Receta Gatimi

Ultrabook-et e prezantuar ne Computex 2012


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Thumbs up Ultrabook-et e prezantuar ne Computex 2012

    Ultrabook jane kompjutera portabel me performance te larte dhe ajo qe i karakterizon eshte hollesia e tyre vetem prej disa milimetrash. Vitin e kaluar Intel e zgjodhi Computex, nje shfaqje tregtare ne Taiwan per t'i treguar botes konceptet e Ultrabook-et. Dymbedhjete muaj me vone 110 modele te sojshme erdhen ne skenen e Taipei Convention Center. Aty u prezantuan pajisje te ndjeshme ne prekje (touchscreen), te tjera me CPU Ivy-Bridge sidhe kete jave u prezantuan edhe ato me Sistemin e ri Operativ te Microsoft, Windows 8.


    Kjo eshte nje permbledhje e te gjithe kompjuterave portabel Ultrabook, qe do te kene nje Sistem Operativ 8 dhe ne shitje do te dalin vjeshten e 2012-tes. Te paten kete periudh shpresohet se do te dali Sistemi i ri Operativ i Microsoft Windows 8 me Interfacen Metro.


    Acer Aspire S7




    Acer ishte kompanija e pare per te shitur nje Ultrabook e cila nenkupon se kjo eshte gjenerata e trete e tyre ne nje kohe, nderkohe qe kompanite e tjera vetem po i sillen rrethit per te shpallur nje te parin te tyre. Keto jane performancat e Ultrabook-ut te ndjeshem ne prekje, Aspire S7 dhe ato gjithashtu ndodh te jene me sexi-t e kompanise. Trupi (pjesa e jashtme) e Ultrabook-ut eshte i perbere nga metali. Ekrani eshte 1366 x 768 me perkrahje ne 1080p HD. Versioni 13-inē ka nje kapak te shkelqyeshem prej xhami, i ngjajshem me modelin HP Envy 14 Spectre. Tani per tani Acer nuk eshte gati te zbuloje cmimin, prozessorin dhe ruajtjen e te dhenave. Nderkohe mund te themi se ishim te impresionuar me ato ekrane te ndjeshme ne prekje me rezolucion te larte edhe pse do deshironim qe Acer ta rikonsideronte dizajnin e ceket te tastieres se Ultrabook-ut.


    Acer Aspire Timeline Ultra M5





    Mbase kemi nevoje te shohim dicka pak me ndryshe dhe me pak me shum konsiderate ne grafike. Acer i ka rene pikes me kete, Seria M5 vjen e ngjajshme me Serine M3 Ultrabooks dhe ka po te njejten grafike NVIDIA GeForce GT640M. Po diferenca ? M5-at (jane dy nga to) kane nje dizajn te lemuar prej metali. Perndryshe specifikat jane pothuajse te njejtat qe mund t`i keni pare ne Serite M3, te cilat jane per t`u thene se ato ofrojne ekrane me rezolucion 1366 x 768, prozessoret Core i5/i7 dhe nje perzierje prej HDD (Hard Disk Drive) dhe SSD (Solid State Disk) per ruajten e te dhenave. Eshte interesant fakti, megjithse Modelet 14 dhe 15 inē M5 ndryshojne ne peshe, te dyja kane trashesine prej 20mm (0.8 inē). Nese jeni ne UK (United Kingdom - Angli) ju mund te blini nje kete muaj, ndersa ata qe ndodhen ne Amerike u duhet te presin pak me gjate per detaje te tjera dhe cmimin.


    ASUS TAICHI





    Shum lehte mund te themi se dizajni me kreativ qe kemi pare kete jave ishte TAICHI, laptopi i konvertueshem i cili ka dy ekrane: nje perballe me tastieren qe mund te perdoret si laptop normal dhe nje mbi kapak. Ne Laptop Mode (menyren normale - laptop) ju mund te shihni ekranin 11 apo 13inē duke perdorur tastieren me ndricim nga mbrapa. Mbyllni kapakun dhe do te keni nje Tablet me ekran te madh me gjith mbeshtetjen e lapsit. (eng. pen support). Ne cilendo menyre qe ta perdorni, Asus vendosi qe t`i tregoje te gjitha specifikat e pajisjes. TAICHI ka nje prozessor Core i7, SSD (Solid State Disk) per ruajten e te dhenave dhe nje ekran Super me IPS+ me nje rezolucion opsional 1080p. Pjesa me e mire e gjith kesaj eshte se Asus tha se versioni final do te jete edhe me i holle sesa pjesa tjeter e Ultrabook-eve te vet, pavaresisht faktit qe keto e kane ekranin dy here te ndertuar brenda.


