Njė 2-vjeēar u ngrit nga arkivoli nė tė cilin ishte vendosur nė pritje tė varrimit dhe kėrkoi ujė, pėrpara se tė shtrihej pėrsėri i pajetė nė tė.
Lajmi pothuajse i pabesueshėm raportohet nga mediat braziliane. Sipas uebsajtit “ORM”, zemra e Kelvin Santos pushtoi sė rrahuri gjatė trajtimit pėr njė pneumoni nė njė spital nė Belem, nė Brazilin e veriut, tė premten e shkuar.
Pasi u deklarua i vdekur, trupi iu rikthye familjes, pėr ta varrosur sipas riteve pėrkatėse.
Nė bazė tė traditės braziliane, trupi qėndron nė shtėpi pėr njė ditė, pėrpara se tė dėrgohet nė banesėn e fundit.
I mituri u vendos nė njė arkivol tė hapur, pranė tė cilit qėndronin familjarėt e pikėlluar, kur befas, pranė mėngjesit, ai u ngrit nga arkivoli pėr tė kėrkuar ujė.
Tė shtangur dhe tė tmerruar, tė pranishmit filluan tė ulėrasin, tė luten dhe tė qajnė nga gėzimi, por teksa dikush i ofroi ujė, 2-vjeēari e piu dhe mė pas u shtri pėrsėri i pajetė nė arkivolin e tij.
”Tė gjithė nisėn tė bėrtasin, nuk u besonim syve. Menduam se ndodhi njė mrekulli dhe se djali ynė ishte rikthyer nė jetė. Mė pas u shtri pėrsėri, ashtu siē ishte mė parė. U pėrpoqėm ta risillnim nė jetė, por ishte e pamundur. Kelvin ishte pėrsėri i vdekur”, rrėfeu babai, Antonio Santos.
Prindėrit e dėrguan mė pas sėrisht nė spital 2-vjeēarin, ku i bėnė tė qartė edhe njė herė se ai ishte i vdekur. Nė kėto kushte, e vetmja gjė qė mundėn tė bėnin tė afėrmit ishte tė shtynin ceremoninė mortore me njė ditė, pėrpara se ta varrosnin ditėn e hėnė, nė njė varrezė tė qytetit tė tyre.
Nė raportin e spitalit, shkruhej se 2-vjeēari mbėrriti nė tė nė gjendje kritike dhe se ndėrroi jetė nga njė bllokim kardio-respirator. Pretendimet e prindėrve pėr ringjalljen e shkurtėr mbeten tė pambėshtetura nga teoritė shkencore.
Burimi: Top-Channel