Teknologjia e fundit nga Nvidia, Kepler GPU prezantohet pėr aparatet celularė, duke ofruar grafikė tė teknologjisė sė fundit nė pajisje mė tė vogla. Grafika nė aparatet celularė ka pasur gjithmonė dy probleme, rendimentin dhe fuqinė. Rendimenti nuk i afrohet kurrė atyre tė desktopėve, kurse fuqia harxhon aq shumė bateri saqė e nxeh atė, duke e nxjerrė jashtė kufizimeve tė lejuara.

Zgjidhja e Nvidia pėr kėto probleme quhet GTX 680M. Si me modelet e mėparshme tė GPU, GTX 680M nuk ofron specifika tė njėjta me versionin e desktopit, por gjithėsesi iu afrohet atyre. Ka njė arkitekturė pothuajse tė njėjtė me atė tė GTX 670, ka 1344 bėrthama grafike dhe njė vėllim memorieje 256 bit. Shpejtėsia e orės varet nga performanca e sistemit. Vlera mė e lartė qė ajo mund tė kapė ėshtė 720MHz, nė krahasim me 915MHz qė kap karta pėr desktop. Shpejtėsia e memorjes ėshtė paksa mė e ulėt, 115GB/sek pėrkundėr 192/GB/sek tė desktopit GTX 670.

GTX 680M I ka tė gjitha karakteristikat e desktopėve Kepler, duke pėrfshirė TXAA, adaptive vsync, si dhe DirectX 11. Tė gjitha sistemet qė do kenė GTX 680M do tė kenė gjithashtu Optimus, teknologjinė e Nvidias GPU pėr tė ndryshuar teknologjinė dhe lejon tė pėrdoret grafika HD 4000 e Intel pėr pėrdorim normal, nė tė njėjtėn kohė qė Kepler ėshtė duke u pėrdorur pėr lojra.

GTX 680M nuk do ta gjeni nė ēdo Ultrabook. Ajo ėshtė e ndėrtuar pėr zėvendėsim desktopėsh si Alienware M17x, MSI GT70 si dhe Clevo P170EM. Kėto janė sisteme qė nuk peshojnė mė shumė se 4 kg, por janė tė afta pėr njė performancė qė u afrohet atyre tė desktopėve. Sistemet bazė kanė memorje 2GB GDDR5, gjithėsesi mund tė mbajnė deri nė 4GB. Disa sisteme mund tė kenė GPU dyshe me metoda SLI.

Nvidia po bėn pėrpjekje edhe nė fushėn e 3D-sė, me mundėsi shikimi Blu-ray 3D, Youtube 3D dhe faqe tė tjera qė e kanė kėtė teknologji. Ndėrtimi i Kepler GPU e Nvidia ka teknologjinė e GeForce GTX 680M, GTX 660M, GT 550, GT 640M dhe GT 635M. Gjithėsesi ka njė hapėsirė tė madhe, midis 1344 bėrthamave tė GTX 680M dhe 384 bėrthamave tė GTX 660M. Nvidia nuk ka thėnė nėse do tė nxjerrė ndonjė model tė ri midis kėtyre dy ekstremeve. (PCWorld ALbanian)