Receta Gatimi

Deri nė 2025 Gjermanisė do i mungojnė 3 milionė punonjės


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Deri nė 2025 Gjermanisė do i mungojnė 3 milionė punonjės

    Mungesa nė rritje e punonjėsve tė kualifikuar mund ta dėmtojė Gjermaninė mė shumė se kriza ekonomike dhe financiare. Popullsia gjermane nuk mund ta plotėsojė kėtė nevojė. Ministrja gjermane e Punės Ursula von der Leyen ėshtė e alarmuar. Prej muajsh nė Gjermani rreth 1 milion vende pune janė tė pazėna dhe koha e plotėsimit tė njė vendi tė lirė pune ėshtė gjithnjė e mė e gjatė. Shprehur me shifra aktualisht duhen 72 ditė, ose 13 ditė mė shumė se njė vit mė parė. Mė shumė kėrkohen punonjės tė kualifikuar veēanėrisht inxhinierė, ekspertė shumė tė kualifikuar tė informatikės, mjekė dhe kujdestarė pėr tė moshuarit.
    Qė prej njė viti Qeveria gjermane pėrpiqet tė ndalojė mungesėn e fuqisė punėtore tė kualifikuar, qė po pėrhapet nė gjithė Gjermaninė. Ministrja von der Leyen e sheh megjithatė veten nė rrugė tė mirė. "Ne kemi hedhur disa hapa vitin e kaluar me ligjin pėr njohjen e kualifikimeve profesionale tė huaja dhe me ligjin pėr Blue Card. Nga tė dhėnat shohim se ėshtė rritur edhe punėsimi i grave dhe i tė moshuarve."

    Deri nė 800.000 punonjės tė kualifikuar duhet tė rekrutohen nga vendet jashtė BE-sė
    Por edhe nėse tė moshuarit punojnė mė gjatė dhe hyjnė nė njė marrėdhėnie pune me kohė tė plotė mė shumė gra deri tani nė punė me kohė tė pjesshme apo pa punė, mund tė plotėsohet vetėm gjysma e tre milionėve vendeve tė punės bosh qė parashikohen nė vitin 2025. Gjermanisė i nevojiten mė shumė imigrantė se deri tani, Agjencia Federale e Punės ka llogaritur njė nevojė prej 200.000 punonjėsish tė kualifikuar qė duhet tė vijnė ēdo vit nga jashtė.

    Pėr tė pėrshpejtuar kėtė proces , qeveria gjermane do tė fillojė tani pėrmes njė portali interneti njė ofensivė tė gjerė informuese dhe rekrutimi brenda dhe jashtė vendit. Nėn titullin "Make it in Germany", kandidatė nga BE dhe nga shtete tė tjera do tė shoqėrohen nė rrugėn e tyre drejt Gjermanisė. Pėr tė reduktuar sa mė shumė pengesat e gjuhės, portali ėshtė kryesisht nė anglisht. Ministri gjerman i Ekonomisė Phlipp Rösler e di se problemet me gjuhėn gjermane janė pengesa mė e madhe nė rrugėn drejt Gjermanisė. Por aplikantėt duhet tė jenė realistė. "Ne kemi nevojė pėr punonjės tė kualifikuar por duhet tė jetė e mundur edhe tė kėrkosh vetė njė vend pune nė tregun e punės, tė integrohesh, dhe pėr kėtė ėshtė gjithnjė e nevojshme gjuha. Anglishtja ndihmon por ėshtė minimumi i nevojshėm."

    Karta Blu do tė lehtėsojė ardhjen e punonjėsve tė kualifikuar nė Gjermani

    Portali ėshtė tashmė online dhe duhet tė lehtėsojė pėrpjeket edhe pėr aplikantėt tė cilėt nga 1 gushti do tė kėrkojnė tė ashtuquajturėn Kartė Blu (Blue Card). Fillimisht ėshtė parashikuar njė leje qendrimi me afat tre vjeēar, mė vonė aplikantėt dhe familja e tyre mund tė marrin tė drejtėn e vendosjes afatgjatė nė Gjermani. Nė rast njohurish tė mira tė gjermanishtes, leja pėr vendosje afatgjatė mund tė jepet edhe pas dy vjetėsh. Pėr Kartėn Blu ėshtė e nevojshme njė e ardhur mininale prej 45.000 eurosh nė vit. Nė tė ashtuquajturat profesione ku kėrkohet urgjentisht fuqi punėtore mjaftojnė edhe 35.000 euro nė vit.

    Sipas ministres sė Punės, von der Leyen, me Kartėn Blu "janė pėrcaktuar fare qartė rregullat e lojės" qė vlejnė pėr tė ardhur nė Gjermani. Megjithatė disa ēėshtje duhen sqaruar, ndėr tė tjera se kush janė vendet mė tė mira tė synuara pėr rekrutimin e fuqisė punėtore. "Vendet me popullsi tė re, me kualifikime tė kėrkuara tek ne. Njerėz, tė cilėt kanė vetė plane pėr tė emigruar, pasi mendoj se ėshtė njė ēėshtje etike pra tė dyja palėt duhet tė kenė pėrfitim."

    Me ofensivėn pėr thithjen e punonjėsve tė kualifikuar qeveria gjermane kėrkon edhe tė arrijė mė shumė nė vend. Pėr tė siguruar plotėsimin e nevojės pėr punonjės tė kualifikuar, nė tė ardhmen sipėrmarrjet, sindikatat dhe shoqatat duhet tė punojnė mė ngushtė nė rrjetet rajonale. Veēanėrisht sipėrmarrjet e vogla dhe tė mesme janė shumė pak tė pėrgatitura pėr problemet e mėdha, qė pritet tė sjellė sė shpejti transformimi demografik nė Gjermani.

    - - - Updated - - -

    GJermanin euro e ka shkatrru ,shum ka humb se ka largu marken.

  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    gjermanii ??? bo bo .. pse na i fikni shpresat

    mbase perhapin fjal koti , qe te largojn emigrantet

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kėrkoni Drivers qė ju mungojnė nė Windows
    Nga ReniX nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 28-04-2013, 10:52 AM
  2. SMS Falas deri me 29 Mars!
    Nga Administratori nė forum Dėrgo SMS Falas
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-03-2011, 11:20 AM
  3. 11 milionė mė pak rusė deri nė vitin 2025
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2009, 07:28 PM
  4. Nė YouTube deri nė 2 gigabajt
    Nga Kliton nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-07-2009, 10:26 PM
  5. si te jetojme deri ne 100 vjet
    Nga kuklla nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-01-2009, 04:09 PM