    ASUS Transformer Books



    Eshte paksa e veshtire te ndajme mendjen ne mes ASUS Transformer Tablet dhe Zenbook Ultrabook. Ne shikim te pare, ASUS Transformer Books jane thjeshte nje grup i i laptopeve me ekran 11, 13 dhe 14 inē me ekrane te ndjeshme ne prekje. Ne fakt, megjithese ekranet mund te hiqen nga tastierat e tyre dhe t`u lene juve keshtu ne duar nje tablet te tejzmadhuar. Cfare eshte speciale e ketij koncepti, se edhe kur ta shkepusni ekranin nga tastiera, ju akoma nje Tablet x86 plot fuqi dhe jo ndonje pajisje ARM me fuqi te ulet. Ne te njejten kohe ekrani ka disa prej komoditeteve te cilat do t`i prisnit ne nje Transformer te zakonshem; perkatesisht kamerat mbrapa dhe para. Si me TAICHI, ASUS zgjodhi disa TOP-SPECIFIKA: Prozessor Core i7 me nje SSD, ekranin IPS dhe grafike opsionale te vecante.


    Touchscreen ASUS Zenbook Prime



    Vetem dy jave me pare Asus paralajmeroi nje linje komplet te rifreskuar te Ultrabook-eve dhe megjithate ato tashme duken te vjeteruara. Ne Computex kompanija tregoi modelin UX21A me ekran te ndjeshem ne prekje duke e bere ate me te lehte te bashkeveproje me Windows 8. Me perjashtim te ekranit, dizajne dhe specifikat e brendshme nuk kane ndryshuar edhe pse nje reprezentues i Asus konfirmoi se Modelet me prekje natyrisht qe do te kushtojne me shume. Akoma nuk ka asnje informacion per cmimin, por na kane thene se ky do te dale ne shitje ne Amerike dhe do te jete ne dispozicion edhe ne versionin 13 inē.


    Dell Inspiron 14z and 13z



    Duke filluar me nje peshe prej 4.1 pounds dhe nje te brendshme mjaft te thjeshte, 14Z-ja ishte me zor laptopi me i shendritshem ne Murin e Fames se Ultrabook-eve te Intel. Me nje cmim prej 700$ e ben ate lehte nje prej me te perballueshmit. Tani per tani, modeli baze vjen me nje CPU Core i3, per fat te keq, por nese paguani pak me shum ju mund te merrni gjeneraten e trete te prozessoreve i5 dhe i7 sic do te mund t`i prisnit edhe ne ndonje tjeter Ultrabook. 14Z-ja ka nje HDD prej 320GB per ruajten e te dhenave dhe tejkalon deri ne 520GB HDD, cfare d.m.th qe ju duhet te ecni nje hap para tek XPS13 nese doni te keni nje SSD. Lajmet e mira: Atyre qe u nevoitet nje Ultrabook para Tetorit mund te bejne per vete nje me 19 Qershor. Nese pesha e 14Z-s ju duket e madhe, ka edhe nje Model 13 inē i cili peshon 3.8 pounds.


    Gigabyte X11



    X11-a eshte Ultrabook-u me fascinant i ndertuar me fibra karboni qe e ben ate Ultrabook-un me te lehte ne bote duke peshuar vetem 2.15 pounds apo keshtu thot Gigabyte, sidoqofte... Ky 11 inē ultraportable (ultrabook teper i lehte) me te vertete ndjehet i lehte ne duar, megjithese ajo fija e karbonit nuk imune njollave te gishterinjeve. Dicka me teper, tastiera dukej shume e dendur ne krahasim me 11 inēeshin ASUS Zenbook Prime UX21A. Akoma nuk e kemi testuar performancen e tij, por tani per tani mund te thuhet lehte se X11-a e ka nje konkurence te veshtire me Ultrabook-et e tjere 11 inē te ngjajshem ne cmim.



    LG X Note Z350



    U duhen prova per ta vertetuar se Ultrabook-et jane Netbook-et e ri ? Vetem duke pare si cdo kompani po nxjerr ne treg super-slim ultraportable (ultrabook te lehte) me Ivy Bridge brenda mjafton. LG, jo i njohur vecanerisht per PC-t e vet, paralajmeroi dy X Note Ultrabook dhe ndodhi qe te kapim Z350-en Modeli 13 inē ne stendat e Intel ne CES. Edhe pse te brendshmet e tij jane mjaft standarte (Core i7, Wireless Display dhe SSD), zgjedhja e portave per nje Ultrabook eshte goxha e fuqishme: jo nje, jo dy por tre porta USB 3.0!!! Eshte shum keq sa i perket dizajnit: duke ju falenderuar metalit-faux klasik, nuk duket dhe aq i bukur sikur shihet ne foto.



    MSI Slider S20



    Te kthehemi pak vite me perpara ne epoken e Netbook-eve ku MSI ishte nje levizes dhe dridhes i madh ne Computex, me zgjedhje te Laptop-eve te madhesive te ndryshme. Qe atehere kompanija ra ne nje gjume te gjate derisa u rrit interesimi i produkteve mobile, duke u fokusuar me shum ne 9-pound gamingrigs. Kjo nuk d.m.th qe MSI do te dale nga moda e Ultrabook-eve, mirepo kompanija e shfrytezoi mundesine per te prezantuar Slider S200, nje ultraportable (ultrabook teper i lehte) 11 inē me ekran te ndjeshem ne prekje i cili mund te rreshqase nga mbrapa dhe lart, pikerisht si ky rreshqites. Ne impresionet e para qe i patem nga Ultrabook-u, mekanizmi i rreshqitjes shkonte pa probleme, por ajo tastiera e dendur dhe e lakueshme na solli mbrapa ne epoken e Netbook-eve dhe jo ne nje rruge te mire.

