e cila e kishte mbėrthyer pesė ditė mė parė. Vajza nuk kishte marrė asnjė kurim dhe dje paradite, nė gjendje tepėr tė rėndė, ishte nisur pėr nė spitalin e Fierit, por, sipas mjekėve, kishte ndėrruar jetė qė rrugės.

Aurora Grėmi quhet vajza qė humbi jetėn prej gripit. Ajo ka mbėrritur dje rreth orės 09.00 nė urgjencėn e spitalit rajonal tė Fierit, me njė automjet tė rastit, e shoqėruar nga nėna dhe motra. Mjekėt qė kanė dashur t‘i japin ndihmėn e parė, kanė evidentuar se 25-vjeēarja kishte vdekur. Menjėherė ėshtė ngritur njė ekip mjekėsh, mes tė cilėve kardiologė, kirurgė, patologė dhe gjinekologė, tė cilėt janė munduar tė gjejnė arsyen e vdekjes sė vajzės sė re. Trupi i pajetė i Aurora Grėmit ėshtė hequr menjėherė nga dhoma e urgjencės dhe ėshtė izoluar nė njė dhomė tjetėr, ku pėrveē mjekėve janė lejuar tė hyjnė vetėm ekspertėt e policisė, tė cilėt kanė bėrė verifikimet pėrkatėse.

Rreth mesditės, trupi i 25-vjeēares ėshtė dėrguar nė morgun e spitalit, ku i ėshtė nėnshtruar autopsisė. Mjeku ligjor, sė bashku me njė grup ekspertėsh tė policisė, pas kryerjes sė autopsisė kanė deklaruar se nė trupin e 25-vjeēares Aurora Grėmi nuk ėshtė gjendur asnjė shenjė dhune dhe asnjė pėrmbajtje toksike, ēka pėrforcon mendimin se vdekja ka ardhur pėr shkak tė virozės sė pamjekuar.

Ndėrsa mjekėt pėrpiqeshin pėr tė konstatuar shkakun e vdekjes sė Aurora Grėmit, motra dhe nėna e saj treguan pėr gazetėn se Aurora ishte e pafuqishme prej disa ditėsh. "Ajo kishte grip, por nuk kishte marrė asnjė mjekim", thotė motra mė e vogėl.

Sipas nėnės, 25-vjeēarja ka qėndruar pesė ditė nė shtrat dhe vetėm dje nė mėngjes ishte ngritur nė kėmbė dhe i kishte kėrkuar tė motrės ta ēonin nė spital. "Unė lajmėrova infermieren e lagjes, por ajo u vonua dhe duke pritur atė, vajza ra pa ndjenja nė mes tė shtėpisė", tregon nėna, Hava Grėmi.

Familjarėt kanė shpjeguar edhe pėr mjekėt se nė kėto pesė ditėt e fundit, kur shėndeti i Aurorės ishte pėrkeqėsuar, ajo nuk kishte pėrdorur asnjė medikament.

Nė pėrfundim tė akteve tė ekspertimit, policia e Fierit deklaroi se Aurora Grėmi vdiq nga gripi. "Autopsia e kryer nė mesditė ka vėrtetuar se 25-vjeēarja nuk ka pėrdorur asnjė lėndė toksike, duke hedhur poshtė mundėsinė e vetėflijimit me anėn e helmimit. Njė mostėr nga trupi i saj ėshtė dėrguar drejt Institutit tė Kriminalistikės dhe pėrgjigjja eksperte e kėtij instituti do tė mbėrrijė pas 3 javėsh. Por, nga pyetja e familjarėve dhe deklaratat e mjekut ligjor ėshtė vėrtetuar se shkak i vdekjes ka qenė gripi", tha njė oficer i policisė kriminale, qė u mor me ēėshtjen.

Aurora Grėmi ishte vajza e dytė e familjes Grėmi, qė jeton nė fshatin Vajkan, 10 km larg Fierit. Ajo kishte njė vit e divorcuar nga bashkėshorti, me tė cilin kishte bashkėjetuar vetėm 2 muaj. Kjo rrethanė e bėri policinė tė dyshonte fillimisht pėr njė vetėvrasje. Banorėt e fshatit thonė se vajza nuk kishte shfaqur ndonjėherė probleme dhe ishte riintegruar nė familje pas martesės sė shkurtėr.