Drejtori Pavli Prifti pėrfundoi nė reanimacion me hemorragji, pasi u dhunua brenda ambienteve tė shkollės

Policia: Dyshimet pėr njė 16-vjeēar, tė pėrjashtuar vetėm pak ditė mė parė. Mėsuesit: Jemi nė rrezik

Pogradec- Drejtori i shkollės sė mesme "Muharrem Ēollaku" nė Pogradec ėshtė dhunuar dje brenda ambienteve tė shkollės nga njė person ende i paidentifikuar. Pavli Prifti, me detyrėn drejtor i gjimnazit ėshtė njoftuar se dikush e kėrkonte dhe ka dalė nga zyra. Por sapo ka zbritur shkallėt e katit tė dytė ka marrė njė goditje tė fortė nė kokė dhe ka humbur ndjenjat, duke rėnė pėrtokė i pėrgjakur. Dyshimet e para janė pėr njė nxėnės tė shkollės, i pėrjashtuar nga drejtori vetėm pak ditė mė parė, por sipas burimeve zyrtare tė policisė, ende nuk ka konfirmim pėr autorėsinė.

Ngjarja

Mesditėn e djeshme, drejtori Prifti ka qenė nė zyrėn e tij, nė shkollė, kur ėshtė njoftuar se dikush e kėrkonte. Sipas burimeve brenda shkollės, dy ish- nxėnės tė kėtij gjimnazi, kanė hyrė brenda dhe kanė kėrkuar drejtorin. "Drejtori sapo ėshtė njoftuar ka zbritur nga kati i dytė, ku ai ka zyrėn dhe sapo ka dalė tek shkallėt e katit tė parė ai i ka thėnė rojės se kush e kėrkonte"- bėjnė me dije burimet brenda gjimnazit, qė janė nė dijeni pėr ngjarjen. Nė kėtė moment, atij i ka dalė pėrpara njė djalė, i cili sipas dėshmisė sė dhėnė nga drejtori ka pasur diēka tė mbėshtjellė me gazetė.

Sapo Prifti ka nisur tė zbresė shkallėt ėshtė goditur nė mėnyrė tė papritur nė kokė me njė shkop bejsbolli. Goditja ka qenė shumė e shpejtė dhe mjaft e fortė, aq sa e ka lėnė drejtorin pa ndjenja. Pasi ata qė ndodheshin nė shkollė i janė afruar pėr t'i dhėnė ndihmėn e parė, mėsohet se ai ka humbur menjėherė ndjenjat dhe nė dysheme ka pasur shenja gjaku, pasi sipas burimeve zyrtare goditja ėshtė shoqėruar me shumė hemorragji.

Spitali

Nė gjendje kritike pėr jetėn, ai ėshtė dėrguar me urgjencė nė spitalin e qytetit. Sipas burimeve spitalore bėhet e ditur se goditja e marrė ka qenė e fortė dhe nė pjesėn e pėrparme tė kokės, nė anėn e djathtė tė saj. "Drejtori Pavli Prifti ka pėsuar njė dėmtim tė rėndė, shoqėruar me hemorragji tė madhe gjaku"- thonė mjekėt. Sipas tyre, sapo ka humbur ndjenjat ai ėshtė sjellė nė spital dhe ėshtė shtruar me urgjencė pėr tė marrė ndihmėn e specializuar. "Kur ka mbėrritur ėshtė dėrguar nė sallėn e reanimacionit"- thonė burimet spitalore, duke shtuar se aty ka qėndruar pak orė, deri sa mjekėt janė siguruar se gjendja e tij po vinte nė pėrmirėsim. Pas kėsaj, familjarėt janė siguruar se pacienti ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn.

Policia

Nė vendin e ngjarjes, e lajmėruar nga mėsuesit ka mbėrritur policia. Sipas burimeve policore, dyshohet se autor i ngjarjes ėshtė njė 16-vjeēar, me inicialet D.H. dyshimet pėr adoleshentin janė bazuar nė faktin se vetėm pak ditė mė parė ai ishte pėrjashtuar nga shkolla me urdhėr tė drejtorit, Pavli Prifti dhe pėr pasojė, policia ka bėrė lidhjen e ndonjė hakmarrjeje tė mundshme. Megjithatė, mėsohet se nuk ka asnjė autor tė konfirmuar nė mėnyrė zyrtare. "Jemi duke bėrė hetimet rreth ngjarjes pėr tė zbardhur shkakun e dhunimit tė drejtorit dhe autorin e ngjarjes"- thonė burimet zyrtare tė policisė sė Pogradecit. Ndėrkaq, vetė drejtori nė dėshminė e tij pėr policinė nuk ka dhėnė ndonjė pėrshkrim tė autorit, pasi mėsohet se goditja i ka ardhur nė mėnyrė tė papritur.

Takimi

Mėsuesit: Jeta jonė ėshtė nė rrezik

Fill pas ngjarjes, qė shqetėsoi kolektivin e mėsuesve tė shkollės, por edhe nxėnėsit

njė pėrfaqėsi e tyre kanė nisur protestėn para komisariatit tė policisė. Ata kanė sqaruar se me kėtė kėrkonin mbėshtetje dhe mbrojtjen e forcave tė rendit ndėrkohė qė ishin nė krye tė detyrės. Por ndėrsa ishin mbledhur para komisariatit, janė pritur nė njė takim nga drejtuesit e policisė. Nė takim pėrfaqėsuesit e policisė kanė dėgjuar vėrejtjet dhe kėrkesat e mėsuesve dhe nxėnėsve. "Duam ndihmėn e policisė, pasi jeta jonė ėshtė nė rrezik"- kanė thėnė mėsuesit. Shefi i rendit, Kujtim Isaj, i cili ka ndjekur ngjarjen ka bėrė me dije pėr gazetėn se pas takimit ėshtė gjetur fryma e mirėkuptimit dhe bashkėpunimit pėr shmangien e ngjarjeve tė tilla. "Do tė zhvillohen takime nė dy gjimnazet e qytetit me nxėnėsit dhe mėsuesit me pjesėmarrjen e drejtuesve tė policisė pėr tė rritur bashkėpunimin dhe pėr tė eleminuar kėto ngjarje tė rėnda"- tha Isaj.