    Samsung Series 5 Ultra Touch dhe i konvertueshem



    Cfare do te benit sikur ju te ishit Samsung dhe sapo keni freskuar Ultrabook-et aktuale me Ivy Bridge ? Do te kishit sjellur modelet e reja fringo me ekrane te ndjeshme ne prekje, natyrisht. Gjiganti Korean i elektronikes kete jave i tregoi dy versione te ndjeshme ne prekje te Serise 5 se Ultrabook-eve te vet. Kjo e perfshiu laptopin tradicional sidhe modelin e konvertueshem ekrani i te cilit paloset komplet nga mbrapa si Lenovo IdeaPad Yoga. Pas nje testimi te shkurter (eng. hands-on) u kthyem skeptik rreth te konvertueshmit, qe kur e perdore ate ne menyren e tabletit, do te thote t`i pushosh gishtat kundrejt nje tastiere te expozuar ne pjesen e prapme. Do te na pelqente qe Sammy (Samsung) te permiresonte kualitetin e ekranit pasiqe sic eshte tani keto panele jane super reflektuese.


    Sony VAIO T13



    Me mire vone se kurr, apo jo ? Pas paraqitjes se Ultrabook-eve te vet te pare ne CES dhe pastaj lajmerimin e tyre per tregun Europian, Sony tha se do t`i sjell VAIO-t e Serise T edhe ne Amerike. Dhe ja ku eshte nje befasi: nese keni menduar qe Sony ka qene duke pushuar shum gjate ne sasine e markes se vet, T13 fillon me 800$, rreth pak me lire sesa cmimet qe marrin Ultrabook-et. Per parate, specifikat baze jane goxha tipike: nje prozessor Core i5, 4GB RAM dhe 500GB HDD ciftezuar me nje 32GB SSD per ndezje me te shpejte (eng. boot-up). Si me Ultrabook-et e tjere buxhetore, megjtihate do ta gjeni veten duke bere nje kompromis ne mes te peshes dhe komoditetit. Ne njeren dore ai peshon 3.5 pounds, gje e cila e e con ne anen e rende per Ultrabook-et. Ne doren tjeter, ajo pamje klasike e jashtme 0.7 inē e trashe, ben vend per disa porta me vlere duke perfshire: USB 3.0 dhe 2.0, HDMI, Ethernet, nje SD Slot (per leximin e SD-kartave) dhe biles edhe nje prize per VGA. Per studentet qe jane ne kerkim te nje laptopi, ky eshte konsideruar me se miri.


    Toshiba Satellite U845W



    Pavaresisht faktit qe jane bere goxha shum Ultrabook qe po ja mesyjne tregut, ju nuk duhet te keni problem per ta kujtuar U845W-en. Permasat e ekranit jane 14.4 inē (jo e zakonshme) me rezolucion prej 1792 x 768 duke e bere ate Laptopin e pare ne bote me ekran 21:9. Toshiba pretendon se Laptopi eshte ideal per Multitasking dhe per te shikuar filma, dhe ajo biles po nderfut Software te cilat ju ndihmojne ta ndani ekranin ne zona me shum dritare. Folesi i Toshibas, Harman Kardon tha qe Laptopi do te kete shasi alumini, thekse te buta ne prekje dhe tastiera nga mbrapa qe e ben te ndihet me Premium sesa U845-a, Ultrabook-u tjeter qe Toshiba e paralajmeroi kete jave. Sic na eshte thene, ai do te dali ne shitje ne Amerike ne muajt ne vazhdim, duke filluar nga 999.99$.

    iceman per Lirenti.com 2012

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Ke bere nje permbledhje fantastike! Nese dikush ka nderment te blej nje kompjuter notebook, te pakten mund te kete nje ide se ēfare pritet te hidhet ne merkato. Ultrabook jane nje zgjedhje persorur.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Twitter ka prezantuar "Vine" nje video-app gjenial per iPhone
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-02-2013, 02:11 PM
  2. Lenovo ThinkPad X1 Carbon Ultrabook
    Nga vaaldr1n nė forum Hardware, Gadget, Elektronikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2012, 03:18 PM
  3. NEC LaVie Z Ultrabook
    Nga vaaldr1n nė forum Hardware, Gadget, Elektronikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-07-2012, 11:10 PM
  4. Acer Aspire S5 Ultrabook ne dyqane kete muaj
    Nga vaaldr1n nė forum Hardware, Gadget, Elektronikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-06-2012, 04:21 PM
  5. Ultrabook-et e se ardhmes nga Intel
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-04-2012, 04:19 PM

Etiketat pėr kėtė Temė